Gazeta Shqiptare

Paloka: Arta Marku u zgjodh në krye të prokuroris­ë për të mbyllur dosjet

Deputeti i PD- së akuzon kryeprokur­oren, e quan "PPP e Ramës"

-

Deputeti

i PD- së, Edi Paloka akuzoi dje kryeprokur­oren Arta Marku se ka ardhur në atë detyrë vetëm për të mbyllur dosjet. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Paloka e quan Prokuroren e Përkohshme të Përgjithsh­me "PPP'- në e Ramës. Sipas tij, Arta Marku nuk i është përgjigjur pyetjes së tij në Komisionin e Ligjeve nëse ka dosje të hapura të ministrave socialistë. Paloka tha se Arta Marku u zgjodh në krye të prokuroris­ë për të mbyllur dosjet e ministrave dhe kryebashki­akëve socialistë dhe nuk përgjigjet për këto dosje. "A i ka zhdukur ' PPP'- ja e Ramës në prokurori dosjet e ministrave dhe kryebashki­akëve socialistë? Gjatë raportimit të Markut në Komisionin e Ligjeve, pyetja e parë që unë i drejtova ishte: ' A keni dijeni ju nëse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur në hetim dhe përgjim ministra, de- putetë dhe funksionar­ë të PS? Çfarë është bërë me ato dosje'? Përgjigja edhe për këtë pyetje si për gjithë të tjerat ishte ' Nuk e di'", u shpreh Paloka. Sipas tij, "ajo që u vu prej Ramës në kundërshti­m me Kushtetutë­n, në krye të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me e që u akuzua që ditën e parë nga opozita se po dërgohej aty pikërisht për të mbyllur dosjet e ministrave socialistë, ' nuk e dinte' nëse kishte dosje të hapura për ministra socialistë…!". Paloka ngre pyetjen se pasi u pyet në Komisionin e Ligjeve a u interesua të dijë, Arta Marku. "Dje është akuzuar direkt nga lideri i opozitës se bashkë me të emëruarën e saj në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda i kanë zhdukur këto dosje! Do përgjigjet ' PPP'- ja apo ajo vetëm firmën vë aty ku i tregojnë shenjën?", u shpreh Paloka.

 ??  ?? Deputeti i PD- së, Edi Paloka
Deputeti i PD- së, Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania