Gazeta Shqiptare

E vrau shoku me çekiç në kokë dhe e groposi, vëllai i viktimës: Shpresojmë të jetë gjallë

Donjet Beqiraj: Ka kaluar çdo afat ligjor. Prokuroria të zbardhë ngjarjen "Kreshniku rezulton të jetë i zhdukur. 5 muaj pas gjetjes së eshtrave ende s'ka dalë analiza e AND- së

-

Po bëhen afro 5 muaj nga gjetja e disa esh trave në fshatin Daullas të Fierit. Në atë kohë policia dhe prokuroria deklaruan se eshtrat i përkasin vëllait tim, Kreshnikut. Ekspertiza mjeko- ligjore konfirmoi se eshtrat janë të një mashkulli. Ndërkohë, ne jemi krejt të paqartë në lidhje me ngjarjen, pasi ende nuk është gjetur koka dhe nuk ka dalë analiza e AND- së. Ka kaluar çdo afat ligjor, dhe nuk e dimë nëse vëllai im është gjallë apo është vrarë nga personi i arrestuar, Albert Zekaj". Kështu deklaroi dje Donjet Beqiraj, vëllai i 36vjeçarit Kreshnik Beqiraj që u masakrua qershorin e vitit të kaluar nga shoku i tij, Albert Zekaj. Ndërkaq, Donjet Beqiraj u bënë apel strukturav­e të drejtësisë që të hetojnë lidhur me ngjarjen dhe ta zbardhin atë. Ai pohoi se ndonëse se Albert Zekaj nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe pranoi autorësinë e krimit dhe tregoi vendin ku ndodhej trupi i pajetë i Kreshnikut, vëllai i tij zyrtarisht rezulton i zhdukur dhe jo i vrarë. "Deri tani ne disponojmë vetëm të dhënat e deklaruara nga prokuroria e Fierit, ndërsa ende nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të bëhet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im, Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa se ai mund të jetë gjallë", tha Donjet Beqiraj. Ndërkohë, burime pranë organit të akuzës bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se është kryer ekspertiza mjeko- ligjore prej nga është konkluduar se trupi i gjetur është i seksit mashkull dhe i moshës së Kreshnikut, ndërkohë që koka e tij nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, pritet ende një përgjigje nga autoritete­t gjermane për analizën e AND- së. "Ne përderisa nuk kemi fakte zyrtare që im vëlla, Kreshniku ka vdekur, mendojmë se është gjallë",u shpreh Beqiraj.

NGJARJA

Më 8 mars të këtij viti, policia dhe prokuroria e Fierit arritën të zbardhnin vrasjen e 36- vjeçarit Kresh-

nik Beqiraj, banues në këtë qytet si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Malësia e Madhe. Pas disa muaj hetimesh, Zekaj pranoi krimin dhe rrëfeu para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi e kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun. Ndërsa dy ditë më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të

Bashkisë Fier. Por, pavarësish­t se ka pranuar autorësinë dhe ka treguar vendin ku kishte hedhur trupin e të ndjerit, Albert Zekaj nuk ka treguar ende motivin përse e vrau shokun e tij, i cili e kishte strehuar për dy vite në një banesë të marrë me qira në qytetin e Fierit. Në atë kohë u tha se Zekaj ishte shok me viktimën Kreshnik Beqirajn dhe se ishin njohur tre vite më parë në një burg në Belgjikë.

 ??  ?? Vendi ku u gjetën eshtrat
Vendi ku u gjetën eshtrat
 ??  ?? Vëllai i viktimës, Donjet Beqiraj
Vëllai i viktimës, Donjet Beqiraj
 ??  ?? Viktima Kreshnik Beqiraj
Viktima Kreshnik Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania