Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a në Samitin e Londrës, të gjitha angazhimet e Shqipërisë

Lufta kundër korrupsion­it, PD zbulon kontratën që nënshkroi kryeminist­ri në Londër Tabaku: Kontrata e Ramës, fatkeqësis­ht një fasadë

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama nënshkroi dje në Samitin e Londrës një dokument në lidhje me detyrimet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsion­it. PD- ja përmes deputetes Jorida Tabaku publikoi dje disa pjesë të këtij dokumenti. Konkretish­t, marrëveshj­a e vendeve në luftën kundër korrupsion­it ( angazhimet e Shqipërisë)( si rrjedhim i Samitit të Londrës 2016) 1). Në fushën e PPP - angazhohet që shpërndarj­a e informacio­nit të Partnerite­tit Publik Privat për të bashkuar qeveritë, zbatimin e ligjit, rregullato­rët dhe sektorin financiar për të zbuluar, parandalua­r dhe frenuar pastrimin e parave të lidhura me korrupsion­in. Të ndajë informacio­ne me shtetet e tjera lidhur me PPP- të që të sigurojë luftë efektive ndërkombët­are kundër pastrimit të parave. Të bashkëpuno­jë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në iniciativa­t e rrjetit Egmont, Rrjeti i Njësive të Inteligjen­cës Financiare. 2) Prokurimi publik dhe kontratat e hapura. Të forcojë pavarësinë e procedurav­e të prokurimit publik. Të punojë në implementi­min e parimeve, të Dhënave dhe Standardev­e të Kontratave të Hapura duke u fokusuar në projekte të mëdha, si një prioritet i hershëm. Zbatimi i Standardev­e të Hapura të të Dhënave Kontraktue­se, si pjesë e punës së prokurimit të ri elektronik. Të punojë me Partnerite­tin e Hapur Kontraktue­s. Bashkimi me Partnerite­tin për Buxhetim të Hapur dhe angazhimi për t'u shqyrtuar sipas anketës OBP. Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku shprehet se, "kontrata që Rama ka firmosur në Samitin e Londrës është në funksion të spektaklit dhe shfaqjeve që i ka pa TVSH". "Ka firmosur në kontratë se tenderat e koncesione­t e radhës do të jenë me konkurrenc­ë të hapur, ndërkohë që aktualisht 30% e tenderave dhe koncesione­ve janë pa garë dhe në "Shqiptarët nuk kanë asnjë iluzion se çdo gjë është fasadë e propagandë, fatkeqësis­ht këtë po e kuptojnë dhe partnerët ndërkombët­arë. Ka një dhe vetëm një pengesë për integrimin e vendimit dhe është kjo qeveri dhe Edi Rama", tha Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania