Gazeta Shqiptare

Infantino: Ky, Botërori më i mirë në histori

Presidenti i FIFA- s lavdëron organizimi­n e Rusisë dhe "përkëdhel" kabinetin e Putinit VAR- i risi pozitive, asnjë rast dopingu

- Jeton Selimi

Presidenti i FIFA- s, Xhani Infantino, është shend e verë për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat në Rusi. Madje, nuk e mban sekret dhe e thotë për të gjithë tifozët nga salla e konferenca­ve në "Luzhniki" të Moskës. "Prej disa vjetësh thoshim se ky Botëror do të ishte më i miri i historisë, ndërsa sot mund ta pohoj me bindje të plotë. ' Rusi 2018' është Botërori më i mirë i të gjitha kohërave". Sipas numrit një të qeverisë së futbollit botëror, meritë për këtë ka vendi organiza- tor. "Perceptimi për Rusinë ka ndryshuar. Mijëra njerëz kanë vizituar shte- tin gjatë Botërorit dhe kanë zbuluar një vend të bukur, mikpritës i pasur me his- tori dhe kulturë". Duke bërë një bilanc të turneut që po vjen drejt mbylljes me finale e madhe që do të luhet mes Francës dhe Kroacisë, Infantino ka falënderua­r edhe qeverinë e Putinit. "Jo vetëm në Moska, por në të gjitha qytetet pritëse, vizitorët kanë shijuar ngrohtësin­ë dhe mikpritjen e popullit rus. Shumë paragjykim­e rreth vendit janë përgënjesh­truar falë këtij Botërori. Rusia ka ndryshuar, është bërë një vend futbolldas­hës, ku futbolli nuk është vetëm në Botëror, por tashmë është bërë pjesë e ADN- së vendit".

Frika më e madhe e këtij Botërori ishte çështja e dopingut, por edhe këtu Infantino lavdëron punën e mirë të bërë nga agjencitë. "Janë kryer mbi 2000 kontrolle antidoping përpara dhe gjatë Botërorit dhe mund t'ju them se asnjë rast prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ky është sukses". Në fund, dy fjalë edhe për VAR- in, një nga risitë e mëdha të këtij Botërori, që në këtë turne është përdorur shpesh. "VAR- i ka funksionua­r. Rezultatet janë mëse të qarta dhe pozitive. VAR- i është përdorur në 440 raste, ndërsa 16 vendime të gabuara janë korrigjuar. VAR- i po pastron futbollin, duke e bërë më transparen­t dhe të ndershëm".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania