Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 710 personat që kanë gati lejet e legalizime­ve

Procedurat për certifikat­ën e pronësisë ndiqen nga “Agjencia” Lista me pronarët në qarkun e Kamzës dhe Vorës

-

ALUIZNI publikon listën me 710 per sonat që kanë gati lejen e legalizimi­t në Vorë dhe Kamzë. Përfituesi­t duhet të tërheqin lejen e legalizimi­t dhe më pas presin që Agjencia e Legalizime­ve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikat­ën e pronësisë. Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legaliz- imit, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e mad- he se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkesë me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas mar- rëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania