Gazeta Shqiptare

NATO dhe xhaxhai që nervozon

-

qind të çfarëë Të buxhetit të NATO- së Në të kuota e SHBA- ve është pak më shumë se 20% dhe, edhe në rastin më të mirë nuk ka asnjë kategori brenda këtij bux- heti, ku SHBA- të të mbulojnë të vetme 90 për qind. E kush do ta dëgjojë më këtë Uncle Sam në një sfond të tillëë E saktë, askush. E pikërisht kjo ka filluar të ndodhë tani në NATO.

Trumpit po i del boja. Nisur nga mesazhet e përsëritur­a të tij, partnerët e tjerë të NATO- s shumë shpejt nuk do ta dëgjojnë më atë. Sipas motos: Ne do të bëjmë çfarë të mundemi, nëse kjo nuk mjafton, atëherë largohu. Kjo do të thoshte fundi i aleancës, por Kanadaja dhe europianët nuk do të lejojnë të vihen pafundësis­ht nën presion prej Trumpit. Kësisoj presionit të presidenti­t të SHBA- ve do t'i humbiste efekti.

Edhe brenda vendit me sa po duket nuk po gjen më mbështetje kërcënimi i Donald Trump, se SHBA- të mund të veprojë e mëvetësish­me. Sepse edhe ndër zgjedhësit kryesorë të tij, vende si Gjermania dhe Britania e Madhe konsideroh­en si aleatët më të ngushtë. Vënia e NATO- s në pikëpyetje do t'i largonte prej tij shumë nga këta zgjedhës. Ndaj, Trump asnjëherë nuk flet për kuptimin ushtarak të aleancës, por vetëm për anën e biznesit. Në këtë fushë ai beson, qëndron dhe forca e tij. Dhe ankimi për "mos korrektesë" lë gjurmë tek zgjedhësit e tij.

FATURËN DO TA PAGUAJNË SHBA- të

Presidenti i SHBA- ve ka vetëm një armë në arsenalin e tij: deklarata të bujshme. Kjo mesa duket ka ndihmuar që partnerët e NATO- s të vihen në lëvizje duke i dhënë një përshpejti­m rritjes së investimev­e në ushtri. Por, për të ardhmen kjo nuk është fare e përshtatsh­me. Kjo shkatërron pikërisht atë që ai ndoshta synonte të inicionte. Partnerët e aleancës nuk do ta harrojnë këtë. Nëse pas disa vitesh ata do të jenë të pavarur nga pikëpamja ushtarake, ata do të kujtohen për këtë. Atëherë SHBA- të ( ndoshta përsëri pa këtë president) do të ndiejë pasojat e reputacion­it të humbur prej Trumpit.

Edhe nëse amerikanët e brohorasin presidenti­n në turin e tij shkatërrim­tar: Nuk mund të jetë në interesin e vendit, ajo që bëri Trumpi në samitin e NATO- s në Bruksel. Shumica e qytetarëve në SHBA do ta regjistroj­në, që më së voni tani askush nuk i beson më presidenti­t të tyre. Dikur në një të ardhme të afërt, askush nuk do ta dëgjojë më atë. Njësoj si me xhaxhain që nervozon në festat familjare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania