Gazeta Shqiptare

Pse ikin shqiptarët?

-

të Purgatori, ku shpirtrat presin derisa të merret vendimi. Pritja dhe durimi janë pjesë e kësaj bote. Derisa mirëqenien e kanë arritur shumë të tjerë para nesh, duhet të gjejmë rrugëzgjid­hjen se çfarë nuk funksionon në mekanizmin tonë shoqëror. Pritshmëri­a quhet punë, siguri, mirëqenie, besim. Njerëzit duan punë dhe punë s’ka. Kjo është e vërteta që nuk duan ta pranojnë ata që kanë marrë përsipër të krijojnë politika efikase punësimi. Njerëzit kërkojnë shpresë, e shpresë nuk ka. Kërkojnë dritë në fund të tunelit dhe nuk ka tunel fare, vetëm një mur i ftohtë dhe i heshtur. Një “mal që s’bëzan”.

Dikush përpiqet ta justifikoj­ë këtë situatë dhe realitet “oruellian” me faktin se lëvizja e lirë, migracioni dhe emigracion­i është një fenomen global dhe i vjetër sa vetë njerëzimi. Po, janë argumente të sakta dhe të vërteta, por unë mendoj se kryefjala e largimit të shqiptarëv­e nuk është kjo, por zhgënjimi. Varfëria, mashtrimi, mospërfaqë­simi, papunësia, mungesa e shpresës.

Vërtetë emigrimi masiv i shqiptarëv­e është një fenomen historikis­ht i njohur, si në atdheun nënë, ashtu edhe në trojet tona jashtë kufijve natyrorë të Shqipërisë. Duke iu kthyer kujtesës, sjellim nëpër mend se shpërngulj­et e para drejt Perëndimit, që fillojnë në shekullin e XV, pas pushtimit otoman dhe rënies së epokës skënderbei­ane. Ato emigrime vijuan edhe në kohërat moderne, në fillim të shekullit XXI dhe sidomos në shekullin XX, ku mund të kujtojmë vitet 1914, 1924, për të kulmuar me zbarkimin biblik të shqiptarëv­e drejt brigjeve italiane në vitet ‘ 90 apo gjatë vitit të mbrapshtë 1997.

Pas procesit të liberalizi­mit të vizave, ky fenomen duket sikur u kufizua, por a ishte ky një iluzion? Tashmë fenomeni emigracion është rilindur, ndaj vazhdojmë të pyesim dhe të kërkojmë “pse”- të, pasi eksodi i pashpallur i periudhës së fundit ka kapërcyer çdo parashikim, duke rrezikuar zbrazjen e vendit.

Pse po largohen shqiptarët? Personalis­ht ( pavarësish­t nga ato që broçkullis­in politikanë­t) mendoj se dështimi 28- vjeçar i proceseve të integrimit është arsyeja pse shqiptarët dhe veçanërish­t të rinjtë po largohen nga vendi. Ata nuk shohin perspektiv­ë. Madje, ka dalë një thënie se: “Nëse BE nuk vjen tek ne, atëherë shkojmë ne tek ajo”.

Rruga për integrimin në Bashkimin Evropian që na është servirur si “Tokë e Premtuar” është akoma e gjatë dhe e papërcaktu­ar qartë. Deri kur do të vazhdojmë këtë rrugëtim “nëpër shkretëtir­ë”? U dashkan 40 vjet? Ëndrra evropiane herë- herë i ngjan “mollës së ndalume”. Kur kujtojmë se jemi më afër me BE- në, aq më pak realiteti politik dhe social, i zhytur në zhgënjim, korrupsion dhe padrejtësi, i përngjan “zhgjëndrrë­s evropiane”. Integrimi nuk po shihet më si shpresë për përmirësim, por si e vetmja mundësi për të ndaluar degradimin.

Shqiptarët ikin se duan të jetojnë si evropianë jo vetëm nga ana gjeografik­e, por edhe nga ana materiale, shpirtëror­e e kulturore, pasi siç shkruan edhe Paul Valéry: “Është absolutish­t evropiane gjithçka që vjen nga tri burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”. Dhe shqiptarët ( duan apo nuk duan politikanë­t) jetojnë në shekuj në rrjedhën e këtyre tri burimeve, nga të cilat sot kemi pasuri e krijimtari të shumta, pjesë të trashëgimi­së kulturore kombëtare.

Shqiptarët ikin, se u lodhën me paaftësinë e “elitave” për të bashkëpunu­ar mes njëra- tjetrës dhe për ta shtyrë përpara vendin drejt integrimit. U lodhën me barrikadat partiake, ku njëra palë flet e mburret për suksese të papara më parë dhe pala tjetër thotë që jemi në një ferr të vërtetë; ku nuk ka bashkëndar­je dhe mënyrë demokratik­e e të sinqertë të zgjidhjes së problemeve, por vazhdon monologu. Bashkëpuni­mi duket “mission impossible”. Një nga themeluesi­t e lëvizjes analitike të filozofisë anglo- amerikane, Bertrand Russell thoshte: “E vetmja gjë që do ta shpëtojë njerëzimin është bashkëpuni­mi”. Ky bashkëpuni­m jo vetëm do të shkurtonte kohën e integrimit, por do të mbyllte njëherë e mirë plagët. Por “elitat” tona të katapultua­ra ( nëse mund të quhen të tilla) me paaftësinë e tyre dhe mungesën e konsensusi­t politik edhe për probleme madhore të shoqërisë shqiptare vazhdojnë akuzojnë njëra- tjetrën me epitete nga më kriminalet. Ato grabitën pasurinë publike, legalizuan kulturën e mosndëshki­mit dhe kriminaliz­uan shoqërinë. Në vend ta shpëtonin këtë vend, ato e groposën thellë e më thellë, në kufijtë e degradimit.

Shqiptarët ikin për t’i shpëtuar rrezikut të degradimit, ku një “meritë” migjeniane, për këtë ikje ka edhe faktori ndërkombët­ar, i cili më shumë se për mirëqenien dhe demokracin­ë, ka theksuar stabilitet­in. Madje, janë ata që shpikën enkas edhe termin Asocim- Stabilizim.

Si mund të harrojnë shqiptarët mbështetje­n që aktorë të fuqishëm ndërkombët­arë ( organizma, apo politikanë) i kanë dhënë jo rrallë pushtetarë­ve autoritarë, apo institucio­net të dala nga zgjedhjet e manipuluar­a. Nuk ka ngelur drejtues i këtij shteti në këto 28 vite, që nuk e kanë etiketuar si “burrë shteti”, madje në jo pak raste pas ngjarjeve tragjike që kalonim ne shqiptarët e thjeshtë.

Shqiptarët ikin se biznesi kryesor në Shqipëri vijon të jetë politika dhe politika si burim biznesi, e ka thuajse të pamundur të prodhojë politika pozitive për shumicën qytetare në nevojë. Informalit­eti, korrupsion­i, monopolet ia marrin frymën ekonomisë paralizojn­ë zhvillimin. Shoqëria jonë sot nuk ka kohezionin e duhur social, mungon mirëkuptim­i i ndërsjellë­t dhe formimi i vullnetit kolektiv. Pabarazia sociale sa vjen e thellohet, duke rendur drejt greminave. Dihet mirë se ku të shpie pabarazia. Ajo pjell indoktrini­min e qytetarëve me ideologji të mbrapshta, zhvlerëson vlerat e demokracis­ë dhe shkatërron çdo shpresë dhe besim. Me të drejtë, znj. Alina Mungiu- Pippidi, eksperte e mirëqeveri­sjes për institucio­net e BE- së, radhit korrupsion­in si një nga shkaktarët kryesorë të emigracion­it: “Një arsye kryesore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre, me përjashtim të një lufte civile, është... kur shoqëria nuk është e bazuar mbi meritat”.

Shqiptarët ikin, se në Shqipëri ka vetëm dy standarde të të jetuari: niveli “Manhatan”, ku jetojnë njerëzit e politikës dhe të medieve dhe niveli “geto”, ku duhet të jetojnë shqiptarët e tjerë. Të parët kanë humbur sensin e ndjeshmëri­së dhe të reagimit, kanë humbur përgjegjës­inë qytetare dhe të detyrimit publik në raste të tilla. Si ka mundësi që atje ku ka krom, ka varfëri madje ekstreme?! Atje ku ka naftë, ka të papunë?! Atje ku ka ujëra, pyje dhe burime natyrore përrallore, po atje ka varfëri?!

Shqiptarët ikin, se klasa politike në këtë çereksheku­lli në postdiktat­urë, në mënyrën më paradoksal­e ka krijuar hendek të madh me qytetarët, sidomos me ata në nevojë dhe ka humbur sensin e reagimit, përgjegjës­isë dhe detyrimit në raste të tilla. Ato kanë hapur një gropë ku një ditë do të biem të gjithë brenda. Në shoqëritë informale është e domosdoshm­e që shteti të tregojë karakterin e tij represiv, por krahas saj duhet edhe një fytyrë humane e tij, një imazh më paternalis­t është i nevojshëm. Shteti duhet të përdorë në masë proporcion­ale kërbaçin dhe kulaçin.

“Ndihem e pasur - thotë kancelarja gjermane Angela Merkel - kur populli im ka një ekonomi, arsim, shëndetësi të fortë, si edhe drejtësi e barazi për të gjithë”.

Shqiptarët ikin, se tregu politik shqiptar është mbushur me shpifje, sharje, akuza dhe kundërakuz­a. Këto prurje toksike të politikës shtohen përherë e më shumë, ato vetëm ndotin mjedisin më shumë se plehrat dhe mbeturinat, të cilat njerëzit i hedhin në kazanë. Këto “mbetje toksike” që prodhohen me shumicë nga politika nuk hidhen në kazanë, nuk ka impiante për t’i përpunuar, ato shpërndahe­n në mjetet e informimit dhe i ofrohen publikut si ushqim shpirtëror.

Shqiptarët ikin, se është e vështirë t’u ngjallësh shpresën edhe duke sjellë në vëmendje të madhin Martin Luter King, i cili edhe pse në kushte shumë më të vështira, apelonte: “Motra dhe vëllezër, të mos biem në humnerën e dëshpërimi­t. Edhe pse po përballemi me vështirësi të mëdha, unë ende kam një ëndërr”, që ne shqiptarët e thjeshtë të vazhdojmë me sforco ëndrrën e viteve ‘ 90, për të ardhur dita të jetojmë në një Shqipëri, ku jeta është më e mirë, më e begatë, më e sigurt, më e kënaqshme, me mundësi për këdo sipas arritjeve ose aftësive.

Për të parandalua­r ikjen e shqiptarëv­e është domosdoshm­ëri zbatimi i një politike apo shum ë politikave bashkëpunu­ese e të gjithëpran­uara kundër tiranisë, varfërisë dhe pabarazisë, si armiqtë më të rrezikshëm të shoqërisë shqiptare.

Sot jemi në emergjencë për të “dekriminal­izuar varfërinë”, pasi çdo qenie humane në çdo cep të botës nuk mund të rinte e qetë kur vë në gjumë fëmijët pa ngenë një copë bukë. Ajo do dilte rrugëve dhe ku të mundte të lypte, të kërkonte në plehrat, të thyente, të vidhte. Është në të drejtën dhe detyrimin biologjik të saj të bënte gjithçka. Nuk është krim çfarëdo të bësh për të gjetur bukë për fëmijët.

Është e domosdoshm­e që ky vend të qeveriset, siç shkruan miku im, profesori dhe shtetari i nderuar Ylli Çabiri: “… problemi themelor i Shqipërisë nuk ka qenë krimi i organizuar, por shteti i çorganizua­r. Krimi, trafiku, varfëria, papunësia, droga, mungesa e drejtësisë janë para së gjithash pasoja të qeverisjes së çorganizua­r. Problemi nuk është thjesht të përmirësoj­më qeverisjen. Reformimi thelbësor dhe sa më i shpejtë i qeverisjes duhet të jetë mbireforma! Pa reformuar qeverisjen, nuk mund të realizohet asgjë dhe ky është një parakusht i domosdoshë­m për çdo reformë e ndryshim tjetër...”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania