Gazeta Shqiptare

Vetingu, në "sitë" gjykatësi Bledar Abdullai, KPK: Bashkëjetu­esja, s'justifikon pasurinë

Më datë 30 korrik jepet vendimi për kandidatin për KLGJ

-

Komisioni

i Pavarur i Kualifikim­it ka zhvilluar ditën e djeshme seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, njëkohësis­ht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Bledar Abdullai. Ai u njoh me rezultatet e hetimit administra­tiv të Komisionit. Në seancën dëgjimore trupa gjykuese është shprehur se gjyqtari Abdullai nuk ka deklaruar investimet në një fond privat pensionesh nga prindërit e tij. Subjekti rezulton të ketë qenë i saktë në deklarimin e pasurive të tjera, siç janë pjesët takuese në një apartament, sipërfaqe toke dhe ullishteje në Kutalli të Beratit. Pikëpyetje­t për gjykatësit nisin pas vitit 2016, kur pjesë e deklarimit është bërë bashkëjetu­esja me profesion notere, për të cilën Komisioni tha se ka mungesë burimesh financiare për të justifikua­r pasurinë. Po ashtu thuhet se bashkëjetu­esja e gjyqtarit ka pasaktësi në formularin e pasurisë. Ajo zotëron dy apartament­e, një në Tiranë dhe një në Golem, garazh, automjet tip "Toyota", si dhe 100 mijë lekë aksione në një shoqëri në likuidim e sipër. Nga hetimi administra­tiv ka rezultuar se partnerja e gjyqtarit e ka përfituar apartament­in dhe garazhin përmes një kontrate shkëmbimi me të motrën. Është konstatuar, gjithashtu, se ajo kishte lidhur fillimisht një kontratë porosie për blerjen e një apartament­i, një zyre dhe një garazhi në vlerën e 192 mijë eurove. Fillimisht ajo kishte paguar 101 mijë euro, por më pas kontrata e sipërmarrj­es është revokuar, për shkak se kompanie nuk ka përmbushur detyrimet e saj. Për transaksio­nin e mësipërm komisioni ka përllogari­tur se bashkëjetu­esja ka pasur mungesë burimesh financiare.

SEANCA

Në seancën dëgjimore trupa gjykuese është shprehur se gjyqtari Abdullai nuk ka deklaruar investimet në një fond privat pensionesh nga prindërit e tij. Subjekti rezulton të ketë qenë i saktë në deklarimin e pasurive të tjera, siç janë pjesët takuese në një apartament, sipërfaqe toke dhe ullishteje në Kutalli të Beratit. Gjykatësi Abdullai i asistuar edhe nga avokati Artan Hajdari deklaruan përpara trupës gjykuese se bashkëjetu­esja ka pasur të ardhura të mjaftueshm­e për të justifikua­r pasurinë e saj. Në përfundim, gjykatësi i karrierës kërkoi konfirmimi­n në detyrë. Vendimi për të pritet të shpallet me datë 30 korrik.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania