Gazeta Shqiptare

Paloka: PS vjedh votat, Balla votoi në emër të opozitës për prokuroren

"Kompania ' Fusha' ndërtoi vilën e Ramës"

-

i PD- së, Edi Paloka akuzoi dje se kompa nia "Fusha", e cila do të ndërtojë godinën e teatri të ri ka ndërtuar vilën e kryeminist­rit Rama në Surrel. Në "News 24" Paloka deklaroi se pronarëve të tokës po u bëhet preson, ndërsa tha se prona publike po merret në kundërshti­m me ligjin. Po ashtu, Paloka përgëzoi publikisht për qëndrimin e tij ministrin e Diasporës, Paneli Majko, i cili gjatë seancës plenare kur u votua ligji për teatrin u largua dhe nuk mori pjesë në votim. "Kemi parë PS duke vjedhur votat e opozitës, kur Taulant Balla u kap me kamera duke votuar në emër të opozitës për prokuroren. Çdo deputet ka kartën e tij dhe kur e fut, më del emri Edi Paloka dhe jo Gramoz Ruçi. Është njësoj siç tha Rama, e verifikova unë përgjimin. Është një fakt, votimi është manipuluar. Pamjet tregojnë se u përdor karta e Tavos. Aty del që ka një votim parlamenta­r dhe i takon prokuroris­ë që të hetojë. Kemi 5 vjet me Ramën kryeminist­ër që merret me këto përralla. Përgjimin s'ia mori përsipër t'ia bëjë Italia. Vetëm për këtë duhet të shkojë kryeminist­ri para gjyqit. Ne kemi kontakte me disa prej pronarëve afër teatrit dhe ata kanë thënë se nuk janë dakord t'ia japim kompanisë dhe kanë marrë kërcënime. Kompani ' Fusha' ka ndërtuar edhe vilën e Ramës. Po merret prona publike në kundërshti­m me ligjin. Largimi i Majkos nga Kuvendi ishte për t'u përgëzuar. Unë e përgëzoj, pasi ai ishte i vetmi që s'e votoi ligjin për teatrin. Firma ' Fusha' ka lidhje mafioze dhe korruptive", theksoi z. Paloka.

 ??  ?? Protesta e opozitës në Kuvend
Protesta e opozitës në Kuvend
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania