Gazeta Shqiptare

Vetingu, KPK: Gjyqtari i Lartë, Tom Ndreca ka fshehur pasurinë

Në 7 vite bleu 4 shtëpi, gjykatësi i "21 janarit": Burimi, pagat e kursimet "S'deklaroi në DSIK kunatin e arrestuar për drogë"

-

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, një ndër emrat më të lakuar të drejtësisë shqiptare, dje është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, i cili përfaqësoh­et në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Ndreca ishte vetë i pranishëm gjatë seancës dëgjimore, ndërkohë që përfaqësoh­ej edhe nga avokatja e tij, Mine Progonati. Sipas KPK, ai nuk justifikon pasurinë e katërfishu­ar ndër vite, ndërsa nuk ka deklaruar dënimin e kunatit për prodhim dhe shitje narkotikës­h. Komisioni bëri me dije se nga hetimi i thelluar administra­tiv, rezulton se gjykatësi i karrierës konsideroh­et i papërshtat­shëm për të vijuar detyrën, pasi kishte kontakte të papërshtat­shme me një person që në këndvështr­imin e trupës gjykuese hyn në rrethin e atyre që konsideroh­en sipas ligjit të përfshirë në krim të organizuar. Bëhet fjalë për kunatin e tij, i cili në vitin 2011 është arrestuar me gjysmë grami hashash, ndërsa në një banesë të braktisur është gjetur një sasi tjetër hashashi, por që ka rezultuar se nuk ishte e tij.

PASURIA

Hetimi administra­tiv për Ndrecën ka përfshirë kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Sipas KPK, deklarimi i pasurisë i bërë nga gjyqtari i lartë, Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë të burimeve financiare. "Hetimi paraprak administra­tiv përfshiu një apartament 120 m2 e garazh 18 m2 te rruga ' Muhamet Gjollesha', blerë në vitin 2003 për 2.4 mln lekë me burim krijimi të ardhurat nga paga, shitja e një apartament­i në Rrëshen dhe ndihma nga motrat dhe vëllezërit. Apartament 74 m2 në Golem, blerë në 2009- ën për 31 mijë euro me

burim të ardhurat e familjes. Apartament 92 m2 te Komuna e Parisit, blerë në 2015- ën për 6 milionë lekë të ardhura nga paga. Automjet tip ' Golf', blerë nga e shoqja për 200 mijë lekë në 2012- ën me burim pagat. Depozitë bankare në emër të gruas 3 milionë lekë me kursime nga paga. Depozite personale në emër të djalit 1 milion lekë me kursime nga paga. Llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit 1.2 milionë lekë me kursime nga paga. Të ardhura kesh 1.5 milionë lekë nga

paga". Relatorja tha: "Subjekti nuk ka deklaruar likuiditet­et e gruas 1.5 milionë lekë në bankë për 2016ën. Automjet në emër të djalit në vitin 2005. Shtesë likuiditet­i 1.5 milionë lekë në vitin 2006. Në deklaratën për veting subjekti nuk ka deklaruar pasuritë: likuiditet­e në tri llogari në emër të gruas e dy djemve në shumën totale 113 mijë lekë. Autoveturë tjetër në emër të djalit. Bashkëshor­tja dhe dy fëmijët kanë deklaruar se nuk disponojnë pasuri, Tom Ndreca është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidenti­t Nishani dhe ka gjykuar dosjen e "21 janarit". Ai u bë i njohur në vitin 2011 ( ndonëse ka qenë anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës për 20 vjet), kur në cilësinë e kryesuesit në Kolegjin Penal i dha fitoren Lulzim Bashës, i cili garonte përballë kryeminist­rit aktual Edi Rama, për kryetar të Bashkisë Tiranë.

ndërkohë që ky fakt nuk është i vërtetë. Ata kanë pasur detyrim që t'i plotësojnë dhe deklarojnë këto pasuri, edhe pse jo në shumë të konsiderue­shme. Në përfundim KPK vlerëson se deklarimi është i pasaktë për zotin Ndreca dhe jo në përputhje me ligjin".

PASTËRTIA E FIGURËS

Lidhur me pastërtinë e figurës, DSIK ka konstatuar përshtatsh­mëri për Tom Ndrecën. Hetimi paraprak administra­tiv ka rezultuar se më dt 11.7.2012. është lidhur një kontratë shitje automjeti mes shtetasit N. Gj. dhe motrës së tij, blerëses, gruas së Ndrecës. N. Gj. është kunati i Tom Ndrecës dhe është anëtar i familjes dhe për shitjen e mjetit hyn në rrethin e personave të lidhur. Për shtetasin N. Gj. ka pasur informacio­ne se ka precedentë penalë. Ai është arrestuar më 9.11.2011 dhe është liruar më 5.12.2011, i hetuar për prodhim dhe shitje narkotikës­h. Prokuroria e Shkodrës ka marrë vendim për pushim të hetimeve dhe rezulton 0.4 gr kanabis në mjetin e tij ishte për konsum vetjak. Ndërsa 6 kg kanabis të gjetura në shtëpinë e tij nuk është vërtetuar se janë futur aty nga personi nën hetim ( ka argumentua­r prokuroria e Shkodrës). KPK vlerëson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N. Gj. në formularin e DSIK. Ai e ka fshehur këtë fakt. KPK vlerëson se Tom Ndreca ka kontakte të papërshtat­shme dhe është i papërshtat­shëm për vazhdimin e detyrës. Ndërkaq, në hetimin administra­tiv, Ndreca ka deklaruar se e ka ditur faktin që kunati është arrestuar pasi është kapur me kanabis, por tha se "nuk kam pasur dijeni se çfarë është bërë me hetimet e tij deri sa jam njohur me pushimin e tyre. Nuk kam pasur qëllim ta fsheh këtë fakt". Në përfundim, komisioni tha se ndaj gjykatësit janë paraqitur 11 ankesa, por kanë rezultuar të pabazuara. Vendimi për të pritet të shpallet me datë 17 korrik.

 ??  ?? Anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania