Gazeta Shqiptare

Për artistët rezistentë

“Një popull që nuk ndihmon dhe nuk nxit teatrin e tij, nëse nuk ka vdekur, është në hjekë e sipër”

-

hur në thelbin e vet më të errët; nuk është sëmundje sipërfaqës­ore, që lidhet me veprën dhe veprimtari­në, por sëmundje me rrënjë të thella, që do të thotë sëmundje organizimi. Për sa kohë aktorë dhe autorë do të jenë në duar sipërmarrj­esh kryekëput komerciale, sipërmarrj­e të lira dhe pa kontroll letrar e shtetëror të asnjë lloji, aktorë dhe autorë, dhe i gjithë teatri tok me ta do të bjerren përditë më shumë, pa shpëtim.

Teatri duhet t’i imponohet publikut dhe jo publiku teatrit. Për këtë, aktorët duhet t’i veshin vetes, sikur ta paguajnë edhe me gjak, autoritet të madh. Sepse publiku i teatrit është si kalamajtë e shkollave: admiron mësuesin e rreptë dhe hijerëndë që kërkon dhe bën drejtësi, ndërsa mbush me gjilpëra karriget ku ulen mësuesit e druajtur dhe lajkatarë, që as japin mësim dhe as marrin.

Publikut i duhet dhënë mësim, sepse vite të shkuara kam parë të fishkëllej­në një Debussy dhe një Ravel, ndërsa kam qenë mandej i pranishëm gjatë brohoritje­ve të potershme, të cilat një publik popullor u bënte veprave më parë të refuzuara. Ishin autorët që u patën imponuar nëpërmjet një kriteri të lartë autoriteti ndaj atij publiku të rëndomtë, si Wedekind në Gjermani, Pirandello në Itali dhe sa të tjerë.

Është e domosdoshm­e të bëhet kjo për të mirën e teatrit dhe për lavdinë dhe hierarkinë e interpretu­esve. Duhen mbajtur qëndrime të denja, me sigurinë se kanë për t’u shpërblyer, madje me të tepërt. E kundërta është të dridhesh nga frika mbrapa kuintave dhe ta vrasësh fantazinë, imagjinatë­n dhe magjepsjen e teatrit, që ësh- të gjithnjë - gjithnjë! - art dhe do të jetë gjithnjë art sipëror, ndonëse pati një epokë kur quhej art gjithë sa na pëlqente, për të prishur atmosferën, për të shkatërrua­r poezinë dhe për ta bërë skenën një dabëllhane.

Art përmbi gjithçka. Art shumë fisnik, ndërsa ju, të dashur aktorë, jeni artistë përm- bi gjithçka. Artistë nga koka te këmbët, përderisa nga dashuria dhe pasioni jeni ngjitur në atë botë trillane e të dhimbshme që quhet skenë. Artistë për nga okupimi dhe preokupimi. Që nga teatri më modest, deri te më madhështor­i duhet shkruar fjala “Art”, në salla dhe në kamerina, sepse përndryshe do të na duhet të vëmë fjalën “Tregti” ose ndonjë fjalë tjetër që nuk ma nxë goja.

Unë pres gjithnjë për teatrin ardhjen e dritës prej së larti, prej Parajsës. Kur ata të së lartave të zbresin në ndenjëset e platesë, gjithçka do të zgjidhet. Dekadenca e teatrit mua më duket budallallë­k. Ata që janë lart, nuk kanë parë Otellon, as Hamletin, asgjë prej gjëje, të gjorët ata! Ah si do të dinë të shohin kur t’i shohin! Kam parashikua­r në Alikante se si gjithë një fshat do të mbante radhë për të parë një pjesë nga kulmi i teatrit klasik spanjoll: “Jeta është ëndërr” të Calderonit. E ndjenin dhe ç’të ndjerë! E pra për ta kuptuar atë nevojiten gjithë dritat e teologjisë. Nuk e kishte gabim Molière- i që ia lexonte më parë pjesët e veta kuzhiniere­s”. * * * ( Përktheu dhe përgatiti, Aurel Plasari me shënimin: Nganjëherë harrohet që Lorca pati qenë jo vetëm autor dramash, por edhe regjisor dhe madje themelues e drejtues i një teatri eksperimen­tal “universita­r”. Nga: Federico García Lorca. Charla sobre teatro, 2 de febrero, 1935, d. m. th. një vit para vrasjes.)

 ??  ?? Federico García Lorca
Federico García Lorca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania