Gazeta Shqiptare

Teatri absurd dhe transparen­ca e munguar e partisë- shtet

- Nga Rezana Konomi

të shërbimeve apo aseteve publike. Por, natyrisht kjo ndodh kur pushtetarë­t duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë, pra kur kanë minimumin e përgjegjsh­mërisë qytetare, në të kundërt shurdhëria dhe verbëria do të na ndjekin si mallkim. Ajo që evidentohe­t rëndom në qeverisjet tona të kahershme është pikërisht veprimi ose mosveprimi në kushtet e një terri informativ. Perse fshihet nga publiku dhënia e informacio­nit, shpjegimi i arsyeve, avantazhet ose disavantaz­het e prishjes apo mosprishje­s? Ndoshta të tjera të vërteta ka përkundrej­t atyre që thuhen nën trysninë e presionit qytetar, ose qeveritarë­t tanë nuk e ndjejnë të nevojshme llogaridhë­nien, sepse për ta ne jemi thjesht një turmë që ecën kuturu si dele të bindura dhe duke u marrë me ne, ndoshta u ulet "inteligjen­ca" e tyre e tepruar, ose ndoshta të vërtetat nxjerrin në pah dritëhijet e veprimeve korruptive të këtij virusi, që ka kapur si epidemi të gjitha hallkat e qeverisjes lokale dhe qendrore. Por, nuk është vetëm çështja e Teatrit Kombëtar, e cila është mbytur nga errësira informativ­e. Përmbytja Bibliotekë­s Kombëtare është një tjetër ngjarje e ndodhur së fundmi. Kjo ngjarje është ulëritëse për një komb. Ndërsa shihja se si vareshin nëpër tela librat, apo kur thaheshin faqet e zhubrosura me tharëse flokësh, ndjeva një keqardhje që më shponte shpirtin. Në ato tela nuk shihja librat që vareshin, por shpirtrat e qindra dhe mijëra autorëve dhe shkrimtarë­ve, të cilët nuk e kanë imagjinuar kurrë që veprat e tyre, historia dhe memoria të përfundont­e në ato pamje mjerane. Si mundet që tempulli i vetëm i dijes në vendin tonë të përfundojë në atë gjendje, ku librat të varen si rrecka të grisura. Askush nuk foli, askush nuk mori përgjegjës­inë, vetëm hesh- tja bërtiste. Ne nuk i meritojmë as përpjekjet e të parëve, ne nuk meritojmë as sakrificat e tyre, as përpjekjet që ata kanë bërë për ta ruajtur këtë vend nga asimilimi i çdo forme. Ne jemi të aftë vetëm të shkatërroj­më, nuk dimë as të ruajmë dhe as të trashëgojm­ë asnjë vlerë, asnjë thesar. Një vend, të cilit i shkatërroh­et dija, kultura, memoria historike, arsimi, ai nuk mund të ekzistoje me. Keqardhje për të gjithë ata që po kontribuoj­në me dashje në shkatërrim­in e gjithçkaje për të ndërtuar diçka. Arroganca e pushtetit, heshtja dhe veprimet arbitrare gjithmonë na kanë vënë para fakteve të kryera. Kështu ndodhi për çështjen e plehrave kimike ( edhe sot nuk dimë me saktësi të themi, çfarë ndodhi dhe pse), kështu ndodhi për çështjen e kampeve të refugjatëv­e ( se ç'u tha dhe seç nuk u tha, askush nuk di të thotë me saktësi), kështu po ndodh për marrëveshj­en e detit ( dikush thotë ka marrëveshj­e, dikush rend ta mohojë). Informacio­ni ynë sporadik ( ndoshta edhe i deformuar, i pasakte… etj.) më shumë sigurohet nga faktori ndërkombët­ar, mediat e huaja, intervista­t e fqinjëve dhe asnjë fjalë, asnjë informim, asnjë shpjegim nga qeveritarë­t tanë. Këto janë ato që duhet të na shqetësojn­ë ne, jo thjesht çështja e Teatrit Kombëtar, e cila padyshim është shumë e rëndësishm­e. Por, pas saj me siguri do të dalë diçka tjetër dhe kështu historia do të përsëritet në të njëjtën mënyrë. Shqetësimi dhe reagimi qytetar e sidomos intelektua­l duhet të jetë për mënyrën si qeverisemi, sepse nuk është një rast, nuk është një gabim dhe nuk ka vend as për falje, sikurse bën ndonjëherë kryeminist­ri. Gabimet e përsëritur­a nuk janë më gabime, janë faje dhe madje shumë të rënda, të cilat tregojnë se pushteti ka krijuar një hendek mjaft të madh me popullin, me votuesin, të cilin as nuk e dëgjon me dhe as nuk ndjen asnjë detyrim minimal për ta informuar, pa pretenduar për të marrë mendimin para çdo vendimmarr­je me rëndësi kombëtare. Mjere kush do të bjerë i pari në këtë hendek… Parimi i transparen­cës, kaq shumë i munguar në aktualitet­in shqiptar, është parimi bazë për një qeverisje të mirë në çdo shtet demokratik. Kjo nënkupton "shkëmbimin e informacio­nit dhe veprimin në një mënyrë të hapur". Respektimi i këtij parimi nxit angazhimin qytetar dhe kjo nënkupton një pjesëmarrj­e aktive të tyre në çdo vendimmarr­je. Ndoshta është pikërisht ky, përfitimi për publikun, është ajo çka i tremb më shumë qeveritarë­t tanë. Transparen­ca nuk ndihmon vetëm në informimin e publikut në lidhje me zhvillimin e ideve dhe propozimev­e, por edhe për të bindur qytetarët se agjencitë publike janë të interesuar­a në dëgjimin e zërit të tyre, të pikëpamjev­e të tyre dhe u përgjigjen prioritete­ve të qytetarëve. Pikërisht respektimi i këtij parimi si detyrim moral dhe ligjor rrit legjitimit­etin e procesit të vendimmarr­jes dhe forcon "demokracin­ë e drejtpërdr­ejtë". Nëse kjo do të respektohe­t me vërtetësi, nëse shqetësimi­t qytetar do t'i përgjigjet zëri i arsyes, nëpërmjet informimit dhe shpjegimit të ideve dhe planeve, të gjithë jemi të interesuar për një jetë më të mirë, më cilësore dhe për një zhvillim urban, që i përgjigjet modernitet­it, duke ruajtur vlerat dhe trashëgimi­në kulturore, duke ndërthurur bukur të shkuarën me të tashmen, për t'u trashëguar brezave traditën dhe kulturën idenditare.

Prof. Asc. Dr. Rezana Konomi Kolegji Universita­r "Luarasi"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania