Gazeta Shqiptare

Teatri, regjisori kritikon deputetët që firmosën ligjin duke nënvlerësu­ar protestën

“Shpirtrat e lirë nën 33° celsius dhe kartonët e çingijeve të turpit”

- Nga Bujar Alimani

Protesta

e mbrojtësve të kauzës së Teatrit Kombëtar nuk kishte sharm", shkruante një punonjëse e Ministrisë së Kulturës në faqen e saj në ' FB'. E vërtetë.

Nuk kishte në protestë regjisorë. Dua të them regjisorë si ata që përgatisin mitingjet e partive. Ose dasmat e sotme. Me pult komandimi. Montazhier­ë. Drejtorë fotografis­h. Koloristë. Operatorë zëri.

Protesta përpara Parlamenti­t Shqiptar nuk kishte platformë regjisoria­le. Nuk kishte plane të marra me dron nga sipër. Me kran, ashtu si mbrëmja e përurimit të ' Turbinës' së çingijeve, ku planet uleshin e ngriheshin e tregonin të njëjtën gjë. ' Turbinën', kryeminist­rin dhe çingijet e mbrëmjes.

Protesta para Parlamenti­t nuk kishte kostumierë. As dekoratorë. Letrat në duart e djersitura ishin letra të zakonshme "Unë jam Teatri" të shkruara me marker, lapsa a stilolapsa.

Një altoparlan­t i thjeshtë që kalonte dorë më dorë. Veshur si çdo ditë.

Edhe pse e dinin se aty brenda atij Parlamenti një turp më tepër do shënohej. Por ishin aty. Përballe turpit. Gjëja e fundit që u interesont­e ishte i ashtuquajt­uri sharm. Madje, askush nuk është i interesuar edhe ta xhirojë, duke u distancuar nga kjo. Nuk u ka shkuar në mendje as të përfitojnë e që mund kohë më vonë të bëjë një dokumentar të shkëlqyer. Dhe kjo, për një fakt të thjeshtë - sepse janë të gjithë të përfshirë. Kokë e këmbë në mbrojtje të Teatrit. E kështu, si në shfaqjet e pafilmuara kurrë, legjendat për aktorët tanë të mëdhenj marrin përmasat e eposit, ashtu dhe mosfilmime­t e "pakujdesje­t" e këtyre ditëve janë shenja të përfshirje­s që i bëjnë ata sot e nesër heronj. Ndryshe nga rrogëtarët që flasin për mungesë sharmi të protestës.

Protesta e qytetarëve para Parlamenti­t të Sh- qipërisë nën diellin që digjte ishte nga ato protesta zonjë, që të kujton majin e 1968 në Francë. Të kujton Qytetin Studenti në Tiranë, në dhjetor të 1990. Atëherë as protestat tona edhe kur rrëzuam shtatoren e diktatorit nuk kishin "sharmin" që thua ti. Por ashtu si sot, edhe atëherë dhe gjithmonë sharmet një kauze nuk ia japin planet nga sipër, ngjyrat apo misanskena­t. Sharmi është shpirti i së drejtës, vështrimi drejt, denoncimi i padrejtësi­së e vjedhjeve.

Ashtu i djersitur nën 33 grade celsius, pra, në Tiranën që digjte, portreti plot sharm e dritë i Neritan Liçajt ishte e do mbetet padyshim më i rëndësishë­m se 75 kartonët e turpit të çingijeve tuaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania