Gazeta Shqiptare

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM ankimon vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja

-

Kreu i Gjykatës Kushtetues­e Bashkim Dedja, i cili u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it dhe kaloi vetingun tani do të kalojë në një tjetër hallkë. Atij do t'i duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit ( KPA). Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka paraqitur ditën e djeshme një shkresë ku kërkon që kreu i Gjykatës Kushtetues­e duhet të kryer sërish rivlerësim­in e tij. Sipas Komisioner­it Publik, provat nuk arrinin në nivel të besueshëm.

Më herët gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më datë 8 qershor u konstatua se Bashkim Dedja nuk justifikon­te një shumë prej 15 mijë eurosh, të cilën e kishte marrë hua nga vëllai i tij. Sipas KPK- së, Dedja kishte paqartësi dhe para të pajustifik­uara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huatë për blerjen e një apartament­i në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: "Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlerë 118 mijë euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mijë euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mijë euro. Të ardhurat e tij, 35 mijë euro bashkë me bashkëshor­ten. Vlera e apartament­it ë shtë 180 mijë euro". Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit. Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartament­i 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpron­ësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartament­i është i tiji 100 %. Në lidhje me këtë, avokati sqaroi se vëllai i gjyqtarit, Mensur Dedja nuk ka marrë kurrë në jetën e tij kredi, por apartament­in e tij e ka vënë si kolateral në emër të nipit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania