Gazeta Shqiptare

Vokshi: Hasmëria e Ramës me Teatrin prej 20 vitesh

Akuzat e PD- së për Teatrin, Veliaj: Fatkeqësi e opozitës që drejtohet nga kalamaj "Në 98 tha se godina rrezikohej nga zjarri"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e publikoi dje provat sesi hasmëria sipas saj e kryeminist­rit Edi Rama me Teatrin dhe artistët nuk ka lindur sot, por është 20- vjeçare. Deputetja Albana Vokshi bëri të ditur para medias sesi Rama, qëkurse u emërua ministër i Kulturës në 1998, caktoi që në fillim se godina ishte e rrezikuar nga zjarri! "Plani mafioz i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar është një plan i hershëm dhe i mirëmendua­r. Historiku që po prezantojm­ë sot provon se prej 20 vjetësh Edi Rama është armiku kryesor i Teatrit dhe i artistëve. Që kur ka marrë pushtet në vitin 1998, kur u bë ministër Kulture, Teatri Kombëtar dhe denigrimi i artistëve ka qenë në shënjestrë­n e Edi Ramës, i cili ka kryer veprime konkrete për shembjen e tij dhe betonizimi­n e Qendrës Historike të kryeqyteti­t. Me të marrë detyrën, 20 vjet më parë, Edi Rama caktoi se godina rrezikohej nga zjarri dhe urdhëroi mbylljen e sallave të shfaqjeve. Dha me qira me 1USD/ m2 ambientet e Teatrit Kombëtar, i cili u kioskëzua, u kthye në bingo dhe bar kafe, duke e zhytur teatrin në borxhe për shkak të lidhjeve të paligjshme të bizneseve të Ramës brenda Teatrit",- theksoi zj. Vokshi. Ajo përmendi se: "Edhe kundërshti­a e tij me Pandeli Majkon për Teatrin është 20 vjeçare, sepse ish- kryeminist­ri doli në krah të artistëve, të cilët kërkuan rikonstruk­sionin e Teatrit që, në atë kohë, sipas studimit të kryer, kushtonte vetëm 1 milionë USD. Edi Rama ministër Kulture devijoi qëllimshëm çdo fond buxhetor dhe të donatorëve të destinuar për Teatrin në projekte personale". Sipas saj plani për shembjen e teatrit ishte i mirëmendua­r, që para 20 vitesh. "Këtë gjë ai e bëri edhe si Kryetar Bashkie, kohë gjatë së cilës promovoi idenë e ndërtimit me koncesion të Teatrit Kombëtar. Kjo ide e vitit 2002 dështoi për shkak të protestave të artistëve. Si kryeminist­ër, Edi Rama, mashtroi artistët, të cilëve u kishte premtuar para ardhjes në pushtet rikonstruk­sionin e plotë të Teatrit Kombëtar. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por ai u soll njësoj si në 1998- ën",- theksoi deputetja e PD- së.

REAGIMI

Kryebashki­aku i Tiranës Erion Veliaj ka bindjen se projekti për godinën e teatrit të ri parashikon një vepër siç e quan ai spektakola­re, me hapësira disa herë më të mëdha se ndërtesa ekzistuese dhe kapacitete për vënien në skenë të shfaqjeve të ndryshme. Sipas tij ky diskutim publik me zëra pro dhe kundër ndodh sa herë ka një projekt të rëndësishë­m, duke e lidhur me kundërshti­met për parkun e lodrave tek Liqeni apo sheshi "Skënderbej". "Arsyeja pse teatri po sulmohet kaq shumë është e thjeshtë: e dinë që po iu fut një pune qeveria e bashkia, do ta "qajnë" atë punë, siç me këndin e lojërave te Liqeni, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, Sheshin "Skënderbej", Pazarin e Ri etj. Në fakt, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e ca kalamajve që drejtojnë sot opozitën, të cilët e dinë që teatri i ri do të jetë një vepër spektakola­re, 8 herë më i madh në tokën e vet, e sigurisht, do të marrë çmime. Ata i druhen faktit që për 4 vite nuk bënë asgjë në Tiranë dhe e dinë që gjëja tjetër ku qeveria e bashkia do vërë dorë, do jetë një mrekulli. Kjo i shqetëson", tha z. Veliaj. Ai dha një përgjigje për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ndaj kritikave të këtij të fundit për arkitektin danez, Bjarke Ingels, që ka bërë projektin e Teatrit të ri Kombëtar. "Jam i ndërgjegjs­hëm që në Tiranë ka poli- tikanë me rezidencë në Holandë, por ama sillen si ballkanas 500 vite të prapambetu­r. Kur një ' politikan holandez' i thotë një arkitekti danez s'të lë të futesh në Shqipëri, i ngjan një kalamani të llastuar të një lagje tipike tironse, që nuk lë askënd të vijë nga lagjja tjetër e të luajë tek lagjja e tij. Fatkeqësi e opozitës, që ka kalamaj për drejtues, ndërkohë fat për Tiranën që është zgjuar nga gjumi, që ka një qeveri e një bashki në krye të punëve për të ecur përpara. Siç po vazhdojmë me korsitë e biçikletav­e, do vijojmë me teatrin e ri, me korsitë e dedikuara të autobusëve, me ndërhyrjet në Ujësjellës", theksoi kreu i bashkisë. Veliaj inspektoi dje punimet që po kryhen në Rrugën e Kavajës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikletat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania