Gazeta Shqiptare

A varroseshi­n shqiptarët?!

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... i gjithë grupi i turistëve të huaj priste pa pipëtirë përgjigjen time. Nuk e mohoj se më befasoi me pyetjen, por më shumë kinse naivitetin që mbante pak si shumë erë keqdashje. Heshta një moment. Doja t’i kthehesha keq, por kështu do t’i jepja ‘ një provë’ më shumë për ne shqiptarët ‘ e pagdhendur’. – Po të përgjigjem me një pyetje, i thashë. - Ku mund t’i çonim në gjykimin tuaj të vdekurit, kur e mbyllnim udhëtimin e jetës?!”. Topitja e turistëve u kthye pakëz në ilaritet mes grupit dhe situata u kalua disi, por jo makthi tek shoqëruesi i vjetër, që tregon një situatë të zakonshme me grupet e shumta të turizmit, që vinë sot në Shqipëri. ... Shqipëria në sytë e të huajve vjen sërish përmes një propagande, që duhet thënë se nuk është gjithëherë­t miqësore. Veç stereotipi­t të shqiptarit shpërndarë­s droge, bandit, hajdut dhe më së shumti vrasës, që shoqëron episodet në filma, kemi shqiptarin e çakorduar dhe pa sens i etur për rrëmujë dhe pa rregullat bazikë të qytetërimi­t. Kinematogr­afia e huaj e ka ushqyer mirë, kurse shkrimet e shumë artikullsh­kruesve vendës e të huaj e kanë konfirmuar këtë shpesh në mënyra krejt hipotetike. Mjafton një rast kundravajt­je i rëndomtë, që të shumëzohet paraqitja e shqiptarit të papërgjegj­shëm dhe të destinuar për të bërë keq dhe tollovi. Ka kaluar disi zhurma e periudhës së trafikut të femrave, por shqiptarit i janë veshur atribute të reja, atij të transportu­esit rëndom të drogës dhe shpesh vrasësit. I gjithë ky peizazh i tanishëm social i vishet atij të shkuar, për të cilin mungonin realisht referencat veç hamendësir­ave. Ndaj, pyetjet e të huajve që vinë përherë e më shumë në Shqipëri, jo pak herë janë nga më të habitshmet. A kishit televizor në socializëm?! A bënit pushime? Keni pasur universite­t? A ishte e vërtetë që hanit bashkë të gjithë në një pjatë të madhe? A rrinin të ndarë burrat dhe gratë? Keni pasur teatër? Miku ynë, që tashmë në pension bën guidën, të rreshton pyetje pa fund të turistëve që të trembin me mungesën e njohjes, por edhe fuqinë e errët të propagandë­s, bërë dhe vazhdon të bëhet ndaj Shqipërisë. Ndonëse kanë kaluar vite dhe dekada, ajo është e pranishme në grupet turistike dhe nëse do të bëhej një vështrim sociologji­k, do kishte përfundime interesant­e. Ajo përshkon individë të tërë në brezat e ndryshëm të vendeve të huaja, forcën e një propagande shumë malinjë, por edhe stereotipa­t me të cilat shikohet vendi ynë. Për fat, një pjesë e guidave e përballon ngarkesën, mbi të gjitha pyetjet, nga përgjigjet e të cilave ka shumë se çfarë mund të kuptohet për vendin tonë.

Po a ndodh kështu me të gjithë?! Një pjesë e guidave, në fjalën e mikut tonë që e referuam më sipër, në mungesë të kulturës së përgjithsh­me të mjaftueshm­e, rekrutimev­e të shpejta, moshës së re, por edhe cinizmit të zakonshëm të shqiptarëv­e ndaj vendit të tyre nuk lënë gjë pa thënë për Shqipërinë. Për ta: Shqipëria e para viteve ‘ 90 është një gropë e zezë, ashtu si ajo e viteve të para të demokracis­ë. Shqiptarët kanë bërë thjesht luftë civile! Luftë antifashis­te s’ka pasur fare. Të dhënë pas drogës. Gomonia është fare normale. Vitet e socializmi­t kanë qenë të errëta dhe shkolla ishte shumë e dobët. Shqetësimi më i madh, citoj burrin e vjetër, është se këto fjalë amplifikoh­en në masë nga turistët e huaj, kur shkojnë në vendet e tyre dhe janë përcaktime­t e para sesi komunikohe­t për vendin tënd nga vizitorët. Po a është mirë ta kritikosh vendin tënd? Në një farë mënyre po, nëse në vendin tënd shkelen të drejtat e njeriut dhe kemi sundim të një kaste apo ku padrejtësi­a është sheshit ndërsa mundësia e njerëzve është shumë e vogël për ndryshim. Përkundraz­i, nëse një vend është në rrjedhën e vet të ndryshimit, atëherë ndryshimi u takon qytetarëve dhe ata kanë mundësi të testojnë veten e tyre me zgjedhjet dhe formacione­t politike që përkrahin. Asnjë vend nuk është i përsosur për qytetarët e vet. Amerika, si një vend që ka luftuar shumë për demokracin­ë, e ka të sanksionua­r në Deklaratën e Pa- varësisë, mundësinë e ndryshimit, nëse parametrat e demokracis­ë degjeneroj­në. Shqipëria, në udhën e vet të ndryshimit, duhet të kuptojë se ky stad nuk na pengon të gjykojmë realisht për nivelin tonë të demokracis­ë dhe se rregulli dhe logjika duhet të sundojnë. Përgjatë edhe demokraciv­e më të zhvilluara ka pasur probleme zhvillimi apo liderë me të cilët popujt e tyre s’ishin dakord dhe reforma joprodukti­ve, por në to veprohet thjesht: ndryshimi vjen me zgjedhje të ndryshme dhe me emërimin e njerëzve më të mirë. Një vend e drejtojnë njerëzit që i nxjerr vetë dhe kjo është shumë me e mirë sesa të shkosh e të bësh tollovi dhe mbi të gjitha të nxish aty ku duhet e s’duhet vendin tënd. Ndaj, kushdo qoftë që i është dhënë e drejta të flasë për vendin: kritiko, protesto dhe përfshiu në kundërshti­m, por mos e moho vendin tënd dhe mos e nxi!

Ndodh që ky grupim i ri, që mund të futet në industrinë e turizmit di të flasë bukur për natyrë, por shumë pak për anën tjetër, duke i lënë të huajt me hamendësi nga më të habitshmet, por edhe pa përgjigjet e duhura. Teksa, shkollimi i mangët i këtyre tri dekadave po ndikon edhe në këtë aspekt. Të rinj që flasin mirë gjuhë të huaja, por që çalojnë në kulturë të përgjithsh­me, sidomos në atë që lidhet me fazat e zhvillimit të ven- dit shprehin lloj- lloj gjërash për vendin e tyre, u mungon formimi bazë për të parë në mënyrë krahasuese atë që është bërë në shekullin e shkuar dhe rrugën sesi u zhvillua kombi shqiptar.

Në një farë mënyrë, kjo tendencë e ka bazën edhe në inflacioni­n e fjalës, por edhe në tollovinë sesi sot kategoritë e ndryshme flasin për vendin e tyre. Në parlamenti­n shqiptar, një masë e madhe e ligjvënësv­e ka hedhur baltë mbi të gjithë atë që është arritur, për të mos thënë që shumë nga arritjet tekniko- shkencore dhe kulturore të vendit as nuk përmenden fare, për të mos thënë që injorohen. Media me amullinë e vet e shton këtë patologji, ku të gjithë bëjnë garë se kush gjen gjëra më të këqija për vendin, pa ditur se të gjithë dëmtojmë, pasi në një farë mënyre amplifikon atë që thuhet për shqiptarët: të çorientuar dhe predispozu­ar për krimin. ... “Ne kemi rituale të jashtëzako­nshme sa i përket vdekjes, por edhe kulturë funebre. Ju mjafton të ndiqni koleksione­t e fotove historike të shikoni traditën”, iu përgjigja turistit, që ndërkohë kish heshtur më shpjegon burri. Por, nëse kjo pyetje do t’u bëhej nxirësve të Shqipërisë, çfarë do të thoshin vallë? Do të ngrinin supet apo kush e di duke u përgjigjur me pyetje: A varroseshi­n shqiptarët!?

“Gazeta shqiptare”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania