Gazeta Shqiptare

Dekreti për Teatrin, Presidenca: Reagime emocionale, sipërfaqës­ore

Zëdhënësi i presidenti­t: Kreu i shtetit u mbështet në dokumentac­ionin e Kuvendit "Nëse do udhëhiqen nga interesi kombëtar, do ruhet trashëgimi­a"

- Darina Tanushi

Një ditë pas firmosjes së kthimit të dekretit për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës shprehu keqardhjen për reagimet që pasuan vendimin e tij. Në një reagim të zëdhënësit të Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi u sugjerohet të gjithë atyre që kërkojnë një zgjidhje për këtë çështje të lexojnë me vëmendjen argumentet e dhëna në vendimin për dekretin. "Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/ 2018 ' Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar' shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqës­ore, emocionale e të pathelluar­a", tha zëdhënësi i presidenti­t. "Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuar­it për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivit­et dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatime­t ligjore, të cilat bazohen vetëm në Kushtetutë­n e Shqipërisë, konventat e marrëveshj­et ndërkombët­are ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislaci­onin tonë në fuqi", thuhet në reagimin e Blushit. Sipas tij, "dekreti i Presidenti­t të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentac­ionin zyrtar bashkëshoq­ërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë". Zëdhënësi i Presidencë­s, Tedi Blushi theksoi se, "Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimi­së kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transpar- ente e më të përgjegjsh­me, duke respektuar plotësisht legjislaci­onin aktual, si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial". Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuar­it për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës http:// president. al/ njoftim- per- media/ dekretin, arsyet e kthimit për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji. Presidenti i Republikës, Ilir Meta i riktheu Kuvendit për rishqyrtim ligjin për projektin e godinës Sipas presidenti­t, ligji për godinën e re të Teatrit Kombëtar "cenon rëndë parimet kushtetues­e të ndërtimit dhe funksionim­it të organeve të pushtetit vendor të ' decentrali­zimit' dhe ' autonomisë vendore', duke rënë ndesh, njëkohësis­ht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve".

së Teatrit Kombëtar, duke e shoqëruar atë me 9 argumente ligjorë kundër. "Ky ligj shkel parimet e ' barazisë përpara ligjit' dhe ' lirisë së veprimtari­së ekonomike të shtetasve', parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta”.

 ??  ?? Seancë parlamenta­re
Seancë parlamenta­re
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania