Gazeta Shqiptare

Ngarkesa me 1.3 tonë drogë në Kavajë, prokuroria çon në gjyq 5 të pandehurit

Tentuan të trafikojnë kanabis drejt Italisë

-

Prokuroria

e Krimeve të Rënda ka çuar në gjyq dosjen në ngarkim të pesë të arrestuarv­e, Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelli­u dhe Skerdi Sina, të cilët u kapën më 14 korrikut 2017, në fshatin Bago të Kavajës teksa përpiqeshi­n të trafikonin 1.3 ton kanabis. Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka arritur në konkluzion­in se të pesë të dyshuarit kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 ( një mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë pikë një) kg, trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë. Kujtojmë se gjatë orëve të para të 14 korrikut 2017, nga efektivat e Komisariat­it të Policisë Kavajë, është zhvilluar operacioni i koduar "Pilotët". Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit për goditjen e "Kultivimit" dhe "Trafikimit të lëndëve narkotike", dhe konkretish­t: Më datë 14.07.2017, rreth orës 02: 20, shërbimet e policisë kanë marrë informacio­n se në vendin e quajtur fshati "Bago", dy automjete, konkretish­t një "Land Rover" dhe një furgon mund të transporto­nin lëndë narkotike. Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre. Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjetev­e, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar, por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpe- jtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur autom- jetet. Por, disa prej tyre u arrestuan më vonë. Nga këqyrja e këtyre automjetev­e, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania