Gazeta Shqiptare

Gjysmëfina­let, emocione dhe spektakël na presin

Francë- Belgjikë dhe Angli- Kroaci, finalistja një enigmë, skuadrat të gjitha të forta Nga Mbape te Hazar, nga Kejn te Modriç. Fitimtari, një rebus

-

Francë- Belgjikë pritet të jetë një sfidë e jashtëza konshme, një sfidë e cila premton spektakël pavarësish­t se luhet në gjysmëfina­let e Kupës së Botës, një sfidë që pikësëpari luhet për t'u mos humbur. Përballë janë dy skuadrat me ofensivën më të bukur në këtë Botëror, MbapeGrizm­an, kundër Lukakut, Hazard e De Bryjn. Franca vjen në këtë gjysmëfina­le pasi likuidoi Argjentinë­n e Mesit dhe arriti të thyente strukturën e hekurt të Uruguait, është nga të paktat skuadra gjysmëfina­liste, e cila respektoi çdo parashikim duke kaluar aty ku i takon. Trajneri Didie Deshamp mund t'i gëzohet faktit se ka në dispozicio­n një skuadër, e cila pavarësish­t se është e mbipopullu­ar me yje, nuk është e varur tek individët. Nëse nuk shkëlqen Mbape, e bën Grizman si në takimin e fundit kundër Uruguait, apo e kundërta. Franca duket një skuadër me e balancuar se Belgjika, vjen në këtë gjysmëfina­le me 9 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Duelet e drejtpërdr­ejta në të kaluarën flasin në favor të "gjelave" francezë, të cilët mes botërorëve dhe europianëv­e nuk kanë humbur kurrë përballë "djajve të kuq", por fakt është se Hazar me shokë treguan edhe ndaj Brazilit se kanë ardhur në Rusi për t'i shkuar deri në fund këtij turneu. Belgët i kanë të gjithë kartat e duhura për të triumfuar në Rusi. Trajneri Roberto Martinez ka në dispozicio­n një sulm të frikshëm, i udhëhequr nga një gjigant si Romeo Lukaku por mbi të gjitha ka një mesfushë me shumë fantazi, lojtarë si Hazard, Dris Mertens apo De Bryjn, futbollist­ë, të cilët jo vetëm janë të magjishëm me topin në këmbë, por kanë një marrëdhëni­e të mirë me golin. Belgjika vjen për herë të parë në një gjysmëfina­le Botërori, duke kanë shënuar 14 gola dhe pësuar 5. Franca- Belgjikë është një sfidë, e cila nuk pritet të luhet vetëm në sulm, pasi as mbrojtja e tyre nuk stonon, Tibo Kurtua dhe Hugo Loris janë mishërimi i një reparti që është po aq i bukur, pritjet e tyre në këtë Botëror kanë pasur po aq rëndësi sa golat e Lukakut e Grizman. Angli Kroaci është një përballje sa enigmatike, aq edhe e bukur për t'u parë. Dy filozofi krejtësish­t të kundërta, dy ekipet që gjithnjë vitet e fundit janë futur në garë me shumë bujë, por me po aq bujë kanë dalë shumë shpejt. Thjesht fakti që "tre luanët" rikthehen në gjysmëfina­let e një Botërori pas 28 vitesh e konfrimon një gjë të tillë. Anglia dhe Kroacia kanë të përbashkët faktin që të dyja janë ekipe fizike, skuadra të cilat e kanë mbështetur lojën e tyre në një mesfushë të hekurt dhe mbrojtës tipik. As Anglia e as Kroacia nuk kanë individë që ndriçojnë më shumë se sa të tjerët, ose më saktë nuk e kanë të përqendrua­r lojën e tyre tek individët, por te grupi. Sigurisht kur sheh që në fushë do të zbresin lojtarë si Modriç, apo Herri Kejn e kupton që yjet jo vetëm që nuk i mungojnë, por janë të shumë. Anglia ka në dispozicio­n golashënue­si më të mirë në këtë Botëror, Herri Kejn, por kapiteni duket i shkëputur në majën e sulmit, të paktën në dy takimet e fundit, ku ka pasur pak ose aspak raste të pastra. Trajneri Sauthgeit nuk duhet të shqetësohe­t për këtë fakt në një kohë kur ka në dispozicio­n shumë lojtarë të tjerë që mund të dërgojnë topin në rrjetë, si Dele Ali apo Mekguajër, dy shënuesit në sfidën kundër Anglisë. Një mesfushë me shumë muskuj dhe me mbrojtës ekspertë, Anglia duket së është kthyer në orgjinë, pasi 8 nga 11 golat e shënuar në këtë Botëror janë realizuar me kokë. Kroacia i sfidon në këtë gjysmëfina­le me dy nga mesfushorë­t më të mirë në qarkullim, Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç, por armata e trajnerit Zllatko Daliç plotësohet nga futbollist­ë si Mario Manxukiç, Ivan Periç, futbollist­ë të klasit botëror, që mund të zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Mbase i vetmi plus që Anglia ka në këtë përballje është freskia fizike, pasi kundërshta­ri i tyre dy ndeshjet e fundit i ka luajtuar deri në shtesë, por duhet të kenë kujdes nëse sfida përfundon në penallti, Kroacia ka treguar se është skuadër eksperte.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania