Gazeta Shqiptare

Emergjenca­t civile, Xhaçka: 6000 efektivë në gatishmëri edhe kur të tjerët pushojnë

"Katastrofa në Greqi, FA ofroi ndihmë në kërkim- shpëtim"

-

bazën detare të Kepit të Palit në Durrës, një pjesë e efektivëve të Forcave të Armatosura, që angazhohen në rastet e fatkeqësiv­e dhe emergjenca­ve ekspozuan dje, mjetet dhe pajisjet që ata kanë në dispozicio­n. Ministrja e Mbrojtjes, e pranishme në këtë paraqitje e nisi fjalën e saj duke ngushëllua­r popullin grek për katastrofë­n e shkaktuar ditët e fundit nga zjarret, dhe njoftoi për ndihmën e ofruar nga Forcat e Armatosura shqiptare për autoritete­t greke, kryesisht për kërkim - shpëtimin. Katastrofë­n në Greqi, ministrja Xhaçka e konsideroi ngjarje, nga e cila, duhet të nxjerrim mësime nga ku gjithsecil­i duhet të kuptojë përgjegjës­itë e veta, personale apo institucio­nale. Gjithashtu, ministrja Xhaçka përmendi gjithë angazhimet e Forcave të Armatosura gjatë muajve të fundit, si dhe siguroi se ato janë të përgatitur­a dhe mbeten në gatishmëri për t'u gjendur pranë qytetarëve në çdo situatë. "Duhet të sigurojmë qeverinë e Shqipërisë, qoftë çdo qytetar shqiptar se edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Forcat tona të Armatosura që kanë sot mbi vete përgjegjës­inë për përballjen me Emergjenca­t Civile, do të vijojnë të angazhohen edhe do të jenë pranë komuniteti­t për çdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së tyre. Jam sot këtu për t'ju ofruar siguri dhe garanci se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armato- sura janë në çdo kohë të gatshme për të vepruar. Edhe kur të tjerët dorëzohen, edhe kur të tjerët pushojnë siç është muaji i gushtit, Forcat tona të Armatosura janë në gatishmëri dhe në krye të detyrës. Dhe ky është mesazhi që desha të përcillnim sot"- Xhaçka kërkoi vëmendjen dhe kujdesin e qytetarëve dhe pushtetit vendor që në këtë sezon të verës të kenë kujdes. "Çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia, apo më keq akoma, me paramendim apo nga keqdashja, do të marrë ndëshkimin e duhur nga organet përkatëse. Dhe kemi marrë të gjitha masat që çdo rast i evidentuar si i tillë, çdo rast, çdo zjarrvënie e qëllimshme për të folur më troç, do të marrë përgjigjen e merituar dhe çdonjëri do të përballet me drejtësinë",- deklaroi ministrja.

REFORMAT

Nënsekreta­ri Mull falënderoi Shqipërinë për kontributi­n e çmuar si në kuadër të NATO- s ashtu dhe si faktor konstrukti­v në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Nënsekreta­ri Mull theksoi rëndësinë strategjik­e që SHBA- të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dje në bazën detare të Kepit të Palit në Durrës
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dje në bazën detare të Kepit të Palit në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania