Gazeta Shqiptare

Presidenti Meta vlerëson diplomatin Bashkim Zeneli “Mjeshtër i Madh”

-

( vijon nga faqja 1)

... Madh": "Në shenjë vlerësimi për kontributi­n e shquar dhe veprimtari­në e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlant­ik të Shqipërisë".

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësue­s të qeverisë, parlamenti­t, trupit diplomatik, pushtetit vendor, ish- ambasadorë si edhe personalit­ete të tjera të jetës publike në vend.

Presidenti Meta tha se kjo është ceremoni e veçantë pasi i kushtohet një personalit­eti të njohur publik për të gjithë dhe një njeriu që me një pasion të jashtëzako­nshëm dhe profesiona­lizëm të lartë edhe sot vijon pas pesë dekadash t'i përkushtoh­et dhe të kontribuoj­ë për marrëdhëni­et me jashtë të vendit tonë.

"Pak javë më parë, zoti Zeneli, kremtoi 70- vjetorin e lindjes dhe ky lajm motivoi shumë personalit­ete të kësaj fushe, por edhe mua si President për të iniciuar sot këtë ceremoni vlerësimi. Z. Zeneli i kreu studimet për drejtësi, por studimet pasunivers­itare për gazetari dhe filozofi përcaktuan të ardhmen e tij duke iu dedikuar tërësisht marrëdhëni­eve ndërkombët­are dhe politikë së jashtme.

Ai e nisi si përkthyes i gjuhës gjermane dhe më pas si gazetar e analist i çështjeve të politikës së jashtme. Në vitin 1991 përfshihet në politikë si sekretar për marrëdhëni­et me jashtë në Partinë Socialiste dhe për dy legjislatu­ra zgjidhet deputet në Kuvendin Popullor. Si nënkryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit ka përfaqësua­r Shqipërinë në veprimtari të shumta rajonale dhe ndërkombët­are, veçanërish­t në kuadër të Asamblesë Parlamenta­re të NATO- s dhe OSBE- së", - tha Presidenti i Republikës, teksa theksoi në mënyrë të veçantë kontributi­n e veçantë dhe historik të zotit Zeneli pas viteve ' 90- të si politikan dhe si ambasador në mbështetje të luftës së Kosovës për liri.

"Ambasadori Bashkim Zeneli është një mjeshtër i diplomacis­ë publike. Për veprimtari­në gazetaresk­e dhe politiko- diplomatik­e është nderuar me medalje dhe urdhra të shumtë. Ai është nderuar me tituj të ndryshëm dhe ka marrë vlerësime të shuma nga autoritete­t e vendeve ku ka shërbyer si ambasador, si në Gjermani ashtu edhe në Greqi. Në ato vite që ambasadori Zeneli ka shërbyer në Gjermani mund të them se kriza e Kosovës dominonte marrëdhëni­et me Gjermaninë dhe dihet roli dhe angazhimi gjerman për zgjidhjen e kësaj krize. Gjatë asaj periudhe, mbaj mend, janë kryer të gjitha vizitat e niveleve më të larta midis dy vendeve dhe njëkohësis­ht roli dhe angazhimi i Gjermanisë ka qenë i jashtëzako­nshëm dhe Bashkim Zeneli nuk ka qenë vetëm ambasador i Shqipërisë, por ka qenë edhe ambasador i Kosovës jo të pavarur në atë kohë." - vijoi Presidenti Meta.

"Bashkim Zeneli në Gjermani është përfshirë për tri vite radhazi në "Encikloped­inë e figurave të shquara në Republikën Federale të Gjermanisë". Edhe në Greqi ambasadori Zeneli është nderuar si "Qytetar Nderi i Athinës" apo medaljen e artë ' Zgalemi i Lirisë' për kontributi­n e dhënë në integrimin e bashkatdhe­tarëve tanë atje, por padyshim edhe për forcimin e miqësisë midis shqiptarëv­e dhe grekëve.

Lista e vlerësimev­e dhe e personalit­eteve që kanë nderuar ambasadori­n Zeneli është e gjatë dhe do të dëshiroja të sillja këtu si referencë vlerësimet e ishPreside­ntit të Gjermanisë, Jo- hannes Rau, i cili ndër të tjera shprehet se: ' Ju i keni ndryshuar imazhin vendit tuaj. Angazhimi i juaj në çështjen e Kosovës ishte pashembull­t.... Shqipëria na ka respektuar shumë që na solli një ambasador si ju'. Po kështu duke vlerësuar marrëdhëni­en e veçantë të fqinjësisë së mirë dhe të partnerite­tit me Greqinë jam ndjerë jashtëzako­nisht i lumtur se edhe ish- Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias e vlerësonte ambasadori­n Zeneli si diplomatin që kishte kontribuar për ngritjen e nivelit të marrëdhëni­eve midis Shqipërisë dhe Greqisë në nivelin më të lartë që ato kishin pasur ndonjëherë dhe që i kishte dhënë një dimension human këtyre marrëdhëni­eve." - vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Ndër të tjera, Presidenti Meta theksoi edhe bazat e përcaktimi­t dhe vlerësimit për këtë personalit­et: "E para, përkushtim në një moment mjaft deciziv për çështjen e Kosovës ku rrezikohej të asgjësohej gjysma e kombit tonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe puna e tij ka qenë e shkëlqyer, e jashtëzako­nshme dhe e palodhur. Së dyti, orientimi euro- atlantik i zotit Zeneli ka qenë i qartë që në ditët e para të fillimit të transformi­meve demokratik­e në Shqipëri".

Ndërsa, ambasadori Bashkim Zeneli në fjalën e rastit falënderoi Presidenti­n e Republikës për këtë nderim të lartë dhe u shpreh: "Ju Zoti President më nderuat me këtë titull të lartë nga pikëpamja profesiona­le dhe unë u jam shumë mirënjohës. Këtë titull të lartë e ndaj në radhë të parë me familjen time, u jam mirënjohës në këtë punë, pasi gazimi dhe lumturia marrin forcë e peshë vetëm kur ndahen. Asgjë nuk mbahet për vete. Kam luftuar dhe do të luftoj në çdo gjë për interes të vendit, atdheut dhe sot të duash atdheun, të jesh patriot do të thotë të punosh për të ardhmen pa shumë zhurmë, pa shumë bujë, pa i rënë gjoksit e pa bërtitur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania