Gazeta Shqiptare

Tentoi të abuzonte me 3 vajzat, gruaja: Ish- burri më kërcënoi, më tha: Po bëj plan të të vras

Natasha: Denonconi rastet e abuzimeve seksuale. Ish- bashkëshor­ti mohon akuzat: Je fundërrinë "Kemi urdhër mbrojtje, nuk mund të jetojë në një qytet me ne"

-

Abuzimi seksual me fëmijët është shndër ruar në një realitet të dhimbshëm në botën ku jetojmë. Një ngjarje e rëndë e dhunimit është bërë publike ditën e djeshme në emisionin ' Me zemër të hapur' në ' News24', ku një baba ka tentuar të abuzojë seksualish­t me tri vajzat.

Ka qenë pikërisht nëna e fëmijëve ajo e cila ka rrëfyer të vërtetën e hidhur. Mes tronditjes së thellë, Natasha tregoi momentin kur zbuloi ngjarjen e rëndë dhe masat që mori për të mbrojtur fëmijët e saj. Nëna e 6 fëmijëve nga dy martesa ka bërë denoncimin në polici dhe çështja është në hetim. Pavarësish­t se ngjarja vijon të jetë në hetim që prej 2013- ës, ajo pohoi se nuk do të ndalet me kaq, ndërsa jep mesazhin e fortë "denonconi rastet e abuzimeve seksuale". "Të gjithë ngjarjen e rëndë e zbuluam në vitin 2013. Kur më treguan vajzat, e takova diku jashtë. Ai ma mohoi ngjarjen. Por kërkoi që të bashkohesh­im. Dhe unë i thash që nëse të pranoj, i bie që jam si ty. Edhe në video që janë të regjistrua­ra, ai duket që prek fëmijët në vende intime. Më pas e mbajtën dy ditë në polici. Fëmijët prej 5 vitesh nuk duan t'ia dinë për babain. Ato duan që të ndërrojnë mbiemrin pasi nuk duan që të kenë lidhje me të. Edhe kur filmonte fëmijët, ai kishte filmuar pjesë nga gjoksi i vajzave. Këtë gjë e tregoi edhe vajza në polici. Isha dashuruar me djallin. Jeta atë ditë për mua ka mbaruar. Kur u përballëm në supermarke­t, më tha "po bëj plan që të të vras". Eja i thashë. Ne kemi urdhër mbrojtje dhe ai nuk mund të jetojë në një qytet me ne",- tha Natasha. Ndërkohë, në një lidhje telefonike ish- bashkëshor­ti i saj ka mohuar kategoriki­sht akuzat, ndërsa nuk kurseu akuzat për Natashën. "Ajo le të flasë për veten e vet se cila është. Të tregoj se si dështoi ajo me ato akuza. Të gjitha akuzat kanë rënë në shtetin belg. Janë pa prova dhe fakte të gjitha ato që thotë ajo. Ndaj ajo gënjen. Nëse analizoni personin e saj, ajo është një fundërrinë. Ajo për mua nuk ekziston", pohoi ai. Sakaq, Natasha shprehet se është e trembur nga fakti se ish- burri e ka kërcënuar me jetë, atë dhe fëmijët.

HISTORIA

Mes tronditjes, Natasha tregoi se në vitin 1994 u divorcua nga bashkëshor­ti i saj, pasi dashuria mes tyre kishte mbaruar, dhe nëna e tre fëmijëve të asaj kohe, dy vajzave dhe një djalë u dashura në vitin 1994 me Nevruz Herrin- inspektor krimesh në atë kohë në qytetin e Elbasanit. Nuk ishte e lehte për të dyja familjet, pasi dhe Nevruzi u divorcua nga nusja e tij, pasi dashuronte Natashën. Ata u martuan bashkë dhe sollën në jetë vajzën e parë në vitin 1995, pas tre vitesh vjen në jetë dhe vajza e dytë e tyre. Edhe pse kishin sjellë dy fëmijë, familjet e tyre këmbënguln­in që ata të ndaheshin. Për shumë vite Natasha nuk fliste me familjaret e saj, madje as në varrimin e nënës së saj nuk ka qenë, pasi familja nuk ia falte divorcin dhe martesën që bëri me Nevruzin. Në rrethana të tilla, çifti u detyrua në vitin 1998 të emigronte drejtë Belgjikës, ku në atë kohë Natasha ishte shtatzënë me djalin ( në muajin e 5- të). Ajo udhëtoi në mënyrë ilegale me gomone.

Ata u vendosen në Hasellt të Belgjikës dhe kërkuan azil ku dhe e fitojnë. Pas disa kohesh, Natasha përpos tre fëmijëve që kishte me Nevruzin mori në Belgjike dhe tre fëmijët e saj nga martesa e parë, dhe si një nënë e realizuar kur bashkoi familjen mendoi se kishte prekur lumturinë dhe po e jetonte atë. Ajo punonte me orë të zgjatura, ku të ardhurat që fituan i shpenzuan për blerjen e një shtëpie. Gjithçka u përmbys me 1 maj të vitit 2013 "Të gjithë ngjarjen e rëndë e zbuluam në vitin 2013. Kur më treguan vajzat, e takova diku jashtë. Ai ma mohoi ngjarjen. Por kërkoi që të bashkohesh­im. Dhe unë i thashë se nëse të pranoj, i bie që jam si ty. Edhe në video që janë të regjistrua­ra, ai duket që prek fëmijët në vende intime", tha nëna e 6 fëmijëve.

kur një nga vajzat që kishte sjellë në jetë me Nevruzin i tregon se babai kishte tentuar të abuzonte shumë herë me atë. Por situata rëndohet akoma më shumë, ku dhe dy vajzat nga martesa e parë i rrëfejnë nenës së tyre se Nevruzi kishte tentuar të abuzonte edhe me ato kur jetonin në Shqipëri. E tronditur, e shokuar, Natasha e merr bashkëshor­tin e saj në një ambient jashtë shtëpisë për t'i kërkuar atij të vërtetën. Por ai e mohon dhe largohet nga shtëpia përgjithmo­në. Nëna e 6 fëmijëve nga dy martesa ka bërë denoncimin në polici dhe çështja është në hetim në shtetin belg.

 ??  ?? Nëna e 6 fëmijëve në “News 24”
Nëna e 6 fëmijëve në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania