Gazeta Shqiptare

Gjashtë shqiptarë dalin nga spitali, 1 në gjendje të rëndë

Tragjedia në Atika të Greqisë, shkon në 84 numri i viktimave Raportohen edhe dy gra të zhdukura, familjet në ankth

-

Gjashtë shqiptarët e prekur nga tragje dia që u mori jetën 84 vetëve në periferi të Athinës kanë dalë nga spitali. Lajmin e konfirmon ambasada shqiptare në Greqi, ndërsa shprehen se vetëm një shtetas shqiptar, 60- vjeçari Viktor Cenko, me origjinë nga Narta ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacio­nin e spitalit Evangjelis­mos në Athinë. Ai ka djegie të shkallës së tretë në mbi 85% të trupit. Raportohet gjithashtu se edhe dy gra me origjinë shqiptare rezultojnë të zhdukura, por ky lajm mbetet i pakonfirmu­ar zyrtarisht. Mes ankthit, familjarët të dëshpëruar nuk dinë ende asgjë rreth fatit të të dashurve të tyre, ndërsa ende nuk ka një numër të saktë të personave të zhdukur. ' Zougla. gr' shkruan se zëdhënësi i zjarrfikës­ve, Stavroula Malki, u kërkoi të afërmve të personave të pagjetur që të paraqiten pranë Laboratori­t të Shërbimit Ligjor në Universite­tin e Athinës për t'u informuar mbi procedurën që duhet ndjekur lidhur me identifiki­min e viktimave, ndërsa atyre do t'u merret edhe një mostër e ADN- së. Deri më tani janë identifiku­ar përmes ADN- së 10 trupa të pajetë. Me kalimin e orëve, bilanci i viktimave sa vjen e rritet. Zyrtarisht numërohen 84 viktima, rreth 200 të lënduar, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. 11 persona janë në gjendje të rëndë shëndetëso­re në spitalet e Athinës, gjendja e tyre sa vjen e përkeqësoh­et. Një tjetër trup i shkrumbuar u gjet në oborrin ku u gjetën 26 trupa të karbonizua­r, të përqafuar me njëri- tjetrin. Ekipet e emergjenca­ve janë ende në garë me kohën për gjetjen e të zhdukurve, por shpresat mbeten të pakta. Nisur nga numri i lartë i personave të zhdukur, mediat në Greqi raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, mbi 100 viktima. Në total numërohen mbi 750 shtëpi të djegura. Në një vizitë në fshatin Mati, ministri i Brendshëm grek, Panos Kamenos, u përball me zemëratën e banorëve për reagimin e ngadaltë të shtetit dhe mungesën e një plani emergjence.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania