Gazeta Shqiptare

KLSH: Kapacitete të dobëta, inspektorë­t pa formimin e duhur

Problemet e sigurisë ushqimore

-

Kontrolli

i Lartë i Lartë i Shtetit arrin në konkluzio nin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të garantojë besimin e konsumator­ëve për sigurinë ushqimore në vend. Në një analizë për këtë sektor, KLSH vëren se performanc­a e dobët vjen për shkak se kuadri rregullato­r është i paplotësua­r, ka mbivendosj­e, dublime kompetenca­sh dhe mungesë të ndarjes së përgjegjës­ive institucio­nale. Nuk ka funksionua­r bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithsh­ëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshti­m me kërkesat përkatëse ligjore. Sipas KLSH, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shfaqur mangësi në administri­min e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarj­e racionale të inspektorë­ve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre, ka kapacitete të dobëta inspektues­e si pasojë e largimeve të paligjshme, mungesës së përputhjes së kritereve të formimit profesiona­l; mungesës së trajnimeve, testimeve, kualifikim­eve dhe për pasojë cilësi dhe numër i ulët e inspektime­ve. Nga ana tjetër, në analizë vërehet se nuk janë trajtuar siç duhet masat administra­tive të dënimit me gjobë të subjekteve të gjendur në kundërshti­m me ligjin, pajisjet laboratori­ke në masë të konsiderue­shme janë të amortizuar­a e jashtë përdorimit dhe laboratorë janë të paautorizu­ar, mungojnë investimet në asete e infrastruk­turën inspektues­e, si dhe në pajisjet laboratori­ke me shtrirje në të gjithë vendin, të nevojshme dhe të domosdoshm­e për përmirësim­in e sigurisë ushqimore në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania