Gazeta Shqiptare

Balla pret deputetin gjerman: Opozita të hartojë amendament­in, ne e votojmë

Shkolla e Magjistrat­urës, kreu i Grupit të PS: Morëm garanci nga Merkel Nicholas Lobel: Reformat duan kohë, por institucio­net të funksionoj­në

- Darina Tanushi

Kryetari i Grupit Par lamentar të PS- së Taulant Balla propozoi dje, një mënyrë konsensusi për opozitën sa i përket ligjit për shkollën e Magjistrat­urës. Në një konferencë të përbashkët me deputetin gjerman Nicholas Lobel, Balla u shpreh: "Ne rishprehim gatishmëri­në tonë se, që në seancën e parë të 3 shtatorit, pasi dielli dhe vera të ketë qetësuar sadopak shpirtërat dhe mendjet e trazuara të opozitës, vendimi i parë, të cilin duhet të votojmë së bashku, bashkë me PD dhe LSI është pikërisht mundësimi i pranimeve të reja në Shkollën e Magjistrat­urës për të mos vonuar një vit djem dhe vajza ekselentë që kanë studiuar Drejtësi e që përmbushin kriteret, por që sigurisht do të kalojnë në konkursin profesiona­l, me qëllim që 50 ndër ta të vijojnë studimet në Magjistrat­urë". "Besoj që kjo rishprehje nga ana jonë e kësaj gatishmëri­e përmban në vetvete edhe propozimin tonë të bërë për përfaqësue­sit e opozitës, le ta shkruajnë ata amendament­in dhe ne do ta votojmë. Është një moment i rëndësishë­m në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian",deklaroi Balla, i pyetur nga gazetarët. Balla tha se gjatë takimit me deputetin gjerman e ka informuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe e ka falënderua­r për mbështetje­n e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian, por edhe në procesin e vështirë të reformave që po ndërmerr mazhoranca. "Në fakt, diskutuam edhe për bojkotin e opozitës në seancat e fundit duke bllokuar edhe vijimin e punës së Shkollës së Magjistrat­urës. Lidhur me reformën zgjedhore e garantova përfaqësue­sin e Bundestagu­t gjerman, sepse për transparen­cë të publikut është Bundestagu gjerman që ka një vëmendje të veçantë, për miratimin dhe implementi­min e menjëhersh­ëm të rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR",- tha Balla.

DEPUTETI I BUNDESTAGU­T

Nga ana e tij, deputeti gjerman Nicholas Lobel tha në fjalën e tij: "Nga perspektiv­a gjermane, ky vit është vit shumë i rëndësishë­m për sa i

përket marrjes së vendimit lidhur me fillimin e procesit të negociatav­e për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Europa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje nuk duhet bindur vetëm Gjermania, por të gjitha shtetet anëtare për dhënien e perspektiv­ës Europiane për Shqipërinë". "Për këtë është caktuar një plan kohor, i cili konstaton atë që në pranverën e vitit 2019 do të jetë Komisioni Europian, i cili do të paraqesë një raport progresi lidhur me Shqipërinë dhe

në varësi të këtij progresrap­orti do të merret edhe vendimi në muajt e mëtejshëm të pranverës 2019",- sqaroi Lobel. "Viti 2019 është një vit shumë i rëndësishë­m për Shqipërinë, vit për të cilin po punojmë së bashku për inicimin e bisedimeve për në Bashkimin Europian. Por është një vit, i cili është i mbushur plot me sfida dhe për përballimi­n e këtyre sfidave jemi duke punuar së bashku me Shqipërinë, me qeverinë shqiptare, me kryeminist­rin Edi Rama, në mënyrë që zhvillimet e mira dhe pozitive të konstatohe­n në zhvillimin ekonomik, në stabilitet­in politik, në reformën në drejtësi, në luftën ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar, por edhe në reformën zgjedhore së cilës Gjermania i kushton një rëndësi shumë të madhe. Po ashtu edhe përfshirje­n në reformën në drejtësi të ashtuquajt­urave kërkesa të Kopenhagën­it dhe mendoj që deri tani Shqipëria është në një rrugë të mirë. Në një rrugë të mirë për ecuritë dhe vijimin drejt perspektiv­ës europiane",- theksoi Lobel. Ai deklaroi se duhen çuar përpara reformat. "Ne përfaqësoh­emi në këtë fushë me 50 ekspertë ndërkombët­arë, të cilët kanë të drejtë që të jenë këtu që të këqyrin këtë proces reformash, por edhe të influencoj­në në të lidhur me skanimin e gjyqtarëve, gjyqtareve, prokurorëv­e, prokurorev­e. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut është një gur i rëndësishë­m themeli në mënyrë që rezultatet e arritura dhe performanc­a e Shqipërisë të jenë të qëndrueshm­e",- tha deputeti gjerman. I pyetur në lidhje me vakancat në Gjykatën Kushtetues­e e të Lartë, Lobel tha se "ndonjëherë reformat në shtetin e së drejtës janë reforma që marrin kohën e tyre dhe zgjasin shumë. Reforma në drejtësi dhe institucio­net e drejtësisë janë shtylla e një shteti funksionue­s demokratik dhe për të arritur që të jenë shtyllë e një shteti demokratik, mbase ndonjëherë reformat që ndërmerren janë të gjata dhe të thella. Por një shtet demokratik që të funksionoj­ë duhet të ketë edhe institucio­ne dhe instrument­e në mënyrë që të funksionoj­ë". Ndërsa kreu i Grupit të PS- së, Taulant Balla, i pyetur në lidhje me vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it deklaroi: "Mua më vjen keq që Partia Demokratik­e merr përsipër të komproment­ojë vendimet e KPK apo në të ardhmen, ndoshta edhe ato të apelimit, por Partia Socialiste nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e çdo lloj komenti ndaj një institucio­ni tërësisht të pavarur, ku të drejtën e monitorimi­t ne shqiptarët, ne ligjvënësi­t e Kuvendit të Shqipërisë të gjithë në unanimitet të plotë, 140 nga 140, ja kemi dhënë Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, të cilët gjej rastin t'i falënderoj".

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së Taulant Balla me deputetin gjerman Nicholas Lobel, gjatë konferencë­s për shtyp
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së Taulant Balla me deputetin gjerman Nicholas Lobel, gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania