Gazeta Shqiptare

Bushati pritet nga nënsekreta­ri amerikan: Shqipëria, faktor strategjik në rajon

Ministri i Jashtëm në Ministeria­lin për "Liritë fetare" Stephen Mull: "SHBA, me fat që ka miq të tillë" Ndarja nga jeta e Adem Demaçit, politika shqiptare: Humbje për kombin shqiptar

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme gjendet në Uashington DC për të marrë pjesë në Ministeria­lin mbi "Lirinë fetare" me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Gjatë qëndrimit në Uashington DC, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Nënsekreta­rin e Shtetit për Çështjet Politike, Stephen Mull. Në takimin me Nënsekreta­rin Mull, Ministri Bushati vlerësoi mbështetje­n e vazhdueshm­e të SHBA- ve për sa i përket zbatimit të reformave të brendshme e kryesisht asaj në gjyqësor, si dhe në garantimin e sigurisë e stabilitet­it në rajonin e Ballkanit. SHBA- të duhet të vazhdojnë të jenë prezentë në BP, theksoi Bushati, jo vetëm si faktor paqeje dhe sigurie, por dhe si kundërbala­ncues i ndikimit të fuqive të treta në rajon. Nga ana e tij, Nënsekreta­ri Mull falënderoi Shqipërinë për kontributi­n e çmuar si në kuadër të NATOs ashtu dhe si faktor konstrukti­v në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nënsekreta­ri Mull theksoi rëndësinë strategjik­e që SHBA- të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme. Nënsekreta­ri Mull njohu po ashtu Ministrin Bushati me mesazhet kryesore të Samitit të Helsinkit si dhe me pikëpamjet e Departamen­tit të Shtetit mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimi Europian. Nënsekreta­ri i Shtetit për Çështjet Politike, në Departamen­tin e Shtetit shprehu mirënjohje­n dhe vlerësimin e SHBA- ve për partnerite­tin me Shqipërinë. "Këtë javë pata kënaqësinë të takoja Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Uashington për të diskutuar kontributi­n e madh të Shqipërisë në komuniteti­n Transatlan­tik. SHBA është me fat që ka miq të tillë", shkruan Mull në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim me Senatorin Roger Wicker, Kryetari i Komisionit OSCE- Helsinki. Ka

ndërruar jetë në moshën 82- vjeçare aktivisti i shquar nga Kosova, Adem Demaçi. Lajmin për vdekjen e Demacit e ka bërë të ditur nënkryetar­i i Kuvendit të Kosovë Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë. Pasi është mbajtur një minutë heshtje në nderim të aktivistit të njohur, seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të rinisur sot. Adem Demaçi u lind më 26 shkurt të vitit 1936. Ai është dënuar me njëzet e tetë vite burg në kohën e ish- Jugosllavi­së dhe ka mb- rojtur të drejtat dhe liritë e Kosovës. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut. Pas ndarjes nga jeta të aktivistit të shquar nga Kosova, Adem Demaçi, në moshën 82- vjeçare, politika shqiptare ka shprehur ngushëllim­et. Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama, kryetari i PD, Lulzim Basha apo dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehën keqardhje për këtë humbje. "Jam thellësish­t i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi. Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqi- ptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëv­e dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës",- shkroi dje, Meta. "Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzako­nshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha. Respekt!", u shpreh “Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllim­et tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendës­ueshëm, të domosdoshë­m si rrallëkush për ne dhe për kombin”.

Rama. Kreu i PD- së, Lulzim Bash u shpreh se "Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributi­t të tij të pavdekshëm për Kosovën". Edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha: "Adem Demaçi, tribun popullor, vigan i lirisë. Na dha forcën për të luftuar për lirinë. Na dha kurajën për t'i rezistuar të keqes. Na dha vizionin për të ndri- çuar të ardhmen. Na dha talentin për të ndërtuar Kosovën e lirë. Ademi na dha mençurinë e tolerancën për të falur".

 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në Uashington DC
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në Uashington DC
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania