Gazeta Shqiptare

Spanja zgjedh Luis Enrike në krye të "Furia Rohas"

Ish- trajneri i Barcelonës

-

Luis

Enrike, ish- trajneri i Barcelonës dhe ish- lojtari i Real Madridit, është trajneri i ri i Spanjës. Ai do të zëvendësoj­ë në këtë post Fernando Hierron. Federata Spanjolle ka miratuar njëzëri punësimin e tij deri në "Euro 2020", me propozimin e presidenti­t Luis Rubiales. Ai ka nënshkruar për dy vjet, nuk do të ketë klauzolë largimi dhe do të vijë me stafin e tij teknik: do të propozojë Huan Karlos Unzue ( trajner i dytë) dhe Rafel Pol ( trajner fizik). Të dy e shoqëruan atë në Barcelonë, por FEF duhet të negociojë me ta. Gjithashtu, përfshinë një psikolog, Hoaquín Valdes. Trajneri i ri do të publikojë listën e tij të parë më 31 gusht. Ai do të zgjedhë 23 lojtarë për të luajtur kundër Anglisë në "Uemblei" më 8 shtator dhe kundër Kroacisë më 11 shtator në stadiumin "Martinez Valero" në Elke, në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Trajneri 48- vjeçar do të paraqitet zyrtarisht në ditët në vijim dhe ka pasur më shumë mbështetje se dy kandidatët e tjerë, Kike Sanchez Flores dhe Mishel. Luis Enrike, së bashku me drejtorin e ri sportiv të RFEF, Hosé Francisco Molina, do të bëjnë planin për ekipin e ri, ndër sfidat e tjera, ata propozojnë që ta bindin Pike që të rishqyrtoj­ë vendimin e tij për të lënë ekipin kombëtar dhe të zëvendësoj­në me lojtarë të rinj tashmë të konfirmuar, largimin e mesfushori­t Injesta dhe më shumë se sa duket Silva, i cili, gjithashtu, duket i gatshëm për të ndjekur ish- yllin katalanas. Çështje të tjera të pazgjidhur­a janë: vazhdimësi­a apo jo e portierit De Gea në pikëpyetje dhe moduli i ri taktik. Spanja la për të dëshiruar në këtë Botëror dhe një revolucion pritet të ndodhë me në krye Luis Enrike, i cili suksesin më të madh e pati me Barcelonën duke fituar tripletën me katalanasi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania