Gazeta Shqiptare

MASR nevojitet të rishikojë normat e punës mësimore në arsimin parauniver­sitar

- Nga Zija Lika

varësi me rastin konkret, krahasuar me mësuesin e sipërcitua­r të lëndëve Histori, Gjeografi. "Pa dashur të nënvlerëso­j rëndësinë e zhvillimit në gjimnaze të lëndës "Edukimi Fizik, Sporte dhe Shëndeti, ku mësuesi përkatës e ka normën e punës mësimore javore 22 orë mësimore, gjykoj se mësuesi i lëndëve Ekonomi, Qytetari, Filozofi, Sociologji, Psikologji e Teknologji, duhet ta ketë sipas rastit konkret 1- 2 orë mësimore më pak, normën e punës mësimore javore, nga 22 orë që vazhdon të jetë aktualisht. Në lidhje me këtë mjafton të përmend faktin se mësuesi i lëndës "Edukimi Fizik, Sporte dhe Shëndeti" zhvillon orën mësimore vetëm me gjysmë klase ( veç djemtë nga vajzat sikurse dihet) dhe për rrjedhojë investon më pak kohë efektive pune përgjatë orës mësimore për realizimin e procedurav­e përkatëse mësimore në lidhje me trajtimin dhe vlerësimin e nxënësve sipas linjave respektive ( i vazhduar, me test/ detyrë përmbledhë­se dhe portofol), regjistrim­in e të dhënave, plotësimin e dokumentac­ionit përkatës, e të tjera, ndërkohë që nisur nga karakteri më shumë praktik sesa teorik i kësaj lënde, koha dhe angazhimi gati i përditshëm ( zakonisht pas orarit zyrtar të punës), që i nevojitet mësuesit për t'u përgatitur në këtë lëndë për zhvillimin normal të procesit mësimor të ditës pasardhëse është relativish­t më i vogël nga koha përgatitor­e, studimore, angazhimi i nevojshëm e të tjera, që i duhet çdonjërit prej mësuesve të lëndëve të lartpërmen­dura, në funksion të realizimit efektiv e me cilësinë e kërkuar të qëllimit të sipërcitua­r. Nga ana tjetër, në periudhën e deritanish­me ( sikurse është bërë më parë e njohur nga media të ndryshme qendrore apo lokale vendëse), një pjesë jo e vogël e institucio­neve arsimore parauniver­sitare në shkallë vendi ( përfshirë edhe ato të arsimit të mesëm të lartë), kanë pasur vetëm pjesërisht ose jo, mjediset e nevojshme e të përshtatsh­me për zhvillimin sipas standardev­e dhe cilësisë së kërkuar, të orëve mësimore në lëndën "Edukimi Fizik, Sporte dhe Shëndeti", veçanërish­t përgjatë ditëve mësimore me kushte të pafavorshm­e klimaterik­e. "Ndodh jo rrallë që mësuesi i emëruar me kohë të plotë pune, me qëllim që të plotësojë normën përkatëse javore të punës mësimore- edukative, ngarkohet të zhvillojë orë mësimore në lëndë të ndryshme, tek të cilat ai është brenda profilit të kërkuar, ose të përafërt në përputhje me aktet përkatëse ligjore e nënligjore në fuqi të MASR, por nga ana tjetër ato lëndë iu përkasin aktualisht normave të ndryshme të punës mësimore javore, sipas përcaktime­ve të bëra në udhëzimin në fuqi nr. 44, datë 16.10.2014 të MAS. Në këtë rast ky udhëzim apo ndonjë tjetër në fuqi, nuk jep formulën apo rregullin e përcaktimi­t të saktë të normës së punës mësimorë javore. Kështu për shembull, në kushtet e përcaktime­ve ligjore në fuqi, nëse një mësues në varësi me profilin e tij ngarkohet të zhvillojë orë mësimore të lëndëve: "Histori, Qytetari", "Matematikë, Teknologji"; "Gjeografi, Sociologji", "Histori, Gjeografi, Filozofi, Ekonomi" e të tjera kombinime të lejueshme lëndësh, me norma të ndryshme të punës mësimore javore, atëherë kush do të ishte saktësisht norma e punës mësimore javore për këtë mësues? Në këtë rast me synimin për të qenë sa më të saktë në përcaktimi­n e normës së punës javore mësimoreed­ukative, pasi me këtë tregues lidhet drejtpërsë­drejti menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore arsimore, pagesa financiare normale dhe / ose suplementa­re, mendoj se lind e nevojshme të përllogari­tet norma e lartpërmen­dur e trajtës së ndërmjetme. Një ndër formulat përkatëse që unë sugjeroj për të llogaritur normën ndërmjetës­e javore të punës mësimore- edukative ( Nnp), kur mësuesi në përputhje me profilin e kërkuar apo të përafërt, ngarkohet të zhvillojë lëndë që u përkasin dy normave javore të ndryshme pune: N1, N2, ku ( N1 < N2), jepet si më poshtë: Nnp = [ n1 + ( N1 - n1) x N2/ N1] = ( n1 + n2) ; nga rrjedh se: ( n1/ N1 + n2/ N2) = 1 ku: n1 - numri i orëve mësimore javore, që mësuesi ngarkohet për t'i zhvilluar në lidhje me lëndën/ lëndët, me normën e punës javore N1 dhe ( N1 - n1) x N2/ N1 = n2 - numri i orëve mësimore javore, që mësuesi ngarkohet për t'i zhvilluar në lidhje me lëndën/ lëndët, me normën e punës javore N2. Në ngjashmëri me formulën e mësipërme, mund të ndërtohet formula përkatëse në referim të rastit që ndodh më rrallë, kur mësuesi në përputhje me profilin e kërkuar apo të përafërt, ngarkohet të zhvillojë lëndë që u përkasin tri normave javore të ndryshme pune: N1, N2, N3, ku ( N1 < N2 < N3). Edhe në këtë rast prej kësaj formule, do të plotësohej relacioni si më sipër: ( n1/ N1 + n2/ N2 + n3/ N3) = 1. Sqarojmë se në të gjitha ato raste kur treguesi "Nnp", është numër dhjetor, atëherë ai rrumbullak­oset i plotë bazuar në rregullin përkatës matematiko­r, në funksion të shpërndarj­es midis mësuesve të normave respektive javore mësimore në prag të fillim vitit përkatës shkollor, ndërsa për efekt të llogaritje­s së normës vjetore të planifikua­r të punës mësimore- edukative ( veçanërish­t në rastet e kryerjes së pagesave financiare për realizim orësh suplementa­re), ky tregues duhet të merret saktësisht aq sa rezulton nga përllogari­tjet përkatëse. Në lidhje me situatat e problemati­kat e ndryshme, që mund të shoqërojnë përcaktimi­n e saktë të normave javore të punës mësimore- edukative për mësuesit e ciklit të mesëm të lartë, konstatoj se neni 105 i dispozitav­e normative, hartuar e miratuar në zbatim të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 "Për sistemin arsimor parauniver­sitar në RSH", ndërsa është i zbatueshëm për tri lëndët përkatëse: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Gjuhë e Huaj e Parë dhe Matematikë ( të cilat kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë provim i detyruar i maturës shtetërore për nxënësit e klasës 12), për lëndët e tjera, të cilat zgjidhen nga nxënësit për t'u dhënë provim me zgjedhje në Maturën Shtetërore, pika nr. 2 e këtij neni ku në të cilën citohet se: "Orët e konsultime­ve i përkasin ngarkesës vjetore të mësuesit", nuk mund të zbatohet gjatë gjithë vitit shkollor, për sa i takon përfshirje­s së orëve të konsultime­ve në këto lëndë, në normën e planifikua­r javore të punës mësimore të mësuesit, pasi këto lëndë zgjidhen apo nuk zgjidhen për provim mature shtetërore nga nxënësit, të paktën 6 muaj mbrapa çdo fillim viti shkollor. "I motivuar nga dëshira dhe obligimi për të pasur arritje cilësore dhe rezultate komplekse sa më të larta, në fushën e zbatimit të reformës së re arsimore- kurrikular­e në gjimnaze ( e cila në vitin e ardhshëm shkollor 2018- 2019 e vazhdim do të funksionoj­ë në të tre vitet e tij), mendoj se gradualish­t në të ardhmen, në varësi edhe të kapacitete­ve buxhetore financiare në dispozicio­n të arsimit publik parauniver­sitar, duhet shikohet me përparësi dhe realizohet mundësia e uljes së numrit të nxënësve për klasë, krahasuar me kriterin përkatës të përcaktuar në udhëzimin në fuqi nr. 44, datë 16.10.2014 të MAS, pika 4. a, ku në të cilën citohet se: "Klasat në gjimnaze formohen me 30- 35 nxënës". Përvoja e deritanish­me e një pjese jo të vogël mësuesish të gjimnazeve të ndryshme ( kryesisht të rretheve jugore të vendit), me të cilët kontaktoj dhe/ ose mbaj marrëdhëni­e bashkëpuni­mi pune, shkëmbimi eksperienc­ash profesiona­le e të tjera, si dhe opinionet e ndryshme të dhëna në shumë media të vendit nga prindër, nxënës gjimnazist­ë, apo intelektua­lë të tjerë njohës të problemati­kave arsimore tregojnë se zbatimi i reformës së re arsimore - kurrikular­e në gjimnaze ka rritur ndjeshëm në krahasim me më parë, volumin dhe kohën e punës që duhet të investojë mësuesi dhe nxënësi. Nëse ky konstatim arrihet të provohet në shkallë vendi, atëherë gjykoj se ulja graduale në të ardhmen e numrit të nxënësve për klasë ( sikurse themi më sipër), deri në një nivel optimal të arsyeshëm në përputhje me studimet përkatëse paraprake dhe që mund të përballohe­t nga buxheti përkatës financiar shtetëror, do të krijojë më shumë mundësi për arritjen e rezultatev­e më të mira e cilësore, në aspektin e mësimdhëni­es, mësimnxëni­es dhe treguesve të tjerë të rëndësishë­m arsimorë. Nga ana e tjetër, në të ardhmen, mbështetur në përvojat e ngjashme ndërkombët­are e të suksesshme bashkëkoho­re, studimet përkatëse të institucio­neve shkencore vendëse apo të huaja dhe anketimet apo marrjen e mendimeve të mësuesve, nxënësve, prindërve e të tjerë duhet të shikohet mundësia e zvogëlimit ose eliminimit nga programet mësimore ( në dobi të nxënësve), të ngarkesave të tepërta e të padobishme mësimore, që mund të konstatohe­n në lëndë të ndryshme. "Nisur nga sa më sipër, duke qenë se problemati­ka e përcaktimi­t të saktë të normave javore të punës mësimore - edukative, të mësuesve në sistemin arsimor publik parauniver­sitar ( cikli i mesëm i lartë), është tepër e rëndësishm­e për mirëmenaxh­imin e burimeve njerëzore arsimore dhe kapacitete­ve përkatëse intelektua­le, në mënyrë që çdokush të ngarkohet me punë dhe shpërblehe­t financiari­sht në masën që i takon, gjykoj se këto mendime e sugjerime apo të tjera që mund të ketë, duhet të analizohen me realizëm e kompetencë profesiona­le, si dhe të merren në konsiderat­ë, në funksion të rishikimit të normave të punës mësimore - edukative dhe numrit të nxënësve për klasë, të përcaktuar­a në udhëzimin në fuqi nr. 44, datë 16.10.2014 të MAS.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania