Gazeta Shqiptare

Skema e re e granteve për sipërmarrj­en, Ahmetaj: Mundësi punësimi për moshat e reja

Gjermania financon projektin me 440 mijë euro

-

Ditën

e djeshme, është paraqitur skema e granteve për sipërmarrj­en. Ky prezantim është bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili në fjalën e tij ka theksuar se programi "IDEA" do t'u japë mbështetje sipërmarrj­eve të reja. Ndërkohë ministri më tej bëri me dije se programi do t'u japë mbështetje moshave të reja, nga 19 deri në 34 vjeç. "Programi "IDEA" do t'u ofrojë mbështetje sipërmarrë­sve të rinj. Kjo skemë grantesh është financuar nga shteti gjerman në bashkëpuni­m me Ministrinë e Financave në vendin tonë e synon të mbështesë dhjetëra ide in-

PROGRAMI

"Projekt "IDEA" është një mundësi që i ofrohet moshave të reja nga 19 deri në 34 vjeç. Po të shikoni sfidën që ka ekonomia shqiptare është promovimi i punësimit të dy grupeve, të cilat janë akoma larg pritshmëri­së në aspektin e punësimit, pra mosha 19- 34 vjeç, dhe mosha mbi 50 vjeç. Ky program shkon drejtpërsë­drejti në thelb të objektivit të qeverisë për të promovuar këto kategori e për të marrë pjesë aktive në mundësitë e punësimit",- tha Ahmetaj.

ovative. Prioritet në këtë skemë do të kenë ndërmarrje­t, të cilat mbështetin punësimin te të rinjtë e moshave 19- 34 vjeç. "Projekt "IDEA" është një mundësi që i ofrohet moshave të reja nga 19 deri në

34 vjeç. Po të shikoni sfidën që ka ekonomia shqiptare është promovimi i punësimit të dy grupeve, të cilat janë akoma larg pritshmëri­së në aspektin e punësimit, pra mosha 19- 34 vjeç, dhe mosha mbi 50 vjeç.

Ky program shkon drejtpërsë­drejti në thelb të objektivit të qeverisë për të promovuar këto kategori e për të marrë pjesë aktive në mundësitë e punësimit",- tha Ahmetaj në fjalën e tij. Ndërkohë ky i fun- dit bëri me dije, gjithashtu, se nëpërmjet kësaj mbështetje­je qeveria gjermane ka vënë në dispozicio­n një fond prej 440 mijë eurosh dhe synon të sigurojë të paktën 110 grante për sipërmarrë­sit e rinj, por dhe ata ekzistues, duke siguruar në këtë mënyrë hapjen e 110 bizneseve. Me projektin e ri, qeveria synon të hapë 140 vende të reja pune dhe njëkohësis­ht fuqizimin e ndërmarrje­ve të vogla e të mesme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania