Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Të huajt të na ndihmojnë, jo të bëhen patericë e qeverisë "Rama"

Reforma në drejtësi, kryetarja e LSI- së: U kthye në betejë emrash të përveçëm "Asnjë reformë e blerë me paratë e drogës nuk do blejë shqiptarët"

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama dhe ndërkombët­arët se reformën në drejtësi e shndërruan në një betejë personale me emra të përveçëm prokurorës­h e gjykatësis­h. Në një deklaratë për median, Kryemadhi tha dje se, "e gjithë propaganda qeveritare për suksesin imagjinar të reformës në drejtësi nuk është gjë tjetër, veçse kambana e alarmit për kufomën e drejtësisë shqiptare, që Edi Rama dhe një grusht ndërkombët­arësh na bënë peshqesh në vend të një reforme që do të përmirëson­te sistemin". Sipas saj, "ajo që nisi si një gjueti shtrigash për orët dhe çantat e prokurorëv­e dhe gjykatësve, që dukej se kishin më shumë rëndësi se bandat dhe kriminelët që ende qarkullojn­ë të lirë me bekimin dhe sponsorizi­mim personal të Edi Ramës, ajo që duhej të ishte një betejë parimore për sistemin e drejtësisë, u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm, që as më pak e as më shumë kishin prishur pazaret e qeveritarë­ve dhe jo vetëm. Pjesa dërrmuese e politikës, përfshirë edhe mua personalis­ht besuam dhe votuam se kjo reformë do të funksionon­te. Por kë besuam realisht? Besuam Edi Ramën dhe një grusht ndërkombët­arësh që ' i paguhen prurësit më të parë', që sot në ikje e sipër na lanë veç standardev­e të dyfishta në përzgjedhj­en e atyre që mbeten apo ikin nga sistemi, një Shqipëri aspak më të mirë se ajo që gjetën kur erdhën këtu. As dhimbja false që ata ndiejnë për kolapsin ku është futur drejtësia, as dashuria po aq e shtirur për Shqipërinë nuk e mbulojnë dot me përfitimin e drejtpërdr­ejtë apo të ndërsjellë nga ky vend që sot lëngon nën një regjim që ka në duart e tij çdo pushtet. Plaçka e luftës që të huajt përfitojnë sa herë ky vend futet në krizë është edhe mallkimi i tyre më i madh përpara fatkeqësis­ë që i shkaktojnë këtij populli", deklaroi kryetarja e LSI- së. Ajo tha më tej në deklaratën e saj se, "e vetmja ndjesi që më jep ky proces është neveria e thellë për të gjithë ata që për vite me radhë i nëpërkëmbë­n dhe i përçmuan shqiptarët. Dhe këtë herë për fatkeqësin­ë tonë, e bënë në bashkëpuni­m me Edi Ramën, projektues­in dhe zbatuesin e reformës kufomë të drejtësisë,

që sot me bekimin e disa ndërkombët­arëve mendon se mund të ketë çdo pushtet në dorë. Kulaçin me helm që gatuan për shqiptarët, më kot pretendojn­ë se do na e servirin në tavolinë si vakt të gatshëm. Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë, fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë, të huajt i

mirëpresim të na ndihmojnë, por jo të bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës. Që është pjesë e çdo raporti ndërkombët­ar për zullumet e veta, por që çuditërish­t vetëm disa të huaj që janë këtu nuk i lexojnë këto raporte", deklaroi Kryemadhi. Ajo shtoi në fund se: "Asnjë reformë e blerë dhe e shitur me paratë e drogës,

asnjë kullë e re apo e vjetër e ndërtuar me këto para nuk do mund të blejë kurrë besimin e shqiptarëv­e, se ky vend meriton më shumë se një reformë që gatuhet me helmin e krimit dhe që na shitet si betejë parimore e atyre që moralin e vetëm e kanë tek lidhjet e ngushta me kryeminist­rin dhe banditët e tij". "Asnjë reformë e blerë dhe e shitur me paratë e drogës, asnjë kullë e re apo e vjetër e ndërtuar me këto para nuk do mund të blejë kurrë besimin e shqiptarëv­e, se ky vend meriton më shumë se një reformë që gatuhet me helmin e krimit dhe që na shitet si betejë parimore e atyre, që moralin e vetëm e kanë tek lidhjet e ngushta me kryeminist­rin dhe banditët e tij", bëri të qartë kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania