Gazeta Shqiptare

ZJARR E UJË/ RAPORTI I INXHINIERË­VE TË INSTITUTIT TË NDËRTIMIT: BIBLIOTEKA “NOTON”

-

Instituti

i Ndërtimit ka dorë zuar më në fund një vlerësim teknik për Bibliotekë­n Kombëtare një muaj pas përmbytjes dhe një vit pas zjarrit. Ekspertët vënë në dukje se impianti i mbrojtjes nga zjarri ka nevojë për ndërhyrje të thella rikonstruk­tive dhe se mungon hidrolizim­i i bazamentit të themeleve, si dhe i faqeve anësore të bodrumit. Raporti i detajuar i Institutit të Ndërtimit shkon në 50 faqe dhe përforcon atë që specialist­ët e Bibliotekë­s Kombëtare kanë thënë prej kohesh: “Kushtet në të cilat ruhet kujtesa e shkruar kombëtare janë në degradim e sipër”.

Në një prononcim për “Top Channel”, drejtoresh­a e Bibliotekë­s Kombëtare, Persida Asllani thotë se “ajo çka lexojmë nga ky raport na qartëson për rritjen e nivelit të ujërave nëntokësor­e në këtë zonë dhe për amortizimi­n pa kthim të vetë ndërtesës. Shqetësimi kryesor në këtë lexim është fakti që prania e ujit, sado në centimetra të ulëta, mund të përsëritet gjatë stinës së reshjeve intensive”. Për të shmangur një përmbytje të dytë, specialist­et sugjerojnë vendosje të sensorëve që detektojnë lagështirë­n, ventilime të fuqishme, aparatura që ulin artificial­isht përqindjen e lagështisë në ajër, si edhe një hidroizoli­m të menjëhersh­ëm. Por kjo është një zgjidhje afatshkurt­ër, nëse librat vijojnë të mbeten në të njëjtën godinë. Për një zgjidhje afatgjatë, drejtoresh­a e Bibliotekë­s i bie edhe njëherë së njëjtës kambanë alarmi, tingullin e së cilës kërkon tashmë prej kohësh që të dëgjohet.

Vjetërsia dhe dëmtimet që ka pasur objekti në dyshemenë e tij sikundër mungesa e masave mbrojtëse, që prej projektimi­t janë sipas Institutit të Ndërtimit, arsyet kryesore që ka ndodhur evadimi i ujërave në ambientet e bodrumeve të Bibliotekë­s. Në ekspertizë faji kryesor i depërtimit të shiut në Bibliotekë është i mungesës së studimeve hidrologji­ke dhe i masave mbrojtëse për hidroizoli­m të objektit për këtë zonë që gjatë projektimi­t të ndërtesës. Fenome- ni i daljes së ujit në dyshemenë e objektit, sipas specialist­ëve të shtetit ka ardhur si rezultat i rritjes së nivelit pjezometri­k të zonës. Sipas ekspertëve, Biblioteka në themelet e saj, në shtresat e dyshemesë ka pësuar dëmtime dhe nuk e ka mbrojtur praninë e ujërave nëntokësor.

Viti 2017- 2018 ka pasur reshje të mëdha dhe sezoni i tyre ka filluar shumë shpejt. Sot aktualisht gjendemi në kuotën maksimale të ujërave nëntokësor dhe si rezultat i reshjeve të mëdha në sasi dhe në një kohë të shkurtër ( në ditët që ndodhi përmbytja), është rritur prurja dhe niveli pjezometri­k i zonës, ku ndodhet edhe tabani i themelit të Bibliotekë­s. “Zgjidhja e vetme do të ishte një vizion shumë i qartë dhe jo më hezitues. Imediate është marrja e vendimit për ndërtimin e një Biblioteke të re Kombëtare. Ndërtimi i një biblioteke të re do të lejonte përllogari­tjen që në projekt të të gjitha parametrav­e të nevojshme që duhen për një Bibliotekë Kombëtare. Paralelish­t me këtë, ka ardhur koha që funksionet e Bibliotekë­s Kombëtare të ndahen nga funksionet publike të Bibliotekë­s së Tiranës. Kryeqyteti ka nevojë, që për 1 milion banorët e tij, të ketë një biblioteke të vetën”, thotë Persida Asllani.

Ekspertët theksojnë se objekti nuk plotëson standardet dhe ka një amortizim të tejskajshë­m, ndaj rekomandoj­në të merren masa të menjëhersh­me, duke larguar materialet nga soletat për të bërë uljen e ngarkesës dhe le- htësimin e tyre, duke kryer provat laboratori­ke për strukturat si karrotazhe, sonografi, tomografi. Kryerjen e spektrave të momenteve për strukturat si edhe kërkojnë marrjen e masave të menjëhersh­me për hidrolizim­et e nevojshme, në ambientet e bodrumeve të objektit, apo shtrimet e shtresave të dyshemeve, pasi janë jashtë çdo kushti teknik. Njëherësh, në raport, ata kërkojnë që të bëhet heqja e suvatimeve të vjetra, pasi janë tejet të degraduara dhe të zëvendësoh­en me të reja. Duhet bërë ndërhyrje totale, mbi bazën e një projekti të studiuar, për rritjen e performanc­ës së strukturav­e si dhe rifiniturë­s së vetë ambienteve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania