Gazeta Shqiptare

Loja e Hashim Thaçit për një sakrificë të rëndë për Kosovën

- Nga Agustin Palokaj

( vijon nga faqja 1)

... dhe me të drejtë. Pakoja e Ahtisaarit, siç quhet “propozimi gjithëpërf­shirës për statusin e Kosovës”, duke marrë parasysh rrethanat specifike, si të kaluarën ashtu edhe realitetin në terren, kishte vendosur themelet për krijimin e shtetit të Kosovës nën mbikëqyrje ndërkombët­are dhe me garanci të veçanta për komuniteti­n serb dhe trashëgimi­në e tyre kulturore dhe fetare. Ky dokument kishte shërbyer edhe për hartimin e Kushtetutë­s së Kosovës.

Pse me të drejtë quhej “kompromis” Pakoja e Ahtisaarit? Sepse ajo i jepte mundësi bashkësisë ndërkombët­are që pa marrë obligime ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, pa nevojë që të jetë përgjegjës­e për veprimet e veta në territorin e Kosovës, të ketë rolin shpesh edhe vendimtar në jetën politike, ligjore dhe gjyqësore.

Për shembull, sipas kësaj Pakete, BE- ja mori aq shumë rol në Kosovë e asnjëherë nuk dha përgjegjës­i as për dështimet e EULEX- it e nga aspekti politik as që përfilli propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, sepse BEja asnjëherë nuk e mbështeti këtë propozim e as sot nuk e pranon formalisht Kosovën si shtet të pavarur të shpallur sipas kësaj pakete. Ishte kompromis edhe për shkak se në bazë të këtij propozimi serbëve të Kosovës iu dha mundësia që të mundë të bllokojnë çfarëdo ndryshimi ligjor apo kushtetues në Kosovë që ka rëndësi. Kjo shihet tash në shembullin e FSKsë kur ata bllokojnë ndryshimet që do të bënin këtë formacion ushtri, por edhe në çfarëdo ndryshimi të mundshëm kushtetues.

Quhet kompromis, sepse nuk lejon që Kosova të bashkohet me ndonjë shtet tjetër apo pjesë të territorit të një shteti tjetër. Për ata që mbështesin idenë e bashkimit kombëtar kjo pa dyshim ishte një kompromis i madh. Quhet kompromis, sepse Kishën ortodokse serbe e bën si shtet më vete në territorin e Kosovës. E krejt këto mundësi që iu dhanë serbëve të Kosovës, për të siguruar mbrojtjen e tyre, me dialogun në Bruksel, u shndërruan në fuqi të Beogradit, i cili mori nën kontroll jetën politike, shoqërore, kulturore dhe çfarëdo tjetër të serbëve të Kosovës e me këtë edhe rol kyç në zhvillimet e brendshme politike të Kosovës.

Pra, me Pakon e Ahtisaarit Kosova nuk i kishte fituar “të gjitha” siç pretendon Beogradi tash e sa vjet. Me Pakon e Ahtisaarit Kosova ishte bërë shtet, por me vështirësi të funksionim­it. Pos ndarjes formale territoria­le Kosova edhe me Pakon e Ahtisaarit i ngjan shumë Bosnjë- Hercegovin­ës.

Kosova kishte pranuar Pakon e Ahtisaarit si kompromis për shkak se kjo ishte mundësia e vetme që të zgjidhej statusi i saj dhe të shpallte çfarëdo pavarësie.

Dhe prej ditës kur Kosova kishte shpallur Pavarësinë të tjerët kishin nisur rrënimin e parimeve të Ahtiaarit. BE- ja këtu ka fajin kryesor, sepse e para dështoi që të mbështeste këtë propozim, ani pse gjatë gjithë procesit të negociatav­e për statusin e Kosovës më shumë kujdes kishte për rolin dhe nevojat e BE- së sesa të Kosovës si shtet. Kjo edhe sot vazhdon të dëshmohet përmes “qëndrimit neutral ndaj statusit” që është një formë e zbutur e kundërshti­mit të statusit. Sepse realisht nuk mund të jesh neutral ndaj statusit të një shteti, nuk mund ta konsideros­h një territor edhe si shtet të pavarur, edhe si pjesë e një shteti tjetër ose si territor pa status. “Status neutral”, në fakt, është “status negativ”.

BE- ja, aq më tepër, për vite e ka shndërruar këtë mohim të statusit të Kosovës në një argument të fortë për rolin e saj në rajonin e Ballkanit. Këtë e kanë thënë privatisht dhe vazhdojnë ta thonë njerëzit kryesorë në Bruksel që janë të angazhuar në “lehtësimin e dialogut”. Për ta është mirë që Kosovën e kanë njohur shumica e shteteve të BE- së, sepse këtë e përdorin në biseda me shqiptarët e Kosovës për t’ua lënë përshtypje­n se çështja e statusit është punë e kryer, por është mirë se 5 shtete nuk e kanë njohur, sepse mund t’i thonë Beogradit se BE- ja është neutrale ndaj statusit.

Pos Pakos të Ahtisaarit, të cilën BE- ja asnjëherë nuk e mbështeti për shkak të mungesës së unitetit dhe mungesës së vullnetit të shumicës së shteteve anëtare dhe të institucio­neve në Bruksel që të ndërtohet ky unitet, Kosova kishte edhe një rast që nuk e shfrytëzoj: Mendimin e GJND- së se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel normat e së drejtës ndërkombët­are dhe, që është po aq e rëndësishm­e, shpallja e Pavarësisë nuk shkel as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB- së. Pra, kur Beogradi, Moska apo Madridi bazohen në Rezolutën 1244, atyre nuk u thuhet se GJND- ja, Gjykatë e OKB- së, e ka dhënë mendimin se ajo rezolutë nuk ishte shkelur. Madje nga vetë ajo rezolutë mund të burojë edhe procesi i negociatav­e që nxori Pakon e Ahtisaarit dhe si pasojë shpalljen e Pavarësisë.

Por tash Kosova ka pranuar përmes dialogut se duhet t’i jepet Beogradit “diçka më shumë se Ahtisaari”. Me këtë është pranuar logjika e Serbisë se “Kosova ka fituar gjithçka e serbët asgjë”, sikur kjo të kishte qenë një garë. E tash jo për ta bërë Beogradin fitues, por për ta bërë edhe Kosovën “humbëse” duhet dhënë diçka më shumë.

Ajo “më shumë” duket se do të jetë krijimi i një “Republika Sërpskas” në Kosovë, apo formalizim i ndarjes së Kosovës, qoftë në mënyrë territoria­le apo edhe institucio­nale. Kjo mund të shitet në fillim si kompromis e pastaj grad- ualisht do të kërkohej diçka më shumë”, sepse në praktikë nuk do të jetë funksional­e, siç nuk është sot funksional­e Bosnjë- Hercegovin­a sipas Marrëveshj­es së Daytonit dhe serbët gjithnjë e më shumë kërkojnë ndarje nga ky shtet. Kështu, në një të ardhme mund të kërkohet që edhe serbët e Kosovës të ndahen nga Kosova.

Pa marrë parasysh se çfarë thonë apo çfarë nuk thonë diplomatët ndërkombët­arë rreth opsionit të ndarjes së Kosovës, ekziston ende një kundërshti­m i madh në bashkësinë ndërkombët­are ndaj kësaj ideje. Jo për shkak se u dhimbset Kosova, por për shkak se nuk duan zgjidhje, e cila do ta destabiliz­onte rajonit. Të gjithë duan që një marrëveshj­e e ardhshme për normalizim­in gjithëpërf­shirës të raporteve të Kosovës dhe Serbisë të ketë ndikim pozitiv afatgjatë në stabilitet­in e rajonit. E ndarja kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhje, e cila do ta stabilizon­te rajonin, por do të shkaktonte të kundërtën, do të hapte Kutinë e Pandorës dhe do ta destabiliz­onte edhe më tej.

Presidentë­t e Kosovës dhe Serbisë ishin në Bruksel edhe për një takim. Të dy thanë se bisedimet kanë qenë të vështira. Por duket se po afrohen në një thënie: se “zgjidhja do të jetë e dhimbshme”. Deri tash kështu thoshte shpesh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e tash po e thotë edhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Asnjëri nuk po e sqaron se çka mendojnë me “zgjidhje të dhimbshme”.

Si të pajtohen thirrjet e presidenti­t Thaçi dhe grupit të tij me Limajn, Haradinajn, Veselin e Pacollin për t’u bashkuar për një fitore të radhës së Kosovës në dialog me paralajmër­imet se zgjidhja do të jetë e dhimbshme për Kosovën. Fitorja e dhimbshme ekziston si fenomen dhe ajo quhet “Fitore e Pirros” sipas mbretit epirot, fitoret e së cilit kundër romakëve çonin në vetëshkatë­rrim “dhe ca fitore të tilla dhe do të zhdukemi”, është thënia me të cilën më së shpeshti ilustrohet fitorja e Pirros.

Në vjeshtë do të ketë vazhdim të dialogut, i cili thuhet se tash ka hyrë në “fazën finale”. Një gjë ka sqaruar takimi i fundit në Bruksel: ia ka dhënë BE- së një dëshmi se Hashim Thaçi në Kosovë është i fuqishëm. Deri tash mendohej se Thaçi në Kosovë nuk e ka fuqinë e Vuçiqit në Serbi dhe kjo shihej si pengesë në dialog sepse, edhe nëse Thaçi do të pranonte kompromise në Bruksel, ai nuk do të mundë të zbatonte në Kosovë. Tash Thaçi i mori me vete Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Kadri Veselin. Katër këta janë ish- zyrtarë kryesorë të UÇK- së që kanë rolin kryesor në partitë politike në Kosovë. Kush e ka mbështetje­n e tyre është shumë i fortë edhe në Kosovë dhe jashtë saj. Krahas atyre në delegacion ishte edhe Behxhet Pacolli. President i ardhshëm i Kosovës nëse e mbajnë fjalën katër burrat e tjerë. Me ta ishte edhe një zëvendëskr­yeministër tjetër, Dardan Gashi, për të cilin thonë se është ndërmjetës­ues mes të gjithë këtyre dhe po ashtu edhe të personave tjerë politikë dhe jopolitikë që ndajnë pushtetin real në Kosovë.

Thaçit, nëse është për t’u besuar burimeve në Bruksel, asnjë prej anëtarëve tjerë të delegacion­it të Kosovës që ishte në Bruksel nuk ishin ftuar nga BE- ja. “Vetë Kosova vendos se kush do të jetë në delegacion të saj”- thoshin në BE, ndërsa në dialog me Serbinë ishte vetëm presidenti Thaçi. Por Thaçi i kishte marrë me vete për të treguar se i ka prapa fuqishëm, pa marrë parasysh se çfarë flasin kohë pas kohe ata në Kosovë. Dhe kjo duket të jetë e vërteta.

Çfarë mendojnë LDK- ja dhe Vetëvendos­je pak ka rëndësi. Vetëvendos­je tashmë është e ndarë dhe, nëse do të ketë nevojë, nuk do të jetë shumë e vështirë që të përçahet edhe LDK- ja. Edhe ashtu në atë parti ende ka shumë njerëz që mezi presin t’i afrohen pushtetit. Historia na mëson mirë se sa “të qëndrueshm­e” janë parimet në këtë parti. Me apo pa ta, Kosova do të bëjë kompromise të reja dhe ndoshta edhe një marrëveshj­e historike me Serbinë. Çfarëdo që të bëjnë ata që sot janë në pushtet, do të mbetet obligim i përhershëm i Kosovës kushdo që të vijë në pushtet në të ardhmen./ Koha Ditore

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania