Gazeta Shqiptare

Abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan, lirohet nga burgu ish- drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika

Dyshohet për akuzën e korrupsion­it pasiv, prokuroria: I shkaktuan 50 milionë euro dëm shtetit "Arrest shtëpie" për ish- zyrtarin, shkak gjendja jo e mirë shëndetëso­re

-

Dashamir Xhika, ishkreu i Autoriteti Rrugor u lirua nga qelitë e paraburgim­it me vendim të gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Ish- zyrtari u arrestua 6 muaj më parë pasi dyshohet për abuzime me fondet e rrugës Tiranë- Elbasan. Ditën e martë Gjykata e Apelit i ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie, me argumentim­in se ish- zyrtari nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetëso­re. Gjithashtu, në vendim theksohet se Xhika nuk është person me rrezikshmë­ri shoqërore dhe nuk ka mundësi që të prishë hetimet e për këto arsye duhet t'i zbutet masa e sigurisë. Në këto rrethana, gjykatësja Ilirjana Olldashi firmosi për ndryshimin e masës në "arrest shtëpie", në pritje për t'u përballur me gjykatën. Ish- kreu i Autoriteti­t Shqiptar të Rrugëve u prangos bashkë me disa zyrtarë të tjerë në muajin shkurt. Më herët Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish- drejtorin e Përgjithsh­ëm të Rrugëve dhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, të dyshuar për abuzime me fondet e rrugës Tiranë- Elbasan. Sipas prokuroris­ë, tre zyrtarët në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kanë bërë të paktën 12 amendime të kontratës fillestare, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej afro 50 milion euro.

HETIMI

Ndaj Dashamir Xhikës dhe dy ish- zyrtarëve të tjerë Albens Alite dhe Aksel Qurduka rëndojnë akuzat e

shpërdorim­it të detyrës, kryer në bashkëpuni­m dhe korrupsion­it pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi dyshohen për abuzime me fondet e rrugës Tiranë- Elbasan, si pasojë e të cilave i është shkaktuar

buxhetit të shtetit, një dëm prej 50 milionë euro. Edhe KLSH zbuloi shkelje në vitin 2016 për rrugën Tiranë- Elbasan dhe keqmenaxhi­m të projektit, por Ministria e Transporte­ve nuk mori masa. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se tre ish- zyrtarët në shkelje të detyrës dhe të ligjit, me veprime dhe mosveprime konkrete, me nënshkrime të amendimeve të kontratës për ndërtimin e rrugës, i kanë shkaktuar dëm të konsiderue­shëm buxhetit të shtetit. Gjithashtu, theksohet se tre ishzyrtarë­t kanë likuiduar punime të kontraktua­ra më parë, kanë krijuar vonesa në vendimmarr­jet për zgjidhjet teknike, dhe kanë pasur raste kur vlera e projektit të kontraktua­r është më e Ndaj Dashamir Xhikës rëndojnë akuzat e shpërdorim­it të detyrës, kryer në bashkëpuni­m dhe korrupsion­it pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi dyshohet për abuzime me fondet e rrugës TiranëElba­san, si pasojë e të cilave i është shkaktuar buxhetit të shtetit, një dëm prej 50 milionë euro.

lartë se ajo e diskutuar dhe e miratuar në parim nga këshilli teknik. Tre ish- zyrtarët sipas organit të akuzës, dyshohet se kanë vepruar me qëllim përfitimin e padrejtë monetar. Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretish­t shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë- Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009. "Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të ARRSH- së në periudhën tetor 2013- shtator 2017, është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Shpërdorim­it të detyrës'", thuhej në urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata për Xhikën më 1 shkurt. Ndërsa mëngjesin e 2 shkurtit u arrestuan edhe 5 personat e tjerë. "Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksionev­e që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprime­ve të kundërligj­shme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorim­in e fondeve publike në shumën rreth 50 milion euro, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit "Sistemim asfaltim rruga e Gjinarit", dhe objekti nuk është realizuar", thuhet në vendimin e gjykatës. Në kuadër të hetimit ndaj Xhikës, në Prokurorin­ë për Krime të Rënda kanë dhënë shpjegime dy ish- ministrat e Transporte­ve nga radhët e LSI- së, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi, ministri aktual Gjiknuri dhe mjaft zyrtarë e ish- zyrtarë të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania