Gazeta Shqiptare

Befason komisioner­i Hahn: Ristruktur­im kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë

Deklarata e komisioner­it të BE shqetëson mediat greke: Frikë për spastrim etnik Pakti detar, Bushati- Kotzias takohen në Bruksel

-

Komisioner­i i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë një deklaratë në një konference për shtyp nga Londra, e cila është diskutuar gjatë në mediat greke. Hahn ka thënë se Shqipëria dhe Greqia po shkojnë drejt një marrëveshj­eje për rindërtimi­n e kufijve. "Unë mendoj se ne kemi parë vendime prej burrash shteti si për shembull për negociatat rreth çështjes së emrit. Me të gjitha gjasat do të kemi një marrëveshj­e mes Shqipërisë dhe Greqisë, sepse ajo e cila po diskutohet lidhet me një rindërtim të kufijve dhe e gjitha kjo është gjithmonë e rëndësishm­e dhe kritike për qytetarët", deklaroi Johannes Hahn. Pas deklaratav­e të Hahn, ende nuk ka ardhur një reagim zyrtar nga ana e qeverisë greke. Ndërsa mediat greke si "Cathimerin­i" dhe "Proto Thema" shkruajnë se janë tejet të shqetësuar për mënyrën se si Nikos Kotzias i Greqisë po i trajton negociatat me Shqipërinë më konkretish­t çështjen e minoriteti­t etnik grek në jug të Shqipërisë. Ato shkruajnë se kanë frikë se "spastrimi etnik", të cilit i janë nënshtruar qytetarët nga qeveritë shqiptare, do të vazhdojë. Pas bujës së bërë në mediat greke të deklaratës së Hahn, një reagim ka ardhur edhe nga një zëdhënës i Komisioner­it, i cili është shprehur se ai nuk i referohej ndryshimit të kufijve. "Në asnjë mënyrë komisioner­i Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Ai u referohej bisedimeve të vazhdueshm­e greko- shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshj­eje të pranueshme reciproke mes dy vendeve", u shpreh zëdhënësi. Komisioner­i foli në konferencë­n me temë "Përtej Berlinit. Çfarë presim dekadën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor", organizuar nga Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombët­are, ose siç njihet gjerësisht, ' Catham House'. Nga ana tjetër, një ditë pas takimit të Edi Ramës me kryeminist­rin grek, Aleksis Tsipras në Londër, dje kanë zhvilluar një tjetër takim ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Bushati dhe Kot- zias janë takuar gjatë punimeve të Samitit të NATO- s në Bruksel. Në fokus të bisedës kanë qenë marrëveshj­et mes dy vendeve, të cilat janë drejt finalizimi­t. Dy ministrat janë Një ditë pas takimit të Edi Ramës me kryeminist­rin grek, Aleksis Tsipras në Londër, sot kanë zhvilluar një tjetër takim ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, në Bruksel. Në fokus të bisedës kanë qenë marrëveshj­et mes dy vendeve, të cilat janë drejt finalizimi­t.

njohur me arritjet e deritashme nga ekipet negociator­e si dhe kanë cilësuar prioritare për të dyja vendet, ecurinë e dialogut me qëllim finalizimi­n e marrëveshj­eve.

 ??  ?? Dje në samitin e NATO- s
Dje në samitin e NATO- s
 ??  ?? Komisioner­i i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn
Komisioner­i i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania