Gazeta Shqiptare

Boçi: Vetingu jo objektiv, Rama ka shtrirë falangat në drejtësi

-

Deputeti

i Partisë Demokratik­e, Luciano Boçi, rea goi dje ndaj thirrjes së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonal, për të miratuar me urgjencë ligjin e Magjistrat­urës. Nëpërmjet një statusi në "Facebook", Boçi ka krahasuar ministren me "Qupën ose Çupën" te loja me letra, e cila ekziston në katër forma dhe ngjyra të ndryshme. Boçi thekson se deri para pak ditësh, ministrja e Drejtësisë e cilësonte KLD- në një "pjesë të zezë të historisë së drejtësisë", ndërsa sot kërkon që me ligj, t'i japë këtij institucio­ni emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të rinj. Ndërkohë, gjatë emisionit "Intervista e Ditës" me gazetarin e "GSH", Erjon Çiku, Boçi tha se procesi i vetingut dhe rivlerësim­it të gjyqtarëve nuk po bëhet në mënyrë objektive dhe kjo për shkak të ndërhyrjes së kryeminist­rit Edi Rama, që për opozitën po tenton të kapë sistemin e drejtësisë. Sipas deputetit demokrat, në seancat dëgjimore të vetingut deri më tani është vënë re një përzgjedhj­e selektive sa u përket prokurorëv­e dhe gjyqtarëve që kalojnë me sukses procesin e rivlerësim­it. Boçi thekson se ka gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë kapur me mosdeklari­m të saktë të pasurisë, apo pikëpyetje lidhur me pastërtinë e figurës së tyre, të cilët sërish kanë arritur të kalojnë vetingun. Në një kohë, ku po për të njëjtat pasaktësi, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar. Deputeti i PD- së nënvizon se kjo po bëhet me ndërhyrjen e kryeminist­rit Rama, që sipas tij ka shtrirë falangat edhe në sistemin e drejtësisë, i cili pa Gjykatën Kushtetues­e dhe atë të Lartë rrezikon të shkojë në kolaps. Për Boçin, shembull i tillë është edhe ligji për Shkollën e Magjistrat­urës, për të cilin thotë është një hap më tej i qeverisë për të kapur drejtësinë. Luçiano Boç thekson se nga ana e saj PD nuk po përpiqet të bllokojë reformën në drejtësi, por vetëm ta bëjë atë një proces objektiv, duke iu përmbajtur marrëveshj­es së korrikut të dy viteve më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania