Gazeta Shqiptare

Reforma zgjedhore, Bledi Çuçi: Drafti do të jetë gati në shtator

Bashkëkrye­tari socialist: Depolitizi­m i administra­tës zgjedhore

-

Ndryshimet

në Kodin Zgjedhor do të jenë gati në sh tator. Ndonëse me vonesë pasi afati për të përfunduar ishte muaji korrik, bashkëkrye­tari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi është shprehur tashmë se janë në fazën e hartimit të draftit. Bashkëkrye­tari i këtij komisioni, Bledi Çuçi, tha se janë ata që do të bëjnë gati draftin që do të diskutohet e do të dërgohet për vendimmarr­je në parlament. "Këtu përfshihet gjetja e një mënyre për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore, mënyrën e financimit të partive, shpenzimet në fushatë. Pra, të gjitha këto që janë pjesë e rekomandim­eve të ODHIR do adresohen", u shpreh Çuçi, në një prononcim për Abc News. Në fakt, afati për ta finalizuar reformën zgjedhore ishte korriku. Por ndonëse kjo kërkesë e kreut të prezencës së OSBE- së në Tiranë nuk u përmbush nga komisioni i posaçëm, socialisti Çuçi thotë se do të bëhet e mundur që në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm në një bashki që ende nuk është përzgjedhu­r të pilotohet identifiki­mi elektronik i zgjedhësve. "Brenda qendrës së votimit, pra duke shmangur një proces që do kërkonte përdorimin e teknologji­së online, pra nuk do të ketë teknologji online, por brenda qendrës së votimit do të përdorim teknologji që do bëjë të mundur që të ruajë dhe formën tradiciona­le të votimit",- u shpreh Çuçi. Sa i përket votimit të emigrantëv­e, kjo është një temë ende në fazë diskutimi tha bashkëkrye­tari socialist i komisionit të reformës zgjedhore. "Çështja e ndryshimev­e kushtetues­e lidhet me një çështje të ndryshimit të sistemit elektoral dhe çështjet e ndryshimit sistemit elektoral tani nuk është një çështje për diskutim në komisionin parlamenta­r për reformën zgjedhore",- u shpreh Çuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania