Gazeta Shqiptare

13 vite më pas, përkujtohe­n viktimat e Masakrës së Srebrenicë­s

Dënohen fajtorët, Haga: 699 vjet burg për gjenocid kundër boshnjakëv­e Pendohet i dënuari: Nuk mbrojta të burgosurit

-

Gjykata e Hagës dhe gjykatat vendore në Bosnjë, Serbi dhe Kroaci kanë dënuar 45 vetë me 699 vjet burg - plus tre dënime me burgim të përjetshëm - për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera kundër boshnjakëv­e në Srebrenicë në korrik 1995. Dymbëdhjet­ë muajt e fundit është parë një tjetër vendim historik që dënoi një figurë të lartë të serbëve të Bosnjës për përfshirje në mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore - Ratko Mlladiç, ish- komandanti i shtabit kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor. Duke e shpallur Mlladiçin fajtor për gjenocid në vendimin e shkallës së parë, gjykata e OKBsë në Hagë tha se ai kishte "synimin gjenocidal për të shkatërrua­r boshnjakët në Srebrenicë". Sipas gjyqtarëve, prova e këtij qëllimi ishte mesazhi i Mlladiçit për banorët boshnjakë të Srebrenicë­s, që ata mund të "mbijetonin ose zhdukeshin". Ashtu si Radovan Karaxhiç, i cili u dënua për gjenocid në një vendim të shkallës së parë vitin e kaluar, Mlladiç ka treguar se do ta apelojë vendimin. Me afrimin e përvjetori­t të këtij viti të masakrave të Srebrenicë­s, gjykatat në Hagë, Sarajevë, Beograd dhe Zagreb kanë dhënë gjithsej 699 vjet burg - plus tre dënime me burgim të përjetshëm - të pandehurve të dënuar për kryerjen e krimeve pas rënies së Srebrenicë­s në duart e ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës, të cilët vranë më shumë se 7,000 burra dhe djem dhe deportuan mbi 40,000 gra, fëmijë dhe të moshuar. Gjykata shtetërore e Bosnjës ka miratuar shumicën e vendimeve për krimet e Srebrenicë­s, duke dënuar 24 vetë; gjykata e Hagës ka dënuar 14 ish- anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës dhe forcës policore, ndërsa gjyqësori serb ka dënuar pesë persona krime në Srebrenicë. Ndërkohë, sistemi gjyqësor kroat ka dënuar dy ish- anëtarë të njësisë paraushtar­ake, ' Akrepat'. Vendimi i parë që vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid ishte ai që u dha në rastin kundër ish- zv/ komandanti­t të Korpusit të Drinës, të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Radislav Krstiç, i cili u dënua me 35 vjet burg se ndihmoi dhe inkurajoi kryerjen e gjenocidit. Gjykata e Hagës arriti në përfundimi­n se krimi ishte planifikua­r në nivelin më të lartë dhe ata që ishin më të përgjegjsh­ëm ishin stafi i Shtabit Qendror të Ushtrisë Serbe të Bosnjës. "Dhoma e quan masakrën në

Srebrenicë me emrin e saj të duhur - gjenocid. Ata që janë përgjegjës për të do të mbajnë mbi supe barrën dhe kjo do të shërbejë si një paralajmër­im për të tjerët që mendojnë kry-

erjen e një akti të tillë të tmerrshëm",- tha gjyqtari Theodor Meron ndërsa lexoi vendimin për dënimin e Krstiçit. Disa vrasës e pranojnë fajin e tyre. Gjykata e Hagës ka dhënë

dënime me burgim të përjetshëm për gjenocid për ish- shefin e sigurisë në Shtabin Qendror të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Lubisha Beara, kreut të saj të inteligjen­cës dhe sig- urisë, Zdravko Tolimir dhe Vujadin Popoviq, i cili ishte kreu i sigurisë i Korpusit Drina të ushtrisë. Beara vdiq vitin e kaluar në një burg në Gjermani, ku po vuante dënimin e tij, dhe Tolimir vdiq një vit më parë duke pritur që të dërgohej për të vuajtur dënimin e tij. Ish- ushtari i ushtrisë Serbe të Bosnjës Drazen Erdemoviq ishte i pandehuri i parë i Srebrenicë­s që pranoi fajin e tij para Gjykatës së Hagës, duke pranuar se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e mbi 1,000 boshnjakëv­e nga Srebrenica në Branjevo në korrik 1995. Pasi vuajti dënimin e tij dhe u lirua nga burgu , identiteti i Erdemoviqi­t u ndryshua për ta mbrojtur atë. Marko Boskiç, një ish- anëtar i Skuadrës së 10- të të Zbulimit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, gjithashtu, pranoi se ishte fajtor për përfshirje në vrasjet në Branjevo dhe u dënua me dhjetë vjet burg në një marrëveshj­e pranimi fajësie me gjykatën shtetërore të Bosnjës. Boskiç siguroi atë që prokurorët e përshkruan si "informacio­n të rëndësishë­m" mbi ekzekutime­t në Branjevo edhe për autorët e tjerë, duke kontribuar në identifiki­min dhe gjykimin e tyre. Zv/ komandanti i Brigadës së Zvornikut e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Dragan Obrenoviç, gjithashtu, pranoi se ishte fajtor dhe u dënua me 17 vjet burg nga gjykata e Hagës. Gjykatësit zbuluan se Obrenoviç ishte në dijeni që anëtarët e brigadës po merrnin pjesë në masakra të organizuar­a dhe në varrosjen e kufomave. "Jam fajtor që nuk bëra disa gjëra, që nuk mbrojta të burgosurit, pavarësish­t faktit se isha në një pozicion të përkohshëm. Vazhdoj të pyes veten, çfarë mund të bëja dhe çfarë nuk bëra?", tha Obrenoviç në gjykatë. "Mijëra njerëz të pafajshëm vdiqën. Ka varre, refugjatë, gjithçka është shkatërrua­r dhe ka trishtim total. Unë mbaj një pjesë të përgjegjës­isë për këtë," tha ai.

 ??  ?? Varrezat e viktimave në Srebrenicë
Varrezat e viktimave në Srebrenicë
 ??  ?? Foto kolazh nga masakra e Srebrenicë­s
Foto kolazh nga masakra e Srebrenicë­s
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania