Gazeta Shqiptare

Gega: Duhet kujdes me Mariborin

-

i Partizanit, Skënder Gega, ka shpresa se skuadra e tij mund t'ia dalë përballë Mariborit nesër. Në konferencë­n për shtyp ai ka folur edhe për lënien jashtë të Edgar Çanit, si dhe për objektivat që ka për të ardhmen. "Shorti nuk është i lehtë, por ky ishte fati ynë, edhe pse në fakt do të donim një rival tjetër. Maribori është skuadër shumë e fortë dhe ka një ecuri të jashtëzako­nshme vitet e fundit. Unë jam i kënaqur me grupin dhe kam besim se do të bëjmë më të mirën për një paraqitje sa më dinjitoze. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të gjitha gjërat në fushë. Duhet të jemi gati si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje", tha fillimisht trajneri. Gega thotë se lënia jashtë e Çanit ka qenë vendim kryekëput i tiji dhe se është thjesht çështje teknike. "Çani ka qenë pjesë e grupit dhe unë isha në dijeni. Parametrat e Çanit nuk janë aty ku duhet. Sot për sot ai nuk plotëson parametrat për të kontribuar. Gjithsesi, ai ka kontratë dhe është pjesë e klubit. Por unë po ju them se kam shumë pak kohë në dispozicio­n dhe dua të ndërtoj sa më shpejt një grup të fortë. Vendimi për lënien jashtë të tij ( Çanit) ka qenë teknik. Po ju them se jam unë, personi që ka vendosur që ai të mos jetë i përfshirë në 20 lojtarët për këtë tur, arsyet janë teknike. A do të bëjmë përforcime? Partizani ka nevojë për përforcime që bëjnë diferencën. Klubi ka politikën e vet dhe mund të them se blerjet nuk janë në dorën time. Megjithatë, jam i kënaqur me këta që kanë ardhur deri tani", deklaroi Gega.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania