Gazeta Shqiptare

Qeveria miraton të drejtën mbi pronën për 600 ndërtime

Llogariten sipërfaqet takuese për pronarët, poseduesit marrin tapinë Lista me përfituesi­t në të gjithë vendin

-

Këshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën për kalimin e pronësisë të parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Bëhet fjalë për 600 parcela ndërtimore në të gjithë vendin, kur personat që kanë ndërtuar pa leje do të marrin tapinë mbi truallin. Sipas listës së miratuar nga qeveria dhe të botuar në Fletoren Zyrtare mësohet se është përllogari­tur sipërfaqja takuse, ku në pjesën më të madhe të raste ka ndryshime në m2 që përfitojnë pronarët. Lista është botuar në Fletoren Zyrtare dhe pronarët e truallit do të marrin certifikat­ën e pronësisë mbi tokën ku kanë ndërtuar.

TAPIA

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regji- strimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regji- strimit të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania