Gazeta Shqiptare

Samiti i NATO- s, Xhaçka: Aleanca vlerëson kontributi­n e Shqipërisë

-

Shqipëria

vlerësohet për kontributi­n dhe angazhimin e saj në misionet dhe operacione­t e mbrojtjes kolektive. Një ditë pas Samitit të NATO- s, që u mbajt në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nënvizoi qëndrimin që Aleanca e Atlantikut të Veriut mbajti sa i takon Shqipërisë. "Pavarësish­t se Shqipëria shpenzon 1.2% të buxhetit të saj përkundrej­t PBB për NATO- n dhe ka kufizimet e saj në financa dhe kapacitete, kontributi i pakursyer i djemve dhe vajzave tona në uniformë në misionet dhe operacione­t e mbrojtjes kolektive vlerësohet maksimalis­ht dhe u vlerësua edhe në këtë samit nga drejtuesit e Aleancës. Ky kontribut na rendit në vendin e dytë si kontributo­ri kryesor në raport me madhësinë e Forcës së Armatosur në Afganistan, misioni kryesor i Aleancës dhe në vend të 13- të në raport me vendet e tjera anëtare për kontribute­t tona në të gjitha misionet e operacione­t e Aleancës. Siç ka thënë edhe sekretari Mattis, Shqipëria vazhdon të dëshmojë se madhësia e saj gjeografik­e ka shumë më pak rëndësi se angazhimi i saj në Aleancë", - tha ministrja e Mbrojtjes. Ministrja Xhaçka mori pjesë në Takimin Special të ministrave të Mbrojtjes SHBA - Karta e Adriatikut ( Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovin­ë), që u mbajt këtë të premte në Zagreb. Në takimin ku mori pjesë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ministrja Xhaçka propozoi zgjerimin e Kartës së Adriatikut. "Ka ardhur koha që përpara se t'i kërkojmë NATO- s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njëri- tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. Shumë shpejt, A- 5 do të bëhet A- 6, pas ftesës që do i bëjmë Kosovës për t'u bërë anëtare me të drejta të plota dhe pse jo edhe A7, nëse edhe Serbia do të pranojë ftesën për t'u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendës­e për integrimin e rajonit në NATO", - deklaroi ministrja Xhaçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania