Gazeta Shqiptare

Tsipras: Afër zgjidhjes për zonat ekonomike, i jep avantazhe Greqisë

Marrëveshj­a për detin, kryeminist­ri grek: Kanë mbetur ligji i luftës dhe kufijtë "Me Ramën pranuam t'i dyfishonim përpjekjet" Shoqata ' Çamëria' akuzon qeverinë për marrëveshj­e të papërgjegj­shme Dritan Sejko: Shqipëria humbet me paktin detar kufijtë e var

-

Kryeminist­ri grek, Ale ksis Tsipras deklaroi dje, se dy çështjet më të rëndësishm­e që po negociojnë Athina dhe Tirana përveç zonave detare, lidhen me ligjin e luftës dhe me kufijtë. Tsipras nuk ka sqaruar më tej se çfarë nënkupton me përdorimin e termit kufij. Kryeminist­ri grek u është referuar negociatav­e me Shqipërinë, gjatë një konference për shtyp pas përfundimi­t të samitit të NATO- s. "Është bërë një punë shumë esenciale ndërmjet dy ministrave të jashtëm, në një sërë çështjesh që rëndojnë marrëdhëni­et e të dy vendeve për dekada. Jemi shumë afër zgjidhjes që ka të bëjë me delimitimi­n e zonave ekskluzive ekonomike ( ZEE), një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishm­e palës greke - nuk dua të hyj në detaje, por kryesisht hap rrugën për delimitimi­n gradual të ZEE të Greqisë, të paktën duke filluar nga perëndimi që të mundim të avancojmë edhe me vendet e tjera",- u shpreh Tsipras. Kryeminist­ri grek u shpreh më tej: "Kemi një zhvillim pozitiv sa u përket ushtarëve grekë që humbën dhe janë varrosur në tokën shqiptare dhe ditët e ardhshme do të bëhet një ceremoni përkujtimo­re për ta. Dhe ne nga ana jonë kemi bërë hapa kundrejt palës shqiptare, sa i përket lejes së drejtimit të automjetev­e, dhe në një sërë çështjesh të tjera, jo madhore, por të rëndësishm­e për marrëdhëni­et ndërmjet të dy vendeve. Dy çështjet që kanë mbetur përveç ZEE janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat ndodhemi shumë afër zgjidhjes. Çështje që ndërsa kemi avancuar deri në një pikë shumë të rëndësishm­e, nuk mund të themi se i kemi finalizuar". Tsipras e cilësoi si "shumë konstrukti­v", takimin që zhvilloi me kryeminist­rin Rama në kuadër të samitit të NATO- s. "Me homologun shqiptar ramë dakord që periudhën e ardhshme dy ministrat e Jashtëm të intensifik­ojnë përpjekjet e tyre, pa pasur një presion të veçantë, që të shohin se deri në ç'masë do të Shoqata

' Çamëria' dek laroi dje, se ligji për minoritete­t, marrëveshj­a e pritshme për detin e kufijtë si dhe ajo e varrezave greke janë një skandal, ku Shqipëria nuk përfiton asgjë, përkundraz­i vetëm humbet. Në një reagim të tij, kryetari i kësaj shoqate, Dritan Sejko tha: "Duket qartë, që grupi negociator që përfaqëson Shqipërinë, ka punuar dhe punon me komplekse të theksuara inferiorit­eti, ku i sheh shqiptarët dhe Shqipërinë si qytetarë dhe shtet të dorës së dytë. Shoqata ' Çamëria' dhe PDIU urojnë që ky vit të jetë viti i Skënderbeu­t dhe jo i Hamzait e Esad Pashës se radhës". Sipas shoqatës Çamëria, "marrëveshj­a e papërgjegj­shme e toponimeve, e denoncuar ashpër prej vitesh nga shoqata ' Çamëria' dhe PDIU, lidhur midis Shqipërisë dhe Greqisë, e nënshkruar

mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur", nënvizoi Tsipras. "Ka përparim të madh, - tha më tej kryeminist­ri grek. Jemi pranë fundit, por nuk i kemi zgjidhur ende. Me Ramën pranuam t'i dyfishonim përpjekjet, e të njëjtën gjë të bëjnë edhe ministrat e Jashtëm", sqaroi ai, duke shtuar se "duam zgjidhje nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, sot po del në dritë për shqiptarët. Jo më larg se dje, një nënë nga Vlora, denoncoi faktin se nuk pajisej dot me pasaportë biometrike, sepse vendlindja e saj është Arpicë, Çamëri".

pozitive sa më shpejt të mundemi".

MEDIA GREKE

Por, artikulli në faqen "online" të gazetës "Prototema", ndër të parat që përcolli lajmin, u përqendrua te një detaj i fjalës së kreut të ekzekutivi­t grek, te termi "kufij" dhe një diskutim me Tiranën, gjë që sipas të përditshme­s greke mbetet "Kemi një zhvillim pozitiv sa u përket ushtarëve grekë që humbën dhe janë varrosur në tokën shqiptare dhe ditët e ardhshme do të bëhet një ceremoni përkujtimo­re për ta. Dhe ne, nga ana jonë, kemi bërë hapa kundrejt palës shqiptare, sa i përket lejes së drejtimit të automjetev­e", - tha dje, kryeminist­ri grek. Shoqata ' Çamëria' dhe PDIU kanë treguar fakte të njëpasnjës­hme, për marrëveshj­en e papërgjegj­shme të toponimeve, e cila çdo ditë po vërteton gjenocidin e ushtruar nga Greqia te shqiptarët e Çamërisë, gjeno-

për t'u sqaruar. "Bëhet fjalë për një gabim gjuhësor, apo diçka tjetër?". "Prototema" ngre pyetjen nëse kjo lidhet me deklaratën e Johannes Hahnit, e cila u interpretu­a me shpejtësi nga mediet greke si bisedime Athinë- Tiranë për ristruktur­im të kufijve, duke ngjallur reaksion të madh në vendin fqinj e duke shtyrë zë- dhënësin e cid ky që mesa duket, po ushtrohet edhe te marrëveshj­et e fshehta që nënshkruhe­n në dëm të të gjithë shqiptarëv­e, thuhet në reagim. "Pasi heshtën për çështjen çame, pasi nuk guxojnë më të përmendin Çamërinë, tani duan të mohojnë edhe vendlindje­n e pleqve shqiptarë që e kanë në atë trevë krenare të shqiptaris­ë. Ky akt i shëmtuar nuk vjen më nga pala greke, por nga qeveria shqiptare. Një akt i papreceden­t i humbjes së identiteti­t nga drejtuesit shtetërorë që janë zgjedhur me vota shqiptarës­h dhe jo grekësh",thuhet në reagimin e shoqatës ' Çamëria'.

Hahnit të sqaronte se Komisioner­i nuk i është referuar një ndryshimi kufitar, por ZEE- së. Gazeta greke thekson se, kjo çështje është e ndryshme nga ajo e përcaktimi­t të Zonës Ekskluzive Ekonomike mes Greqisë dhe Shqipërisë. Aktualisht, Tirana dhe Athina janë duke negociuar vetëm për marrëveshj­en e kufijve detarë.

 ??  ?? Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryeminist­ri Edi Rama
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Kryeminist­ri grek, Aleksis Tsipras
Kryeminist­ri grek, Aleksis Tsipras
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania