Gazeta Shqiptare

Dashnori i përjetshëm i së bukurës ndërron jetë në Paris

Shuhet Ilia Terpini, kineasti që zbuloi Yllka Mujon e Matilda Makoçin

-

Urdhrin "Mjeshtër i madh". Lajmin e dha miku i tij, kineasti Kujtim Gjonaj. "Sot m'u largua një mik i mirë!", shkroi ai duke rrëfyer se e mësoi nga një telefonatë e Zhani Terpinit, djali të mikut të tij gati gjysmë shekulli. "Ilia Terpini na la. Kishte shkuar në Paris për një kontroll rutine dhe Parisi i artit dhe kulturës, e mori në gjirin e tij artistin e madh. Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike, pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh, e një miku të mirë, e një bashkëpunë­tori dhe kolegu të aftë, e një artisti të shquar, që zor se mund t'i afrohet përkushtim­it të tij ndonjë kineast tjetër",- shkroi Gjonaj në profilin e tij në Facebook. "U shua Ilia Terpini, njeriu që ia përkushtoi tërë jetën, deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistët e saj më të shquar, familja njeriun e dashur, ne miqtë dhe kolegët e tij njeriun e apasionuar dhe të papërtuar. Lamtumirë miku dhe bashkëpunë­tori im i afërt Ilia. Dashuria jote për artin, ishte aq e madhe, sa dhe shpirti të fluturoi në qiell mbi qytetin e madh të artit, Paris!" e mbyllte ai postimin e tij. Për Mevlan Shanajn, ka ikur dashnori i përjetshëm i së bukurës. "Lajm i hidhur. Ikja e Ilia Terpinit është jo vetëm prekës e i dhimbshëm, por krijon një zbrazëti kombëtare. Ishte jo vetëm mjeshtër i kamerës, dashnor i përjetshëm i së bukurës. I mbetem mirënjohës për gjithë jetën, mësuesit, mikut, bashkëpunë­torit të pakrahasue­shëm. Një shkrehje e aparatit të tij, më ka hapur rrugën e ekranit. Pas asaj foto u thirra për kinoprovë në filmin ' I teti në bronz'. Kamera e Terpinit do mbetet legjendë në ekranin e filmit shqiptar. Lamtumirë, mik i të gjithëve"- shkruante Mevlan Shanaj. Terpini, që ka realizuar 27 filma artistike dhe mbi 150 filma dokumentar­ë mbahet mend edhe për zbulimin e shumë aktorëve që më pas u bënë emra të njohur të ekranit.

"Në fakt, me Yllkën ishte krejt rastësi. Kishte nisur kërkimi për një rol të vogël, atë të Almës, vajzës së doktorit te filmi "I teti në bronz". Shëtita nëpër disa gjimnaze të Tiranës dhe fotografov­a rreth 60 vajza të reja për të përzgjedhu­r. Ndërsa aktorja Matilda Makoçi e kishte kaluar provën e parë, kur operatori Ilia Tërpini e zgjodhi për filmin "Si gjithë të tjerët", megjithatë edhe pse ishte hera e dytë, përzgjedhj­a ishte e rastësishm­e dhe kinoprova duhet të bëhej, në çdo rast… "Po përgatisni­m filmin ' Si gjithë të tjerët' dhe po kërkonim nëpër shkolla për personazhi­n e Jetës. Matilda Makoçin e kam gjetur në Politeknik­um"kujtonte ai. "Tek filmi ' Në pyjet më borë ka jetë', mua më ra në dorë skenari i filmit ' Ballë për ballë'. Ishte shumë interesant si temë: atdheu, nëndetëset, avionët, anijet. Mendova që do të jetë fat i madh për operatorin që do të jetë caktuar për këtë film. Kur kthehem në Tiranë më thërret drejtori dhe më thotë, se ti je caktuar për filmin ' Ballë për ballë'. E kam xhiruar me kënaqësi atë film sepse të krijonte mundësi shumë të mira për kamera, etj. Film tjetër që unë e kam pasur shumë për zemër është dhe filmi ' Dimri i Fundit', që u xhirua në minus 17 gradë në Dardhë të Korçës. Tërë ditën rrinim jashtë dhe meqë ishim larg Tirane organizoni­m nga një mbrëmje kërcimi, që në atë kohës ishin pak të ndaluara, por kemi bërë gjëra të bukura", shprehej në një intervistë Ilia. Ndër filmat e ' Artistit të merituar' përmendim: ' I teti në bronz', ' Mësonjëtor­ja', ' Dimri i fundit', ' Të paftuarit', ' Flutura në kabinën time', ' Kapedani', ' Kush vdes në këmbë', ' Gunat mbi tela', ' Ballë për ballë', ' Muri i gjallë', si dhe një numër i madh dokumentar­ësh.

 ??  ?? Kolazh me foto të veprimtari­së së kineastit Ilia Terpini
Kolazh me foto të veprimtari­së së kineastit Ilia Terpini
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kineasti Ilia Terpini
Në foto: Kineasti Ilia Terpini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania