Gazeta Shqiptare

Belgjika thyen Anglinë në finalen e vogël

-

dhe me një “tap in” të saktë thyen Pikfordin duke çelur rezultatin. Goli nuk i kënaq belgët, që fluturojnë në fushë si zana magjike duke çorientuar mbrojtjen ishullore. Anglia do të shfaqet në minutën e 14- të me Delf që gjuan nga jashtë zonës, por pa forcën e duhur. Më pas Kompani mbyll shkëlqyesh­ëm në zbritjen e rrezikshme të Loftus Çek, ndërsa nga këndorja Meguajër nuk gjen portën. Herri Kejn në të 24- ën do të ketë një rast të mirë shënimi, por gjuan keq pas pasimit të Stërling. Belgjika rishfaqet në zonën angleze në minutën e 35- të me një kthesë të befasishme të Al- derveireld, por që del pak mbi tra, ndërsa në fund të pjesës së parë, De Bryjn shërbehet bukur nga Hazar, por mbyllet nga Meguajër. Belgjika shkon në pushimin e ndeshjes me avantazhin minimal. Pjesa e dytë nis me një mundësi të mirë për Anglisë, por Vertongen është i vëmendshëm ndaj Stouns. Në minutën e 56- të De Bryjn çan si me magji mbrojtjen angleze me një pasim prej fenomeni, por Lukaku gabon kontrollin e topit dhe i jep mundësinë Pikfordit të bllokojë aksionin. Anglia i shkon fare pranë golit me atë të Dajër, por mes tij dhe rrjetës shfaqet mrekullish­t Alderveire­ld, që e largon topin para se të kalojë vijën fatale. Janë minuta të mira për Anglinë, që kërcënon sërish me Meguajër, i cili edhe njëherë shfaqet rrezikshëm me kokë, por topi del për pak jashtë. Pas këtij momenti Anglia fiket dhe Belgjika mund të bëjë çfarë të dojë. “Djajtë” dalin me tri pasime te zona e Pikfordit dhe herë nxitimi dhe herë gardiani i Evertonit bëhen bllokadë, sidomos në minutën e 80- të, kur Pikford ndal me një pritje të klasit të lartë gjuajtjen e bukur të Mënie. Gjithsesi, Belgjika do të shënojë dhe do ta bëjë dy minuta më vonë, kur sërish në kundërsulm të shpejtë De Bryjn shërben në zonë për Hazar, me elfin trupvogël që thyen Pikforin e pafaj. 2- 0 dhe fatet e takimit vulosen këtu. Belgjika feston një vend të tretë historik, Anglia shkon në shtëpi pa medalje, por e vetëdijshm­e se me eksperienc­ën e duhur, në Katar mund të jetë një pretendent­e serioze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania