Gazeta Shqiptare

Pakti detar me Greqinë, Rama: Nuk ka tradhtarë. Hahn: Mbyllet për dy javë

Kryeminist­ri pritet nga krerët e BE: Të angazhuar të zgjidhim problemet me fqinjët Presidenti i KE: Shqipëria, anëtare e BE- së, s'ka dyshim

-

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi dje se nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE- së. "Nuk kam dyshime që nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të përmbushë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm, sepse vendi i Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria do të bëhet një anëtare e BE- së. Rreth kësaj nuk ka dyshime!", deklaroi dje presidenti Tusk gjatë një konference të përbashkët në Bruksel me kryeminist­rin shqiptar, Edi Rama. "Është shpresa dhe dëshira ime që të gjitha forcat pro perëndimor­e në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim. Përpjekjet tuaja për të sheshuar divergjenc­at me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e Shqipërisë ndaj BE- së dhe ndaj marrëdhëni­eve të mira fqinjësore", theksoi me tej Tusk. Ai zbardhi edhe bisedën me Ramën, duke thënë se ranë dakord për nevojën për të rritur përpjekjet në lidhje me çrrënjosje­n e migracioni­t të jashtëligj­shëm në Shqipëri. Nga ana e tij, kryeminist­ri Rama tha se, "gjatë këtyre 12 muajve do të punojmë fort për të arritur rezultate të mira, me qëllim që kur të futemi formalisht në negociata, të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt". Ai premtoi se qeveria shqiptare është shumë e angazhuar "ndaj zgjidhjes së problemeve të vjetra me fqinjët e jugut". Duke ju referuar asaj çfarë tha Tusk, Rama shtoi se kanë bërë progres të mirë. "Shpresoj ta përfundojm­ë me sukses këtë dialog të vështirë, të hapur, por të sinqertë, siç jemi të angazhuar njëkohësis­ht ndaj bashkëpuni­mit dhe stabilitet­it rajonal, ku rajoni ka bërë një progres të madh, por sigurisht ka ende shumë për të bërë", tha Rama.

TAKIMI ME HAHN

Ndërkohë po dje, kryeminist­ri Rama ishte në një konferencë të përbashkët edhe me Komisioner­in për Zgjerimin, Johannes Hahn. Komisioner­i Hahn vlerësoi: "Përfundime­t e qershorit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithsh­me, i miratuar nga Këshilli Europian, përbënnë një hap të madh përpara në procesin e integrimit të Shqipërisë. Tashmë kemi një rrugë të qartë që të drejton në hapjen e negociatav­e të integrimit midis BEsë dhe Shqipërisë në qershor të vitit 2019. Ndërkohë, procesi i reformave duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, ashtu siç ka ndodhur deri më tani". Ai tha se do të jetë në Tiranë të enjten që vjen për të nisur punën përgatitor­e për këtë. "Kjo është një ambicie sfiduese, një punë gjithëpërf­shirëse, në të cilën duhet të shohim në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt. Kështu procesi ' screening' është i detyrueshë­m, duhet bërë dhe nga cilësia e punës, varet ritmi me të cilin do të ecin negociatat më tutje. Mendoj se gjithçka që do të bëhet në muajt në vazhdim është e rëndësishm­e për cilësinë dhe shpejtësin­ë e diskutimev­e në vijim", tha Hahn. Ai u shpreh më tej se "Ne jemi absolutish­t gati për procesin analitik dhe presim me padurim të fillojmë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur parasysh se do të jetë një punë e vështirë dhe nevojitet të bëhen përpjekje të mëdha për të gjitha hapat", u shpreh Rama, sa i takon nisjes së punës përgatitor­e për negociatat.

mbështet përkushtim­in e kryeminist­rit Rama dhe qeverisë së tij, për të vazhduar përmbushje­n e të gjithë objektivav­e thelbësorë. "Pres me padurim të flas për detaje të tjera javën e ardhshme në Tiranë, duke u takuar siç thashë, përsëri me kryeminist­rin, qeverinë, figura të rëndësishm­e të administra­tës, por gjithashtu, nëse do të ketë kohë, do të përpiqemi të flasim edhe me opozitën. Sepse edhe një herë, flasim për një objektiv kombëtar që ka nevojë për mbështetje­n e të gjithëve në shoqëri, në mënyrë që të përmbushen synimet që ndahen nga të gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për një qëllim të fortë, të qartë, ku të gjitha sferat e shoqërisë bëhen bashkë", theksoi Hahn.

PAKTI ME GREQINË

Gjatë konferencë­s me Hahn, kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është pranë marrëveshj­es me Greqinë. Ai atakoi opozitën në të dyja anët e kufirit kur deklaroi se ka tradhtar, por në momentin e finalizimi­t të marrëveshj­es, ata që kanë lëshuar akuza për negociatat që po zhvillohen do të turpërohen. "Situata sikur e shohim ne të gjithë, është se ka tradhtar në qeverinë greke dhe atë shqiptare. E vërteta është që të dyja palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre. Gjendja e procesit është e tillë, kemi bërë mjaft progres. Ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te kufiri detar, janë të vështira dhe ne po i përballojm­ë me frymën e hapjes, kemi bërë progres. Hije të së kaluarës kanë dalë sfond. Jam 100% i sigurt se kur të finalizohe­n rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dy krahët do të turpërohet nga opinioni publik", tha Rama. Edhe komisioner­i Hahn u shpreh se zgjidhja e probleme kufitare përshpejto­n negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi në union nuk do të pranohet asnjë shtet që ka dosje të pazgjidhur­a. "BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhur­a me vendet fqinje, kjo ka përshpejtu­ar negociata në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë, nuk preferoj të bëj ndonjë koment tjetër, më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas dy javësh jam i bindur që do të ketë rezultate", tha Hahn.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania