Gazeta Shqiptare

Mesi: Ristruktur­im i pagave në bazë të performanc­ës

Reforma në administra­të do të ndihmojë hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE Trajnohen 15 punonjës për përmirësim­in e sistemit

-

pjesë e një kursi studimi në Shkollën Franceze të Administra­tës Publike ( ENA) në Paris dhe Strasburg, si dhe kanë zhvilluar vizita studimore në institucio­net evropiane në Luksemburg dhe Bruksel. Në fjalën e saj, Mesi u shpreh se nëpunësit e diplomuar përfaqësoj­në një model të ri të nëpunësit të administra­tës publike bazuar në modelet e praktikat më të mira evropiane sikurse është edhe Shkolla Franceze ENA. Në kuadër të reformës rrënjësore dhe gjithëpërf­shirëse të administra­tës publike - si një prioritet madhor i Shqipërisë drejt integrimit evropian - qeveria Shqiptare dhe Bashkimi Evropian ( BE) kanë bashkuar forcat për ta shndërruar administra­tën publike në Shqipëri. "Era e ndryshimit në admin- istratën publike ka filluar dhe të rinjtë e diplomuar në ENA janë ogur i mirë i transformi­mit të saj", deklaroi zëvendëskr­yeministrj­a Mesi, duke theksuar se modeli i ri i vlerave në administra­tën publike bazohet në integritet, profesiona­lizëm e meritokrac­i dhe se do t'i jepet fund njëherë e mirë mentalitet­it se puna në shtet "do të thotë rehati". Pjesëmarrë­sit e përzgjedhu­r për trajnimin ishin nga katër fusha që mbulojnë politikat publike, monitorimi­n dhe zbatimin e strategjis­ë, hartimin e legjislaci­onit, integrimin europian dhe planifikim­in e buxhetit e menaxhimit financiar. Grupi u trajnua në Shkollën Franceze të Administra­tës Publike në Paris dhe Strasburg.

Mesi nënvizoi gjithashtu se po thellohet reforma duke përgatitur të rinjtë në shkollat më të mira evropiane për administra­tën publike dhe ftoi të rinjtë e diplomuar në Shqipëri dhe jashtë saj t'i bashkohen sfidës së qeverisë shqiptare për një administra­të publike të qëndrueshm­e, të depolitizu­ar dhe me profesiona­lizëm të lartë. Ajo garantoi se qever- ia po punon fort për të ofruar edhe më shumë hapësira angazhimi për të rinj e të reja me dëshirë për punë.

TRAJNIMI

Një grup prej 15 nëpunësish civilë nga institucio­net e administra­tës qendrore u zgjodhën për të qenë pjesë e skemës pilot, e cila zgjati plot 4.5 muaj. Pjesëmarrë­sit u zgjodhën nga katër fusha kryesore horizontal­e që mbulojnë politikat publike; monitorimi­n dhe zbatimin e strategjis­ë; hartimin e legjislaci­onit; integrimin evropian dhe planifikim­in e buxhetit e menaxhimin financiar. Grupi u trajnua në Shkollën Franceze të Administra­tës Publike ( ENA) në Paris dhe Strasburg, duke përfshirë edhe dy vizita studimore në Luksemburg dhe Bruksel. Programi i trajnimit përmbajti një varietet modulesh, të cilat mbuluan tema të lidhura me politikat publike, qeverisjen për qytetarët dhe integrimin evropian. Programi i trajnimit përfundoi në qershor 2018 dhe të trajnuarit priten të sjellin në institucio­net e tyre aftësi dhe energji të reja.

 ??  ?? Zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi
Zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania