Gazeta Shqiptare

Ish- kryebashki­aku Elvis Rroshi i shpëton burgut, gjykata e dënon me 60 orë punë në komunitet

-

TIRANË - Ish- kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminal­izimit i ka shpëtuar dënimit me burg. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës e ka dënuar atë me 60 orë pune në interes publik. Gjykata e dënoi Roshin në krye të herës me 7 muaj e 15 ditë burgim. Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që ai kishte qëndruar katër muaj në "arrest shtëpie", masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua, duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar. Vendi dhe koha se ku ta shlyejë dënimin ish- kryebashki­aku do të përcaktohe­t nga Zyra e Shërbimit të Provës në Tiranë, në varësi të rrethanave familjare të të pandehurit, për shkak se ai ka fëmijë të vegjël në ngarkim. Sipas verdiktit të gjykatës, Roshi nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar. Elvis Roshi, i pranishëm në proces, nuk dha shpjegime dhe as bëri ndonjë koment për mediat, pasi zgjodhi të largohej nga dera dytësore e gjykatës. Roshi u vu në ndjekje penale dhe tashmë u dënua, pasi fshehu rekordet kriminale në Itali, Gjermani e Zvicër. Nga drejtësia italiane ai rezulton të jetë dënuar me një vit e katër muaj për veprën penale të përdhunimi­t në grup dhe dëbuar me forcë pas nga territori, pasi kishte shkelur urdhërimin e gjykatës. Prokuroria tha se Roshi ka fshehur edhe faktin se ka përdorur shtatë emra të ndryshëm. Në Gjermani e Zvicër, ai rezulton të jetë problem, por autoritete­t s'u janë përgjigjur letërporos­ive të dërguara nga Shqipëria, duke mos sqaruar se çfarë veprash penale ka konsumuar Roshi në territorin e tyre. Por janë mjaftuar vetëm duke iu përcjellë shenjat e gishtërinj­ve të tij që i janë marrë kur është shoqëruar nga forcat policore atje.

 ??  ?? Ish- kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi
Ish- kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania