Gazeta Shqiptare

KLSH "gozhdon" spitalin e Traumës dhe Rajonalin e Shkodrës

Raporti/ Plot 212 milionë lekë për blerjen e medikament­eve, në kundërshti­m me ligjin Zbardhet abuzimi me miliona lekë gjatë 2016- 2017- ës

-

Gjatë viteve 2016 dhe 2017, Spitali Universi tar i Traumës, ka shpenzuar plot 212 milionë lekë për blerjen e medikament­eve dhe materialev­e mjekësore, në kundërshti­m me ligjin. Në këtë të fundit theksohet se është detyrë e Ministrisë së Shëndetësi­së që të kryejë procesin e blerjes së medikament­eve. Të dhënat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjatë auditimit në këtë spital ka zbuluar shkeljet tronditëse dhe ka kërkuar menjëherë nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë gjatë mbikëqyrje­s, KLSH ka arritur të zbardhë edhe shkelje të tjera të bëra nga ky spital. Sipas raportit përfundimt­ar janë konstatuar probleme për sa i përket koncesioni­t të sterilizim­it të instrument­eve kirurgjika­lë, për të cilin Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, vetëm për periudhën shtator- dhjetor 2017 ka paguar 81 milionë lekë. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije më tej se Spitali Universita­r i Traumës, deri më tani nuk ka bërë asnjë konfirmim apo monitorim lidhur me numrin e ndërhyrjev­e kirurgjika­le të kryera apo llojet e ndërhyrjev­e. Kështu kontrata e koncesioni­t është shkelur pasi për shërbimet e sipërpërme­ndura, është koncesiona­ri që paguhet nga FSDKSH- ja. Por gjatë auditimit në këtë spital është zbuluar, gjithashtu, se pajisjet mjekësore dhe të hotelerisë, që arrijnë vlerën prej rreth 707 milionë lekësh janë futur në magazinë pa çmime dhe pa faturë shitjeje. Ndërkaq, KLSH bën me dije se janë nxjerrë jashtë përdorimit aktive në vlerën e rreth 50 milionë lekësh, pa u zbatuar procedura ligjore e parashikua­r nga Ministria e Financave.

SHKELJET NË SPITALIN E SHKODRËS

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas auditimit që ka kryer në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka zbuluar se ky i fundit i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik mbi 20.5 milionë lekë. Në raport theksohet se janë konstatuar shkelje të rënda për sa i përket menaxhimit të fondeve dhe shpenzimev­e. Ky spital edhe pse ka paSur shërbimin e pandërprer­ë të dializës deri në 2016 ku rezulton dhe regjistri i fundit i pacientëve, e ka kaluar këtë shërbim tek privati me urdhër të Ministrisë së Shëndetësi­së. Si rezultat pajisjet ekzistuese të hemodializ­ës, rezultojnë se janë lënë të mbyllura tek reparti i vjetër i Hemo- Dializës dhe janë jashtë funksionit, për arsye të braktisjes dhe jo për arsye të mosfunksio­nimit. Vlera fillestare e investimit të kryer në vitin 2005, për repartin e Hemo- Dializës së është mbi 22 milionë lekë dhe

njëkohësis­ht duke llogaritur amortizimi­n në vite, vlera e makinerive mjekësore të Hemo- Dializës së vjetër, në momentin e abandonimi­t të tyre është mbi 11 milionë lekë. Sipas KLSH- së drejtori i Spitalit Rajonal duhet që të njoftonte ministrinë për ekzistencë­n e këtij reparti. Një tjetër shkelje e konstatuar ka të bëjmë me pagesë më të madhe se sa ishte kontrata për rikonstruk­sionin e reanimacio­nit. Abuzime ky spital ka kryer edhe në blerjen e medikament­eve për kimioterap­inë në vlerën e 800 mijë le-

këve.

Pagesat për largimet nga puna pa të drejtë i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në vlerën e 6.2 milionë lekë. Deri në fund të 2017 janë akumuluar një sasi e konsiderue­shme e medikament­eve të skaduara me vlerë 49.7 milionë lekë. Për të gjitha këto shkelje KLSH ka rekomandua­r gjithsej 35 masa organizati­ve, 10 masa për shpërblim dëmi dhe 13 masa disiplinor­e. Ndërkohë që është bërë edhe kallëzim penal në prokurori për ish- drejtorin e spitalit të Shkodrës. Një tjetër shkelje e konstatuar ka të bëjmë me pagesë më të madhe se sa ishte kontrata për ikonstruks­ionin e reanimacio­nit. Abuzime ky spital ka kryer edhe në blerjen e medikament­eve për kimioterap­inë në vlerën e 800 mijë lekëve. Pagesat për largimet nga puna pa të drejtë i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën e 6.2 milionë lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania