Gazeta Shqiptare

Negociatat, Hahn: Kalimi në qershor 2019, varet nga procesi i skanimit

Komisioner­i për Zgjerimin pritet të vijë në Tiranë javën tjetër "Pakti detar, vlerësoj përpjekjet e Shqipërisë dhe Greqisë"

-

Komisioner­i për Zgjer imin Johannes Hahn pritet të vijë javën e ardhshme në Tiranë. Vetë Komisioner­i për Zgjerimin në Bashkimin Europian njoftoi vizitën e tij, gjatë fjalës që mbajti në Samitin për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Londër. Kjo vizitë, e cila do të nisë nga Shkupi vjen në kuadër të një turi ballkanik që ka si qëllim sqarimin e hapave të mëtejshëm të integrimit pas rekomandim­it të dhënë nga KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Më herët në një postim në Twitter, duke iu referuar negociatav­e mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e detit, Hahn shprehej se "janë për t'u vlerësuar përpjekjet mes dy vendeve për të firmosur këtë pakt dhe për të arritur në një marrëveshj­e". Ndërkohë, duke folur në një takim në kuadër të samitit të Londrës, Hahn u shpreh optimist se shumë shpejt Tirana dhe Athina do t'i japin zgjidhje mosmarrëve­shjeve për çështje të lëna pezull. Ai shpjegon edhe arsyet pse procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor po zgjat më shumë nga sa ishte parashikua­r. "Kemi nevojë për politikanë të zotë në rajon. Kemi parë të tillë, për shembull kur vjen fjala për bisedimet për çështjen e emrit me Maqedoninë, ose me shumë gjasa nëse do të ketë një marrëveshj­e mes Shqipërisë dhe Greqisë për ripërcakti­min e kufijve dhe kjo është vendimtare për qytetarët", u shpreh Hahn. "Disa prej shteteve të unionit janë të ashpër në veçanti pas eksperienc­ave që kemi pasur me anëtarësim­et e reja, sepse ata kërkojnë të shohin jo thjesht përparim, por që ky përparim të jetë i pakthyeshë­m. Kjo është edhe arsyeja pse negociatat e sotme dhe procesi i zgjerimit do të zgjasë më gjatë", sqaroi Hahn, në lidhje me vendimin që u mor më 28 qershor për Shqipërinë e Maqedoninë. Konferenca e Londrës është pjesë e procesit të Berlinit të nisur 4 vjet më parë. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, partnerë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësue­sit e institucio­neve evropiane, u priten sot nga kryeminist­rja britanike, Theresa May, e cila prezantoi një pako masash për ndihmë për Ballkanin Perëndimor. Hahn ka anonçuar nga samiti i Londrës, se javën e ardhshme do të bëjë hapjen zyrtare të procesit të "skanimit" në Tiranë dhe Shkup. Procesi i skanimit ka të bëjë nga njëra anë me ekzaminimi­n analitik të legjislaci­onit të vendeve kandidate për të evidentuar nivelin e tyre të harmonizim­it me legjislaci­onin e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, procesi i skanimit merret me identifiki­min e fushave, ku kërkohet përpa- rim në legjislaci­onin e vendeve kandidate për të qenë në përputhje me rregullat e BE. "Detyra jonë tani është të përgatisim hapjen e negociatav­e vitin e ardhshëm përmes procesit të skanimit, apo një ekzaminim gjithëpërf­shirës. Unë do të shkoj në Tiranë dhe në Shkup për të filluar procesin e skanimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë javën e ardhshme. Eshtë një proces sfidues që tregon nivelin e angazhimit të këtyre vendeve për të avancuar, duke qenë se kalimi në fazën tjetër të qershorit të 2019- s varet pikërisht nga shpejtësia dhe cilësia e këtij procesi. Sa më shumë të bëhet gjatë procesit të skanimit, aq më shumë avancim do ketë për hapjen e negociatav­e", sqaroi Hahn. Komisioner­i Hahn ka treguar në samitin e Londrës, se përfundimi­sht vendimi për të përcaktuar vitin 2025 si një afat indikativ për anëtarësim­in e vendeve të Ballkanit në BE, edhe pse është ambicioz, ka pasur efekt pozitiv.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Samitin e Londrës
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Samitin e Londrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania