Gazeta Shqiptare

Prokuroria: Ja si është abuzuar ndër vite me fondet e klubit të futbollit "Vllaznia"

Transferta­t për llogari të futbollist­ëve e stafit s'përputhen me listëpages­at e shoqërisë "Blerjet dhe kontratat e ndryshme janë kryer pa procedurë prokurimi, s'dihet ku kanë shkuar paratë"

-

Një ditë pasi ish- ad ministrato­ri i klubit të futbollit "Vllaznia" sh. a., Neritan Kalamishi i konsideroi sulm politik dhe qesharake akuzat e ngritura ndaj tij për shpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me skandalin e fondeve të këtij klubi. Pas përfundimi­t të hetimeve për dy ish- administra­torët e Vllaznisë, Fatos Gjyrezi dhe Neritan Kalamishi si dhe ish- financieri Denis Fani, hetuesit e çështjes rendisin argumente të reja për abuzimet e bëra nga këta persona. Këta tre shtetas janë dërguar si të pandehur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 300 milionë lekësh të vjetër në total. PROKURORIA Mësohet se në dosjen e prokuroris­ë së qytetit verior për tre ish- zyrtarët e kuqebluve thuhet se blerjet dhe kontratat e ndryshme janë kryer pa procedurë prokurimi. Nga detajet e reja që përmban dosja ( sipas prokuroris­ë), dy ish- administra­torët dhe ish- financieri nuk kanë bërë asnjë studim të tregut në lidhje me vlerën e shërbimeve apo çmimin e mallrave të ofruara nga operatorë të ndryshëm në treg, por janë kontraktua­r ata operatorë ekonomike që kanë qenë të njohur prej administra­torëve të klubit apo personave të tjerë të njohur prej tyre. Nuk ka asnjë dokument apo akt formal dhe zyrtar, me anë të të cilit të provohet apo vërtetohet se si janë kontaktuar operatorët e ndryshëm ekonomikë, të cilët kanë ofruar shërbime apo kanë shitur mallra të ndryshëm për nevojat e klubit të futbollit "Vllaznia". Më tej, prokuroria pretendon se për shkak të mospasjes së një rregullore­je të miratuar në lidhje me pagat dhe nivelin e tyre për kategori të ndryshme të punësuaris­h si dhe moskryerje­s së veprimeve nëpërmjet arkës, nuk ka një pasqyrë apo situatë të saktë se ku kanë shkuar dhe përse janë shpenzuar paratë e klubit. Organi i akuzës bën me dije se nga ana e administra­torëve të klubit "Vllaznia" ndër vite janë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshti­m me ligjin "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin", qëllimi i të cilit është shmangia e shpërdorim­it, keqpërdori­mit dhe vjedhjes së pasurisë. Gjithashtu, edhe nga financieri i klubit janë kryer veprime dhe mosveprime në kundër-

shtim "Për kontabilit­etin dhe pasqyrat financiare". Ndërkaq, prokuroria në dosjen e saj bën të ditur se nga analiza e bankave të shoqërisë "Vllaznia" sh. a. rezulton se janë kryer transferta për llogari të futbollist­ëve/ lojtarëve dhe stafit tjetër të klubit, të cilat nuk përputhen me fondin e pagave të deklaruara në listëpages­at e shoqërisë. Sipas hetuesve të çështjes, kjo do të thotë se ndër vite për futbollist­ë të caktuar apo stafin tjetër të shoqërisë janë derdhur më pak ose më shumë paga sesa ato të pasqyruara në listëpages­at përkatëse të deklaruara për atë periudhë kohore. Madje, nga ana e klubit janë bërë derdhje/ kreditim pagash për futbollist­ë/ lojtarë apo stafin e tij administra­tiv, ndërkohë që në listëpages­at e asaj periudhë kohore këta persona nuk kanë qenë fare të deklaruar. Sipas prokuroris­ë, këto veprime të kryera nga financieri i shoqërisë janë kryer në kundërshti­m me disa ligje në fuqi. Tashmë, dy ish- administra­torët Fatos Gjyrezi, Neritan Kalamishi dhe ish- financieri, Denis Fani do të duhet të përballen me Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër pas akuzave të ngritura nga prokuroria.

 ??  ?? Ekipi i Vllaznisë
Ekipi i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania