Gazeta Shqiptare

Sherri për rrugën e gurores, biznesmeni Ylli Salla nga Elbasani përplaset fizikisht me ish- ortakun

Përleshja mes palëve para Gjykatës së Apelit Vlorë

-

VLORË - Një seancë në Gjykatën e Apelit të Vlorës ka përfunduar dje në sherr masiv jashtë ambienteve të këtij institucio­ni. Pas konfrontim­it fizik për motive pronësie mes palëve në proces, janë plagosur tre persona, ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar nga policia. Mësohet se konflikti ka nisur për rrugën që të dërgon në një gurore në fshatin Lepenicë të bashkisë së Selenicës. Fillimisht gurorja ka qenë në bashkëpron­ësi të biznesmeni­t Ylli Salla nga Elbasani dhe Vendim Durmishajt, banor i zonës së Lepenicës. Durmishaj pretendon se ish- ortaku i tij, Salla ia mori padrejtësi­sht guroren me vendime të dyshimta në gjykata, ndaj

KONFLIKTI

Vendim Durmishaj nga Lepenica pretendon se ishortaku i tij, Ylli Salla ia mori padrejtësi­sht guroren me vendime të dyshimta në gjykata, ndaj dhe i bllokoi rrugën. Ai pohon se Salla nuk ka paguar shpenzimet për ndërtimin e rrugës, prandaj nuk e ka lejuar që të kalonte aty. Pas konfliktit mes tyre, çështja ka përfunduar në gjykatë.

dhe i bllokoi rrugën. Ai pohon se Ylli Salla nuk ka paguar shpenzimet për ndërtimin e rrugës, prandaj nuk e ka lejuar që të kalonte aty. Pas konfliktit mes tyre, çështja përfundoi në

gjykatë. E ndërsa, dje Apeli dha vendimin në favor të biznesmeni­t Ylli Salla nisi debati mes dy familjeve brenda ambienteve të gjykatës. Më pas, konflikti vazhdoi edhe jashtë saj me përplasje fizike dhe goditje me sende të forta. Për pasojë mbeti i dëmtuar një 53- vjeçar, me banim në Peqin, biznesmeni Salla si dhe Vendim Durmishaj me të birin. Me mbërritjen e policisë tre autorët e dyshuar të ngjarjes u shoqëruan në komisariat. Biznesmeni Ylli Salla që fitoi gjyqin, akuzon palën tjetër se i zunë pritë dhe e goditën me mjete të forta në kokë. Më kishin zënë pritë, nuk është hera e parë. Më goditën me doreza. Ai thotë se për shkak të këtij konflikti firma ka pezulluar aktiviteti­n prej dy vitesh",- u shpreh Salla. Nga ana tjetër, bashkëshor­tja e Vendim Durmishaj pretendon të kundërtën. "Bashkëshor­ti hapi një gurore dhe mori si ortak Ylli Sallën nga Elbasani. Pasi bëri dokumentet, ortaku i hoqi emrin burrit tim dhe e mori mbi vete guroren. Rrugën për te gurorja e ka bërë im shoq, ndërsa ka kontribuar dhe një firmë tjetër, ndaj ne kërkojmë që ai të na japë paratë dhe pastaj të kalojë. Në momentin që u futën në gjykatë, dikush provokoi aty dhe pati një konflikt dhe debatuan. Ylli Salla lajmëroi policinë. Erdhi policia dhe arrestuan disa vetë", u shpreh Alma Durmishaj.

 ??  ?? Biznesmeni Ylli Salla
Biznesmeni Ylli Salla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania